Duterte në Izraeli, politikani izraelit: Pilula kundër vjelljes për ta dëgjuar!

Periskopi.com Lajme

Vetëm një ditë pasi presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte mbërriti në Izrael, tanimë ndodhet përballë “stuhive” të kritikëve si admirues i Hitlerit. Madje, një politikan vendas tha se duhen marrë pilula për stomakun për të “përballuar” një politikan si Duterte.

“Do të ishte më e rehatshme të kishim një president këtu, i cili të mos kishte bërë komentet që kemi dëgjuar. Na duhet të marrim pilula kundër vjelljes për ta pranuar atë “, tha kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes në Parlamentin izraelit (Knesset) Avi Dichter.

“Në çdo rast ai është këtu, dhe ne nuk mund ta injorojmë atë,” tha ai.

Presidenti Duterte mbërriti në Izrael të dielën për një vizitë katër-ditore menjëherë pas furisë që shkaktoi në qytetin e tij të lindjes ku deklaroi si shkak të dhunës “gratë e bukura”.

Ndërkohë, gazeta izraelite Haaretz botoi një editorial të titulluar “Një admirues i Hitlerit në Yad Vashem” – memoriali zyrtar i Izraelit për viktimat e Holokaustit – duke kujtuar vërejtjet e diskutueshme të Duterte gjatë vitit 2016.

Në atë kohë, ai u krahasua (disi) në ambiciet e Hitlerit, duke deklaruar se do të ishte “i lumtur” për të shfarosur tre milionë shitës dhe përdorues të drogës në vendin e tij. Ai më vonë kërkoi falje për vërejtjet e tij, duke shpjeguar se kundërshtarët e luftës brutale ndaj drogës e krahasuan atë me Hitlerin.

Vizita e Duterte ka për qëllim t’i japë liderit një shans për të qetësuar dhjetëra mijëra indonezianë që punojnë në vend dhe për të përkujtuar ndihmën e Manilës për shpëtimin e rreth 1300 hebrenjve nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përveç kësaj, ai gjithashtu thuhet se po kërkon marrëveshje të reja armësh me Izraelin.

Filipine, Duterte kërcënon edhe policët: Do t’iu vras edhe për gabimin më të vogël

Periskopi.com Lajme

Presidenti filipinas, Rodrigo Duterte ka kërcënuar të vrasë edhe oficerët e korruptuar të policisë, përfshi ata të akuzuar për përfshirje në trafikimin e drogërave të paligjshme dhe krime të tjera, në një deklaratë tejet të ngarkuar televizive.

Më shumë se 100 policë, shumica e të cilëve janë përballur me ankesa kriminale dhe administrative, si përdhunimi, pengmarrja dhe plaçkitja, janë shoqëruar në pallatin presidencial për t’u takuar me Duterten.

Policia kombëtare, të cilën dikur presidenti e quante “të korruptuar në çdo qelizë”, por i nënshtrohet një spastrimi të brendshëm që prej goditjes që iu dha trafikantëve të drogës vitin e kaluar, pas raportimeve për abuzime.

Duterte i lejoi më pas ata t’iu bashkoheshin bastisjeve kundër trafikantëve të drogës, pjesërisht për shkak se Agjencisë së vogël në numër të Antidrogës i mungon personeli dhe forca goditëse për të shuar kërcënimin e drogës.

“Nëse do të qëndroni kështu siç jeni, bij k***ash, unë do t’iu vras edhe juve”, u tha Duterte policëve gjatë fjalimit të transmetuar drejtpërdrejt nga rrjetet lokale televizive.

Rastet e disa policëve po rishikohen, por Duterte paralajmëroi se “zotëron një njësi speciale, e cila do t’i shohë ata përjetë dhe, nëse ata bëjnë qoftë edhe një gabim të vogël, atëherë ai do të kërkonte ekzekutimin e tyre”.

Duke folur përpara familjarëve të policëve, Duterte e rëndoi edhe më tej sulmin e tij. “Nëse këta bij k***ash do të vdesin, atëherë mos hajdeni te ne të ankoheni për të drejtat e njeriut, sepse po ju paralajmëroj”.

Të tilla kërcënime publike, shto këtu edhe faktin që më shumë se 4.500 të dyshuar për trafik apo përdorim droge, kryesisht njerëz të varfër, që janë vrarë gjatë betejave të armatosura me policinë gjatë luftës antidrogë të Dutertes, kanë ngritur alarmin mes qeverive perëndimore dhe mbikëqyrësve të të drejtave të njeriut, që prej ardhjes së tij në pushtet në mesin e vitit 2016.

Duterte është zotuar të vazhdojë fushatën e tij deri në ditën e fundit të mandatit të tij 6-vjeçar, shpesh duke deklaruar se është i gatshëm të shkojë edhe në burg, edhe pse mohon të ketë urdhëruar vrasje ekstragjyqësore.

Policia njofton se afro 150 mijë të dyshuar të lidhur me drogën janë arrestuar, ndërsa dhjetëra forca të agjencive ligjzbatuese janë vrarë gjatë bastisjeve, duke theksuar edhe njëherë rrezikshmërinë e luftës ndaj drogave të paligjshme, që mbetet një problem madhor në Filipine.

Nuk ndalet Presidenti i Filipineve: Dëshmoni se Zoti ekziston duke bërë ‘selfie’ me të

Periskopi.com Lajme

Presidenti kontrovers i Filipineve, Rodrigo Duterte, i cili së fundmi ka shkaktuar nxitje të urrejtjes duke e quajtur “budalla” Zotin, ka provokuar edhe një herë popullin e tij katolik, duke thënë se është i gatshëm të jap dorëheqje nëse dikush dëshmon ekzistencën e Zotit duke bërë një ‘selfie’ me të.

Duterte, njihet si një politikan që ka raporte të këqija me autoritetet kishtare.

Ai ka shtruar disa pyetje, siç është ajo për konceptin e mëkatit, me të cilin thotë se mund të njollosen edhe foshnjat e pafajshme. Ai ka pyetur si është e mundur që mëkatet të fshihen me vetëm një pagëzim përmes një pagese në Kishë, shkruan Periskopi.

“Ku është logjika e Zotit këtu?”, ka pyetur Duterte në hapjen e një ngjarjeje për shkencë dhe teknologji në qytetin jugor, Davao.

Megjithatë, Duterte ka pranuar se mund të ketë një krijese supreme që parandalon përplasjen e miliardë yjeve dhe trupave qiellor, nga një përmasë që do të mund ta zhdukte specien njerëzore.

Gjatë javës së kaluar ai është sulmuar madje edhe nga aleatët politikë për faktin se e ka quajtur Zotin “budalla”.

Një peshkop katolik e ka quajtur “psikopat” Duterten. /Periskopi/