Trump turpëron përkrahësin e tij: Paske probleme me peshën, shko në shtëpi e fillo ushtrimet

Periskopi.com Lajme

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka ofenduar një qytetar amerikan duke e përqeshur për peshën e tij, transmeton Periskopi.

Trump, i cili nuk mund të konsiderohet një njeri që mbahet mirë dhe me peshë normale, të enjten mbrëma në New Hampshire ku kishte protestues i tha një përkrahësi të tij se kishte problem me mbipeshën.

Derisa ishte në podium Trump iu drejtua Frank Dawson me fjalët: “Ai djali aty ka problem serioze me peshën. Shko në shtëpi dhe fillo ushtrimet. Nxirreni nga këtu. Ai paska problem më të madh se unë”, shkruan TMZ.

Megjithatë pot a krahasosh presidentin Trump me qytetarin Dawson, duket se ky i fundit qëndron shumë më mirë se presidenti me peshën e trupit. /Periskopi