U turpërua në transmetim direkt, pasi dështoi xhami anti-plumb, por 150 mijë njerëz e porositin Tesla-n e re

Periskopi.com Tech & Auto

Shefi ekzekutiv i prodhuesit të veturave elektronike “Tesla”, Elon Musk, tha të shtunën se 150 mijë persona tashmë e kanë rezervuar blerjen e modelit të ri, të quajtur “Cybertruck”, i cili u prezantua të enjten në Los Angeles.

“146 mijë porosi për veturën e re deri më tash. 42 për qind e tyre e kanë zgjedhuar modelin me dy motorë, 41 për qind modelin me tre motorë dhe 17 për qind e tyre e kanë zgjedhur modelin me një motor”, shkroi shefi i kësaj kompanie në Twitter.

Prezantimi i kësaj veture, të cilën Musk-i e kishte përshkruar si veturë të së ardhmes, kur xhami i saj anti-plumb u thye nga goditja me një gur. Kjo ngjarje u cilësua si dështim dhe pritej të ndikonte negativisht në shitjen e veturës.

Ky dështim madje ndikoi në tregun e aksioneve, ku aksionet e kompanisë Tesla pësuan rënie për gjashtë për qind, ndërsa pasuria e shefit të saj ra për 768 milionë dollarë brenda një dite të vetme, sipas revistës “Forbes”.

Porositja e veturës së re para prodhimit kushton vetëm 100 dollarë. Kjo shumë më pas kthehet kur pronarët e rinj t’i marrin veturat e porositura.

Prodhimi i kësaj veture do të fillojë në vitin 2021 dhe do të ketë çmim fillestar prej 39900 dollarësh, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Dhurata Dora paralajmëron diçka të re?

Periskopi.com Showbiz

Dhurata Dora, është ndër artistet më të njohura shqiptare.

Ajo  është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpërndan fotografi nga më të ndryshmet, dhe ekspozon bukurinë natyrale që ka.

Në foton e fundit, Dhurata Dora thotë “I got my eyes on you” (I kam sytë tek ti), që lë në mëdyshje se mos ndoshta po paralajmëron projektin e ri.

Kënga e fundit e saj është “Zemër” në bashkëpunim me reperin Sool King, që është një dër hitet e saj më të mëdha.

Kënga u publikua para 6 muajve, dhe tani është koha që Dhurata të sjellë diçka të re për adhuruesit e muzikës së saj.

Tayna publikon këngën e re ‘Sicko’

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja e njohur shqiptare Tayna njihet për këngët e saj që i kthen shpejt në hite, duke u pritur shumë mirë nga publiku, shkruan Indeksonline.

Kënga më e re me titull ‘Sicko’ sapo është publikuar, e shoqëruar edhe me videoklip.

Kënga është shumë ritmike dhe pritet të kthehet në një hit të radhës nga reperja Tayna.

Kujtojmë që para pak ditësh ajo zuri vend në ballinën e revistës gjermane ‘Life’.

Befason Melinda me këngën e re (Video)

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja Melinda Ademi ka publikuar projektin e saj më të ri.

“Pika pika” titullohet kënga e saj më e re.

Kënga është prodhim i “Panda Music”, ndërsa për tekstin është kujdesur vetë këngëtarja e ndihmuar nga Tonic & Denk.