Rrëfehet edhe një 15-vjeçare shqiptare: Si u përdhunua dhe u rrah nga i dashuri dhe shoku i tij

Periskopi.com Lajme

Gazetarja e njohur Rudina Xhunga ka publikuar një mesazh të ardhur në telefonin e saj nga një 15-vjeçare viktimë e dhunës seksuale së ish të dashurit të saj.

Pas publikimit të mesazhit gazetarja bën apel të gjitha vajzave të reja që janë viktima të dhunës të flasin, t’i denoncojnë dhunuesit e tyre të mos kenë turp dhe mos të mendojnë se është faji i tyre.

Ajo ishte përdhunuar nga i dashuri dhe një shok i tij, të cilët pastaj  e kishin goditur në kokë e bark.

Kanë nisur raportimet e vajzave në publik që nga rasti i fundit i dhunimit seksual të një 14 vjeçareje në Kavajë dhe rasti i tmerrshëm në Drenas, ku një e mitur kishte qenë viktimë e abuzimit seksual nga profesori e mësuesi.

 

Mesazhi i Rudina Xhungës:

Një vajzë më shkroi këtë mesazh!

Ky ishte një nga mesazhet që më erdhi, ndër mijëra mësuese, adoleshentë, prindër që më shkruan pas emisionit në News 24, të javës që shkoi.

Teta Rudina, më fal se po të shqetësoj, vetë jam një viktimë e dhunës seksuale,15 vjeçe ish i dashuri im më kërkoi të kryenim marrëdhënie seksuale dhe unë në fillim nuk pranova por ai me këmbëngulje më bindi dhe më tha që do e takoja atë në një rrugë ku jetonim të dy dhe më pas të iknim në një hotel që të mos na shikonte kush. E takova dhe ikëm te hoteli, kur u hap dera e hotelit shoh brenda në dhomë edhe një shok të tij, më shtynë në dhomë dhe më mbyllën gojën.

Më godisnin në bark dhe kokë që të pushoja së qari dhe bërtituri. Njëri më mbante derisa tjetri të kryente punën e tij dhe kështu vazhdoi makthi për orë të tëra nuk më lanë të dal që aty. Në fund ata u veshën dhe dolën nga dhoma, i dhanë ca lek pastrueses së hotelit dhe i thanë të më ndihmonte të vishesha e të gjeja furgon që të ikja në shtëpi.

Kanë kaluar vite dhe s’kam folur nga frika çdo të thonë njerëzit. Me ata të dy ndërrohem çdo ditë në rrugë dhe më qeshin, duke më kujtuar çdo moment çfarë kam kaluar . Dhe njoh raste të tilla shuuuum. Ju kanë ndodhur shoqeve të mia në shkollë ku janë mashtruar nga mësuesit dhe janë kërcënuar për të kryer marrëdhënie. Ju duhet të na ndihmoni me sa më shumë emisione mbi këto tema që njerëzit si ata të dy, të kenë pak frikë dhe të mos i bëjnë më.”

Çfarë t’i thuash një fëmije që të shkruan këtë mesazh?!

E rëndësishme është të flisni vogëlushe, vajza të vogla që keni turp, që kujtoni se është faji juaj. Nuk është faji juaj. Ai nuk është i dashuri, është përdhunuesi. Denoncoje! Nuk janë gjithë policët si ai që përdhunoi denoncuesen. Koleget e tij i kishin sytë me lot, kur vajza të vogla denonconin. Flisni me nënat tuaja. Nuk besoj janë të gjitha nënat, si ato që e nisin qyshkur jeni bebe, ju rrasin një biberon në gojë, që të mos qani, mandej një celular që të mos i shqetësoni. Flisni me nënat tuaja, shkundini ato. Mos i lini të shohin telenovela. Ju jeni kryevepra e mamave tuaja. Dhe mos besoni kurrë që dashuria është fjalë parahistorike e zhdukur si dinozaurët.

Është aty dhe po të pret të të zbukurojë jetën. Vetëm beso dhe mos lër asnjë të prekë besimin tënd. Jam e sigurt që pas ngjarjes së Kavajës shumë nga ne kemi folur me veten, fëmijët, njeri-tjetrin. Dhe nuk është pak.

Nisem të flasim. Ndaj vogëlushe e Kavajës, nuk je vetëm, janë shumë si ti, që po ngrenë zërin pas teje. Ndaj faleminderit që sajë teje nisi mes shqiptarësh, një revolucion komunikimi për seksin, tabutë, dhunën, arrogancën e të fortit, te ligut.

Sepse kjo duhet të ndodhë. Dhe kjo nuk nis me vendim parlamenti, por me ndjeshmëri shoqërie. Politika nuk ka punë të na diktojë. Jemi ne që diktojmë politikat në kësi rastesh. Le të fillojë!

 

Rrëfimi i familjarëve të së miturës e cila u sulmua seksualisht nga ushtari i FSK’së

Periskopi.com Lajme

Në Gjilan po mbahet në ndalim një person. Ai u arrestua pasi fillimisht gënjeu policinë se ishte sulmuar dhe më pas doli se kishte provuar të keqtrajtonte seksualisht një vajzë.

Shkoi në polici të raportoi sulmin ndaj tij por ankesa në polici iu kthye bumerang. Pjesëtari serb i Forcës së Sigurisë së Kosovës me inicialet M.S. përfundoi vetë në pranga ani se u ankua të jetë sulmuar derisa po lëvizte me veturë private në një rrugë në Mogillë të Kllokotit.

Por doli se burri nga Parteshi këtu e mori një të mitur po ashtu serbe në veturën e tij e të cilën tentoi ta keqtrajtoi seksualisht. Por reaguan shpejt familjarët e saj.

Gjyshja e 15 vjeçares tregon se e tëra ndodhi në dalje të shtëpisë.

“Këtu ka ndodhur, para dyerve. Çfarë ka kërkuar që të vijë këtu para derës që të maltretojë vajzën burri i martuar dhe babai i fëmijëve’, tha ajo.

Me të kuptuar se personi ua mori mbesën ata u ngutën t’i dalin në ndihmë.

Në raportin e policisë së të shtunës thuhet se i dyshuari për të cilin një ditë më parë u tha se ishte sulmuar dhe kishte pësuar lëndime të lehta tani është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes.

Në familjen e të dyshuarit nuk pranuan të komentojnë ndodhinë.

As prokuroria në Gjilan gjatë ditës nuk ishte e qasshme.

Ndërkohë në FSK i thanë Klan Kosovës se M.S. është pjesëtar i këtij institucioni ndërsa po presin që organet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre që më pas të marrin masa në bazë të rregullores së brendshme.

Pas ndodhisë, e mitura kishte marr trajtim mjekësor në spitalin e Gjilanit e të shtunën ishte në shtëpi.

Mund të dënohen mediat shqiptare për publikimin e videos me familjarët e vajzës së përdhunuar

Periskopi.com Lajme

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, në një reagim lidhur me publikimin e videos me familjarët e vajzës së përdhunuar në Kavajë , thekson se do të bëhet një vlerësim sipas ligjit dhe dispozitave përkatëse.

“Në rast se do të konstatohen elementë të shkeljes së tij, do të ndiqen procedurat ligjore të hetimit administrativ, në përfundim të të cilave do të dilet me aktin përkatës”-thuhet ne reagim.

Reagimi:

Zyra e Komisionerit është njohur me ngjarjen të cilës ju i referoheni, nëpërmjet medias.
Zyra e Komisionerit, ashtu si edhe për të gjitha rastet e tjera, do të bëjë vlerësimin e duhur të çështjes, në raport me parimet dhe dispozitat e ligjit nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.

Në rast se do të konstatohen elementë të shkeljes së tij, do të ndiqen procedurat ligjore të hetimit administrativ, në përfundim të të cilave do të dilet me aktin përkatës.

Zyra e Komisionerit e konsideron shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me organet e medias, në funksion të respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, ku bën pjesë edhe mbrojtja e të dhënave personale, e sanksionuar në nenin 35 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Edhe një lajm tronditës: Pjesëtari i FSK-së ndalohet për keqpërdorim seksual të 15-vjeçares

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ndalur për 48 orë të dyshuarin M.S, pjesëtar i FSK-së për keqpërdorim seksual të një 15-vjeçare.

“Ekziston dyshimi i bazuar që më 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë, komuna Viti, i dyshuari M.S., pjesëtar i FSK-së, ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 15 vjeçare, me ç’rast si pasojë e abuzimit të njëjtës i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, e cila për momentin gjendet në Spitalin Regjional në Gjilan, për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë në Gjilan.

Prokuroria brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të paraqet kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

Prokurorja tregon se si e kishte raportuar e mitura rastin me profesorin e pastaj e kishte tërhequr

Periskopi.com Lajme

E mitura A.G kishte shpresuar se posa të e tregonte rrëfimin e saj para policisë, do të i jepte fund abuzimeve të cilat po bëheshin me të. Mirëpo, ajo aty gjeti përveç se një polic i cili do ta dhunonte për më shumë se një vit, edhe një prokurore, që pa shumë mund, e mbylli rastin e saj. Prokurorja Gjerone Alaj po mohon se ka pasur presion nga dikush duke thënë se gjithçka do të merret vesh për këtë rast

Prokurorja Gjerone Alaj ishte ngarkuar me rastin e A.G dhe mësuesit Shkëlzen Xhekaj në vitin 2017’të. Për këtë ishte marrë fillimisht në pyetje vajza, atëherë e mitur, e cila në detaje e kishte shpjeguar krejt atë se çka kishte ndodhur mes asaj dhe profesorit.

Pas këtij rasti, prokuroria kishte nisur hetimet e vajza ishte marrë në pyetje edhe njëherë, por në këtë rast të pranishëm ishin edhe prindi i vajzës e dy avokatët.

Atë ditë, A.G kishte mohuar të gjitha ato që ishte deklaruar e vetme, nën pretekstin se nuk e mbante mend se çka kishte deklaruar.

Madje, vajza kishte thënë para prindit e palëve mbrojtëse se ishte shqetësuar me problemet e saj personale, e për këtë i kishte rënë në mend si emër Shkëlzeni se është keqpërdorur seksualisht.

Të gjitha këto deklarata e pastaj mohime, pa ndonjë arsyetim kishin qenë të mjaftueshme për prokuroren Alaj që për Shkëlzen Xhekaj të vendoste që nuk qëndrojnë pretendimet për vepër penale.

Si rezultat me anë të një aktvendimi që ishte marrë me 19 janar të vitit 2018’të ajo kishte pushuar hetimet. Se pse e ka bërë këtë, nuk ka folur shumë fjalë.

Ajo u deklarua e krejt do të dalin në shesh.

“Krejt kanë me dal në shesh, flet për këtë punë Kryeprokurori dhe zëdhënësja”, thoshte ajo. Gjithashtu, prokurorja po mohonte se mund të ketë pasur presion nga dikush, ditën kur e ka mbyllur lëndën. “Jo kurrë nuk kam pas presion prej askujt”, shtoi ajo për Express.

Prokurorja Alaj nuk ka sqaruapse në një moment e ka pyetur vajzën se a e kanë ditur familja për lidhjen e të miturës me profesorit e pse e ka cilësuar rastin si lidhje.

Me vendimin e prokurores Alaj, profesorit Xhekaj iu ishte mundësuar që të shpallej i pafajshëm e kështu kishte vazhduar edhe të jepte mësim në gjimnazin “Skenderbeu”.

 

 

Drejtori i Hetimeve thotë se e mitura nuk ishte fotografuar zhveshur në stacionin policor

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës, Riza Shillova, ka thënë se është detyrë e hetuesve t’i trajtojnë viktimat me dinjitet dhe profesionalizëm.

Shillova, në “Debat Plus” ka thënë se në bazë të disa hetimeve fillestare 16 vjeçarja në stacionin policor është intervistuar nga një police femër.

“Procedura që është ndjekur në atë kohë, janë respektuar standardet. Viktima e mitur, në bazë të raporteve, ishte intervistuar nga një police femër por prezentë ka qenë edhe zyrtari i dyshuar policor”.

Drejtori i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës ka thënë se viktima ishte intervistuar më vonë edhe në prokurori, ku edhe ishte bërë pushimi i hetimit të rastit.

“Si rezultat i intervistës së dytë, është pushuar hetimi dhe është liruar nga paraburgimi personi i dyshuar [arsimtari i saj], tha ai.

Shillova ka thënë se hetimi do të shkojë deri në fund, por sipas raporteve nuk është parë se viktima është fotografuar dhe ekzaminuar në polici.

“Ekzaminimi është bërë në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe është trajtuar nga eksperti përkatës për ekzaminime të tilla. Fatkeqësisht rasti ka pushuar, dhe çdokush duhet të jap përgjegjësi për moskryerje të punës”, deklaroi ndër të tjera Riza Shillova.

 

Dëshmia e 16 vjeçares në Polici: Bëmë seks me arsimtarin në veturën e tij

Periskopi.com Lajme

Rasti i keqpërdorimit seksual të 16-vjeçares nga Drenasi, A.G., kishte filluar në qershor të vitit 2016. Atë kohë nxënësja kishte kryer marrëdhënie seksuale me profesorin e dyshuar, Sh.Xh i cili jepte mësim në shkollën e të miturës. Ata ishin edhe fqinjë, siç raporton Insajderi.

Të dy këta jetojnë në fshatin Poklek në Komunën e Drenasit dhe ishin njohur mes vete edhe familjarisht, edhe para se vajza të shkonte në shkollë të mesme.

Sipas deklaratës që kishte dhënë ajo në Polici, dy herë, kur kishte munguar arsimtarja e cila jepte lëndën e njëjtë me SH.Xh dhe e cila e kishte zëvendësuar atë dhe kështu kishte ligjëruar në klasën e A.G.

Fillimisht, të dy këta, e mitura dhe arsimtari, kishin filluar komunikimin përmes Facebook-ut, e më pas, edhe kishin pirë kafe në fshat.

Siç kishte deklaruar e mitura në polici, zakonisht të dy takoheshin në orën 13:00, e pas një kohe që të dy vazhduan të takoheshin së bashku, kishin kryer edhe marrëdhënie seksuale.

Krejt kjo histori kishte vazhduar për një vit e gjashtë muaj, deri kur për rastin ishte njoftuar edhe gruaja e arsimtarit.

Në polici, e mitura edhe kishte dhënë detaje se si kishte filluar marrëdhënia me Sh.Xh.

“Kemi dalë me Sh.XH me pi kafe te ordinanca “….”, në fsh. Poklel i Ri, dhe zakonisht jemi dalë pas orës 13:00 dhe pastaj kemi shkuar në Prishtinë. Kemi pas marrëdhënie seksuale në veturën e Shkelzenit e cila ishte e parkuar te fusha e futbollit “Bejtë Rexhepi”, koha ishte e ftohtë dhe ishte diku pasdite rreth orës 20:00”, kishte thënë A.G para policisë.

E njëjta, kishte thënë se për këtë ka edhe prova, madje di edhe motelin në të cilin shkonin zakonisht, e aty e njihnin edhe personat që punonin aty.

“Kemi shkuar në një motel në Prishtinë, lokalin e di, por emrin nuk ia di dhe kam një foto në telefonin tim, derisa isha në Fushë Kosovë edhe personat që punojnë aty na njohin mirë”, shtonte ajo.

Nga profesori, që edhe atë kohë ishte i martuar e me fëmijë, kishte marrë premtimin se krejt rrugët e të dyve do të rregulloheshin, pasi që e mitura të përfundonte shkollën e mesme.

Madje, kishte disa raste, kur ai i kishte dhënë tableta kundër shtatzënisë vajzës.

“Ai më ka premtuar që rrugët tona do të na çelen masi unë të mbaroj shkollën, nga janari i 2016 deri në përfundim në qershor të vitit 2017 kemi shkuar në hotel dhe kemi pasur marrëdhënie seksuale. Sh.XH më ka dhënë tablet mos me mbetë shtatzënë”, rrëfente ajo.

A.G, madje, i kishte thënë policisë se e kishte takuar edhe gruan e profesorit të tij, të cilën e njihte edhe më herët, e që para saj kishte thënë se profesori ia ka shkatërruar jetën.

Pas raportimit të saj në Polici ajo kishte menduar se do të përfundojnë torturat ndaj saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor. Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V. V nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të.

Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatzëne. Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut, Fehmi Ahmeti në Prishtinë. Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar. /Insajderi

26 vjeçari nga Gjilani shantazhonte të miturën me fotografi dhe e detyronte të bëjë seks me të

Periskopi.com Lajme

Kallxo.com ka siguruar kërkesën e Prokurorisë e cila i është dërguar Gjykatës Themelore në Gjilan.

Në kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan thuhet se 26 vjeçari ka shantazhuar të miturën përmes rrjetit social Facebook, që të dal të takohet me të dhe të ketë marrëdhënie intime, sepse në të kundërtën ai do t’i zbuloj dhe publikoj fotografitë.

Në kërkesën për paraburgim thuhet se në ato fotografi, e mitura kishte dal e zhveshur me ish të dashurin e saj.

Prokuroria Themelore në Gjilan në kërkesën për paraburgim ka cekur se për këtë vepër penale parashihet dënim me brug prej gjashtë deri në pesë vite,.

‘Këto janë rrethana të cilat ashtu të sublimuara paraqesin rrethana veçanërisht rënduese për natyrën e veprës penale ,pasi që me këtë rast është bërë atak mbi nderin dhe autoritetin e një fëmije e që organet e drejtësisë e kanë për obligim në mbrojtjen e të mirës juridike që i përkasin njeriut në përgjithësi e në theks të veçantë të kësaj kategorie të ndjeshme –fëmijëve që mbrohen me konventat ndërkombëtare e që institucionet gjyqësore ,, si autoritet e kanë obligim për respektuar obligimet e njëjta pozitive që bien mbi institucionet e Kosovës’, thuhet në kërkesën e prokurorisë.

I pandehuri, 26 vjeçar gjendet nën masën e ndalimit që nga data 24 janar, ndërsa rasti ka ndodhur me 23 janar rreth orës 20:00.

Bazuar në provat, dëshmitë dhe fotografitë e mesazheve, prokuroria ka paraqitur kërkesën kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj 26 vjeçarit.

Në kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kërkohet nga Gjykatësi i procedurës paraprake pas seancës dëgjimore të pandehurit t’i shqiptojë masën e paraburgimit si masë e sigurisë së prezencës së të pandehurit në procedurë si dhe të pengohet obstruksioni që mund t’i bëhet procesit të provuarit në njërën anë dhe shqetësimit të të dëmtuarës dhe familjarëve të saj nga ana tjetër./Periskopi

Zhduket një femër e mitur në Fushë Kosovë

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Fushë Kosovë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se babai i vajzës ka raportuar në Polici se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe se nuk është kthyer më. Policia është duke e hetuar rastin.

“Fushë Kosovë 16.11.2018 – 01:30. Ankuesi mashkull K-ashkali ka raportuar se vajza e tij e mitur viktima femër K-ashkalike ka dal nga shtëpi dhe nuk është kthyer më. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

 

E mitura kanoset në një shkollë në Ferizaj

Periskopi.com Lajme

Në Ferizaj është arrestuar një i dyshuar shqiptar pasi që kishte kanosur në klasën e saj viktimën femër shqiptare e moshës së mitur.

Sipas raportit të Policisë, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Detyronin të miturën në prostitucion, arrestohen pesë persona në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Policia ka arrestuar dje në Prishtinë pesë persona nën dyshimin se të njëjtit kanë trafikuar viktimën një femër të moshës së mitur të nacionalitetit rom dhe e kanë që të kryejë shërbime seksuale.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.

 

Dhunohet një e mitur në Fushë-Kosovë

Periskopi.com Lajme

Gjatë ditës së djeshme në Fushë-Kosovë është dhunuar seksualisht një e mitur, për këtë rast policia ka arrestuar një person.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fushë Kosovë 23.08.2018-23:00. Raportohet se viktima moshë e mitur, femër K/Shqiptare, është keqtrajtuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit  me vendim te Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.

14 vjet burg për 6 persona që keqpërdorën seksualisht një të mitur

Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për të Mitur, më 03.03.2017, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurve F.Sh.1 dhe F.Sh.2, të cilët në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale trafikimi me njerëz nga neni 139 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës, si dhe ndaj të pandehurve B.Q, L.P, F.N dhe F.U, të akuzuar se secili veç e veç, ka kryer veprën penale trafikimi me njerëz nga neni 139 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 5 të KPK-së.

Periskopi.com Lajme

Trupi Gjykues pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave dhe fjalëve përfundimtare, ndaj të pandehurës F.Sh.1 për veprën penale me të cilën e ngarkon akuza, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vite e gjashtë (6) muaj. Të pandehurin F.Sh.2 me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vite e gjashtë muaj. Ndërkaq të pandehurit B.Q. L.P, F.N, F.U, i gjykoi secilin me nga dy (2) vite burgimi.

Të pandehurit F.Sh.1 dhe F.Sh.2, akuzohen se gjatë vitit 2004 deri në vitin 2007, në bashkëkryerje kanë trafikuar të dëmtuarën – viktimën e mitur, me çka kanë keqpërdorur pozitën e saj të ndjeshme për shkak të gjendjes materiale dhe moshës së re, duke e mbajtur në shtëpinë e të pandehurës F.Sh.1, dhe duke e detyruar që pa dëshirën e saj t’u ofrojë shërbime seksuale në këmbim të parave të pandehurve B.Q, L.P, F.N, F.U dhe personave B, D, H, me ç’rast të pandehurit kanë bërë rekrutimin e të dëmtuarës, organizimin e takimeve dhe transportimin e saj deri tek personat e lartshënuar për shërbime seksuale. Ndërkaq të akuzuarit B.Q, L.P, F.N dhe F.U aktakuza i ngarkon me veprën penale sepse gjatë periudhës së njëjtë, kanë shfrytëzuar shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, për të cilën kanë qenë në dijeni se është e moshës së re dhe viktimë e trafikimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Gjykata lejon lidhjen seksuale të 16-vjeçares me xhaxhain

Një gjimnaziste kishte filluar një lidhje seksuale me xhaxhain e saj kur kishte vetëm 14 vjet.

Periskopi.com Lajme

Ata kishin ikur së bashku në jug të Francës, shkruan arbresh

Pasi policia ishte vënë në kërkim të saj, ata u kthyen në Gjermani, por vajza refuzonte të ndahej.

Prindërit e dërguan në psikiatri me shpresën se ajo do të ndërronte mendje.

Ajo kishte bërë kërkesë për të pasur një lidhje sipas zgjedhjes së saj.

Tashmë gjykata ka marrë vendim dhe është në favor të çiftit.

Sipas gjykatës së Brandenburgut: “Ndalimi i dashurisë ishte një kërcënim për mirëqenien e fëmijës”.

Lirohet xhaxhai që rrahu mbesën e mitur në Rahovec

Për shkak të gjendjes shëndetësore është liruar nga ndalimi policor H.B., i cili kishte rrahur mbesën e tij të mitur pranë shkollës “12 Maji” në Ratkoc të Rahovecit

Periskopi.com Lajme

Ndaj tij, Gjykata ka vendosur masën e urdhrit mbrojtës.

Personi me inicialet H.B., sipas Policisë së Rajonit të Gjakovës, është liruar nga ndalimi policor, ndërsa gjatë seancës gjyqësore që është mbajtur ndaj tij është caktuar masa e urdhrit mbrojtës.

Xhaxhai i 16-vjeçes nga Ratkoci i Rahovecit ishte në ndalim policor pasi kishte rrahur në mënyrë brutale mbesën e tij në afërsi të shkollës “12 Maji”.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj, tha se personi në fjalë është liruar për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ndërsa në seancën gjyqësore për këtë rast ndaj tij është shqiptuar masa e urdhrit mbrojtës.

Urdhri mbrojtës është masa e cila shqiptohet në rastet e dhunës në familje dhe nënkupton që kryesi i veprës nuk guxon t’i afrohet viktimës ose guxon vetëm në masën e përcaktuar nga gjykata.

Mbi bazën e provave të paraqitura, lëshimi i urdhrit të mbrojtjes është i domosdoshëm për të mbrojtur direkt apo indirekt sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e viktimës.

Incidenti në fjalë ka ndodhur të enjten para shkollës “12 Maji” në Ratkoc të Rahovecit.

Viktima e dhunës ishte nxënëse e kësaj shkolle.

Xhaxhai që rrahu të miturën në Rahovec e pranoi fajësinë, Gjykata lëshoi vendimin

E mitura Sh.B. nga fshati Denjë i Rahovecit është përballur edhe një herë me xhaxhin e saj i cili ushtroi dhunë fizike ndaj saj, para katër dite, në afërsi të shkollës “12 maji” në fshatin Ratkoc.

Periskopi.com Lajme

E mitura në Gjykatë ishte nën shoqërimin e prindërve, mbrojtësit të viktimave për regjionin e Gjakovës dhe punëtorit të qendrës për punë sociale.

E pyetur në prezencë të prindërve vetë e mitura nuk ka dashur të flas për televizionin, raporton Klan Kosova.  Njëjtë edhe prindërit e saj.

Derisa po analizohej çështja nga gjykatësi, ai që deshi të fliste ishte xhaxhai i saj, Hidajet Bytyqi, ai i cili e rrahu mbesën.

Ai tha se gjithmonë e ka dashtë shumë mbesën e tij, madje më së shumti nga gjithë fëmijët e vëllait. Beson se meqë e donte shumë edhe u hidhërua shumë me të.

Ai pranoi fajësinë në Gjykatë.

“Jetoj në Gjermani, i di Ligjet. Nuk duhet dhunë. Ka ndodh ajo që ka ndodh në afekt. E ndjejë vetën fajtor se nuk kam mundur të kontrolloj vetën në atë moment. Por, jam i gëzuar që nuk e kam lënduar dhe që prapë flasim dhe një familje”, tha ai.

Por, ai thotë se realiteti nuk është siç shihet në video.

“Vajza është rrëzuar nga frika, edhe pse duket sikur e kemi alivanosur ne. As lëndime nuk ka pas”, thotë Hidajet Bytyqi.

Pas një orë e gjysmë u bë publik vendimi i Gjykatës.

Me kërkesë të të miturës Gjykata ka lëshuar urdhër për mbrojtje ndaj saj.

Hidajet Bytyqi për një vit nuk ka të drejt të ushtrojë asnjë lloj dhune, fyejë, nënçmime, kërcënime fizike.

Nuk ka të drejtë ta ndalojë që të shkojë në shkollë dhe nuk i lejohet të cenojë lëvizjen e saj të lirë.

Gjykatësi që e pati rastin tha se vajza nuk e dha të njëjtën deklaratë si në Polici si në Gjykatë.

Tash e tutje Policia do të përcjell nëse vendimi i Gjykatës po zbatohet. e nëse ndonjë nga ndalesa shkelet ndaj Bytyqit fillon procedura e ndjekjes penale./ Periskopi

Ish-zyrtari i Rahovecit burgoset për keqpërdorim seksual të të miturës

Ish-zyrtari i Komunës së Rahovecit, S.K., është dënuar me tre vjet burgim për keqpërdorim seksual të një personi nën moshën 16-vjeçare.

Periskopi.com Lajme

Gjykata e Apelit ka dënuar me 3 vjet heqje lirie ish-drejtorin për Komunitete dhe Kthim të Komunës së Rahovecit, S.K., i cili akuzohej për veprën penale keqpërdorim seksual i personit nën moshën 16-vjeçare.

Në aktgjykimin e siguruar nga KALLXO.com të Gjykatës Themelore të Gjakovës të datës 29 prill 2016, S.K. ishte dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 vitesh.

Ndaj këtij aktgjykimi ishte ankuar mbrojtja e të akuzuarit.

Në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, thuhet se aprovohet ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit, duke ndryshuar më pas aktgjykimin e Gjykatës Themelore përkitazi me vendimin për dënim.

“Me aprovimin e ankesës së mbrojtësit të të akuzuarit S.K. ndryshohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Gjakovë i datës 29.04.2016, përkitazi me vendimin për dënimin, ashtu që Gjykata e Apelit të akuzuarin S.K. për veprën penale – keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet, nga neni 235 par. 1 pika 1.1 të KPRK-së, për të cilën është shpallur fajtor, e gjykon me dënim burgu në kohëzgjatje prej tri vitesh, të cilin dënim do ta vuajë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në aktgjykimin e Apelit.

Në dënimin e shqiptuar i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 14.08.2015 e tutje, thuhet po ashtu në aktgjykim.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës i akuzuari kishte pasur disa herë marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur.

“Sepse në kohën e pacaktuar të muajit qershor 2015 e gjerë më 12.08.2015, i akuzuari me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç, pikërisht me të dëmtuarën – të miturën NN ka kryer marrëdhënie seksuale, në atë mënyrë që të njëjtën i akuzuari gjithherë e ka marrë me veturën zyrtare të K.K. Rahovec, duke e dërguar në Rahovec, respektivisht në një rrugë malore në dalje te Rahovecit, në një rrugë me vreshta dhe me të ka kryer disa herë marrëdhënie seksuale, e që për këto shërbime seksuale i akuzuari të dëmtuarës i ka dhënë të holla nga 30 euro deri në 50 euro, si dhe një telefon të mençur të tipit “Lenovo”, gjersa i njëjti më 14.08.2015 është arrestuar nga Policia”, thuhet në aktakuzë.