Barcelona do ta këtë më të lëhtë se kurrë këtë ndeshje në LK, skuadres ukrainase i mungojnë 8 lojtarë

Periskopi.com Sporti

Barcelona nuk po kalon një moment të mirë dhe kjo u vërtetua edhe në takimin e fundit në kampionat. Barazimi 1-1 ndaj Alaves, ku kundërshtari luajti për thuajse 30 minuta me një lojtar më pak. Pikë që nuk kënaq aspak, pasi konfirmon krizën e rezultateve që po kalojnë katalanasit.

Por ndryshe nga kampionati, Barcelona ka fituar të dy duelet e para në Ligën e Kampionëve, aty ku fati po vijon t’i buzëqeshë. Kundërshtari i kësaj mesjave, Dinamo Kiev ka rezultuar një vatër infeksioni me Covid-19. Plot 8 futbollistë kanë rezultuar pozitiv me virusin e ri, ndërkohë që 3 të tjerë do të mungojnë për shkak të dëmtimeve.

Në total, 11 lojtarë që e bëjnë me dhimbje koke trajnerin Mircea Lucescu pasi e cungojnë për të bërë zgjedhjet më të mira për sfidën përballë Barcelonës të mërkurën në mbrëmje. Dinamo Kiev pritet të grumbullojë në skuadër futbollistë të ekipit të dytë për tu përballur me Barcelonën, gjithsesi, as ky nuk mund të quhet një lajm i mirë për spanjollët.

Kjo pasi një precedent i tillë ndodhi edhe me ekipin tjetër ukrainas, Shakhtar Donetsk, e cila mori futbollistë të akademisë për të mposhtur në raundin e shkuar 3-2 Real Madrid. Prandaj Barcelona duhet të nxjerrë mësimi para se të zbres në fushë