Super Besart Berisha ia shënon dy gola ish skuadrës së tij

Periskopi.com Sporti

Besart Berisha është duke kaluar në një formë të mirë në kampionatin australian.

Në ndeshjen e fundit, Besart Berisha realizoi 2 gola kundër ish ekipit të tij Melbourne Victory, duke i siguruar ekipit Western United fitoren me rezultat 3-1, shkruan Indeksonline.

Në pjesën e parë Besart Berisha ‘e kreu punën’ duke shënuar 2 herë ndaj ish ekipit.

Kujtojmë që me ekipin Melbourne Victory ku Berisha luajti për 4 vite, ka arritur të shënoj 68 gola.

Ekipi aktual i tij, Western United tash rënditet në vendin e katërt, me 13 pikë.

Shpërthen Eros Grezda, shënon dy gola (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Eros Grezda u paraqit nga minuta e parë në ndeshjen e sotme të Rangers kundër Motherwell.

Gjakovari besimin e trajnerit Steven Gerrard e shpërbleu qysh është më së miri, shkruan Indeksonline.

Ai arriti të shënoj dy gola për Rangersin në debaklin që po iu shkakton kundërshtarëve.

Kjo është vetëm ndeshja e dytë e Grezdës që luan nga minuta e parë për Rangers./Periskopi/

Reali ‘çmonton’ Plzen për dy minuta (Video)

Periskopi.com Sporti

Real Madridi ka arritur të gjejë dy gola të shpejt ndaj Victoria Plzen.

Benzema (21′) dhe Casemiro (23′) ishin autorët e golave për Los Blancos.

Me këtë fitore, Reali me gjasë siguron kualifikimin në grup, por vendin e parë e mban Roma./Periskopi/