“Koalicionit NISMA – AKR i bashkohen edhe dy parti”

Periskopi.com Lajme

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se sot është zyrtarizuar edhe një parti tjetër në koalicionin e Nismës dhe AKR-së, raporton Periskopi.

Ai tha se këtij koalicioni sot iu bashkua edhe Partia e Drejtësisë, ndërsa paralajmëroi se pritet që gjatë ditës së nesërme edhe të tjera parti do të bashkohen me ta.

“Sonte kemi bë edhe një koalicion, e kemi pranuar edhe Partinë e Drejtësisë. Unë kam besim shumë edhe në zotin Agani, drejtësia do të dëshmoj se ai nuk ka punu asgjë kundër qytetarit dhe ai do të garoj në koalicion me ne, akronimi është më i madh, NISMA-AKR-PD, do të ketë ende të tjerë, sot ose nesër”, tha Pacolli. /Periskopi