Arrestohet një person në Fushë Kosovë për armëmbajtje pa leje

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës sot gjatë ditës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë për armëmbajtje pa leje.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti e ka konfirmuar rastin dhe ka dhënë detaje.

“Sot rreth orës 17:00,ne rrugën 28 Nëntori në Fushë Kosovë, policia ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje. “

“Arma (pistolete e tipit Zoraki) i  është gjet në brez personit te dyshuar,  gjate një kontrolli rutine, qe është kryer nga ana e policisë ne një automjet, ku personi i dyshuar ishte pasagjer.”

“Arma është sekuestruar dhe ndaj te dyshuarit është iniciuar rast për Mbajtje në pronësi, kontroll ose  posedim të paautorizuar të armës.”

“Personi i dyshuar A.M mashkull 24 vjeç, pas intervistimit me urdhër te prokurorit është dërguar mbajtje për 48 ore.”, ka thënë Ahmeti.