Njëri në PDK, tjetri në VV: Nga sa vota morën dy vëllezërit kandidatë për deputetë

Periskopi.com Lajme

Bajrush Xhemajli me PDK e Emrush Xhemajli me VV, janë dy vëllezërit nga Ferizaj që në këto zgjedhje kandiduan për deputet. Por ky i pari, po del të ketë marrë më shumë vota në qytetin e tij, 5608 gjithsej.

Gjatë ditës së sotme ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në Ferizaj ku Lëvizja Vetëvendosje ka dalur fituese me 17.221 vota apo 34.34 përqind, pasuar nga PDK’ja me 12.771 apo 25.47 përqind.

Ajo që doli të jetë interesante nga zgjedhjet në këtë Komunë, kanë qenë dy vëllëzër që kandiduan pikërisht nga këto dy parti të ndryshme.

Bajrush Xhemajli që kandidoi me PDK’në mori kogja vota në komunën e tij, ai fitoi gjithsej 5608 nga bashkëvendasit e tij.

Sidoqoftë, rezultat tjetër tregoi vëllai i tij Emrushi.

Ndonëse ende nuk është publikuar lista e VV’së në këtë komunë, bëhet e ditur se 4 figurat që morën më së shumti vota kanë qenë Valon Ramadani, Hekuran Murati, Haki Abazi dhe Dimal Basha, ndërsa emri i Emrush Xhemailit nuk figuron askund.

Se sa vota saktësisht ka marrë ky kandidat i Vetëvendosjes, pritet të shihet ditëve në vazhdim kur edhe do të publikohen listat e plota.

Ndryshe, KQZ më heret njoftoi se Vetëvendosje ka dalë e para me 202.968 vota apo 25.48 përqind, pasuar nga LDK 197.702 apo 24.82 përqind dhe PDK në vend të tretë me 169.211 apo 21.24 përqind.

Koalicioni AAK-PSD në vend të katërt më 11,57 përqind, pasuar nga Lista Serbe me 6.61 përqind.

Ndërkaq, rezultat zhgënjyes ka qenë ai për koalicionin NISMA-AKR-PD ku kanë marrë 39.495 vota apo 4.96 përqind.

Detaje rreth tragjedisë në Çair ku humbën jetën dy vëllezër

Periskopi.com Lajme

Pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në Çair të Shkupit, ku si pasojë humbën jetën dy vëllezër, Ministria e Punëve të Brendshme ka dërguar informacione shtesë rreth aksidentit. Nga informatat e MPB-së mësohet se viktimat janë të moshës 26 dhe 28- vjeçare, ndërsa i lënduari është një person i moshës 54-vjeçare.

“Më 01.06.2019 rreth 11:00 është raportuar se në rrugën “Kemal Sejfulla” përballë Poliklinëkës së Çairit gjatë gërmimit të një kanali për furnizim me ujë, ka pasur shembje të dheut ku si pasojë në kanal kanë mbetur të bllokuar tre persona, Dy nga personat bllokuar të moshës 26 dhe 28-vjeçare kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i tretë një 54-vjeçar është transportuar në Spitalin “Naum Ohridski”- thuhet mes tjerash nga MPB-ja.

Kujtojmë, se sot rreth orës 11:00 dy vëllezërit kishin ndërruar jetë vdekur ndërsa një person është i lënduar rënda si pasoje e rënies së dheut derisa po groponin për hapjen e një kanali. Të dy të vdekurit kanë qenë të punuar në kompaninë ku pronar është babai i tyre. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën Kemajl Sejfulla.

Ekipet e Mjekësisë ligjore dhe ekipe te MPB-së pas kryerjes së inspektimeve në vendin e ngjarjes kanë arritur ti nxjerrin trupat e dy vëllezërve të vdekur. Trupat e pajetë u morën nga shërbimet përkatëse për tu dorëzuar për autopsi.

Sipas dëshmitareve okularë, gjatë kohës kur ka ndodhur aksidenti ka qenë prezent edhe babai i djemve, kanali supozohet të ketë qenë rreth 2 metra i thellë, mos më shumë. I pari që ka tentuar përmes eskavatorit t`i nxjerrë viktimat nga kanali ka qenë baba i dy djemve, ndërsa i lënduari për momentin gjendet në Spitalin e Qytetit të Shkupit “Naum Ohridski”.