Dyshohet se u abuzua seksualisht nga vjehrri, 28-vjeçarja shqiptare ‘mbahet peng’ në Zvicër

Periskopi.com Lajme

Duroi 8 vite dhunë dhe torturë, 28-vjeçarja Eglantina Ismailaj shkëput komunikimin 1 muaj më parë me familjarët. Ishte vetëm 20 vjeçe kur u fejua me shkuesi në Zvicër, ndërsa bashkëjetuesi,shqiptari nga Kosova Vedat Avdija dhe familja e tij e “mbajnë peng’’ nënën e tre fëmijëve. Kjo histori dhune,por edhe dyshimi se u abuzua seksualisht nga vjehrri, rrëfehet nga nëna e Englantinës, Zade dhe e motra Fahria, në studion e emisionit “Pa Gjurmë”. Kjo e fundit, izolimin e së motrës në një shtet të huaj, e shpjegon me fshehjen e pasaportës së saj, nga njerëzit e të shoqit.

“8 vite motra nuk e gjeti pasaportën. Ia fshehu. Kur ka qenë babi gjallë ishtë në Zvicër, burri e rrahu edhe në sy të babait dhe babai e kapi prej fyti Vedatin. E kishin mbyllur pastaj në një dhomë, pa ngrënëdhe pa pirë. Kunati e ka kërcënuar me thikë dhe i ka thënë ik në Shqipëri, shitu”-thotë e motra Fahrie Ismailaj.

 

 

Ky fakt pohohet edhe nga vetë 28-vjecarja, Englantina, viktimë e kësaj dhune, e cila në një komunikim në telefon që ka bërë me të ëmën pak ditë para se të zhdukej dëshmon dhunën.

“E kam duruar gjithë jetën, e kur vjen puna Fatlumi (kunati) më thotë  mua gjithë ato llafe, ndërsa burri im nuk thotë asgjë. Se kur ka ardhur ai me fëmijët e vetë në darkë, fëmijët bënin zhurmë, e ka rrahur djalin dhe Vanesa (vajza) ka filluar të qaj, ashtu siç e ka ajo. Unë i kam thënë Vedatit( burrit ) hajde ikim, ndërsa Fatlumi ka thënë rrini s’ka nevojë, se iki unë në shtëpi. Por t’i s’mundesh të bëhesh zot në shtëpinë time. Pastaj nisi të thoshte, motra jote ka sjell policinë…unë i thashë policinë e keni sjell vetë..më pas më shau. “Shko në Shqipëri”-më tha, – Shitu me lekë se baba të ka vdek.Unë i thashë mos fol kështu, për babin tim, se zemra më dhemb sepse nuk e kam parë kur ka vdek. “Mos ma ngri zërin mua“- tha, sepse të isha si Vedati unë do kisha mar grua tjetër. “Cfarë kam duruar unë”,- i thashë, me Vedatin, pa ngrënë, pa veshur, gruaja jote nuk besoj se do të kishte ndejtur dhe që atëhere u prish puna…e prishi i vëllai dhe babai i  vetë…ky Vedati po varet krejt prej familjes së vet, nuk ka asgjë në dorë, vetëm ato 3 fëmijë i ka bërë…

Nëna: Më kallzo të drejtën, a ka vënë ndonjëherë dorë mbi ty ?

Ka pas raste boll kur kam qenë atje, deri televizorin ma ka shtie n’kry gjakun ma ka nxjerr.

Cfarë s’kam heq…në një dhomë kam mbetur pa bukë.

“Pa Gjurmë” arrin të lidhet live nga Zvicra, me kunatin e Englantinës, Fatlum Avdija, personi që akuzohet për dhunë ndaj kunatës, por ai mohon akuzat dhe mbyll telefonin.

Fatlum Avdija:Më falni jam në punë nuk flas dot. Nuk flas dot. Ajo ka burrë pse nuk flet me burrin e vet. Nuk është e vërtetë që e kam rrah…

Odeta Dume:Po ajo ju akuzon juve për dhunë

Fatlumi mbyll telefonin…

Akuzat vijojnë edhe më tej, tek dyshimi nga familjarët se e motra është abuzuar seksualisht në Zvicër edhe nga vjehrri i saj.

“Ishte data 31 dhjetor. Erdhi vjehrri dhe motra ishte në banjo. Ai qëndroi me motrën në banjo. Kisha djalin e vogël në dorë 3 muajsh dhe nuk trokisja dot. Kaluan 20 minuta dhe pastaj doli motra dhe më shkeli buzën. Nuk mundi të nxirrte zë. Nuk fola kurrë me motrën atje, pasi na rrinte gjithë kohës burri aty. Dyshojmë se vjehrri e përdhunoi. Kur ndodhi ajo me vjehrrin motra doli e tronditur. Kishte shenja. E denoncova ne polici. E kam sjell aty policinë, dola jashtë urgjent. Mos bërtit se pasaportën nuk ta jap më tha vjehrri motrës”-tha Fahria

Englantinabashkëjeton me shqiptarin nga Kosova Vedat Avdijan, në Zvicër që prej vitit 2012 pa bërë celebrim. Dy fëmijë lindën në Francë, gjatëkohës që ishin në azil. Pas 3 vitesh qëndrimi atje, pasi nuk përfituan azil zhvendosen në një qytetnë Zvicër. Englantina ishte 7 muajshe,sërish në kërkim të azilit, kur autoritetet zviceriane e dërguan në një kamp në Zvicër. I dhanë letrat brenda për brenda, bashkë me tre fëmijët, aty ku jeton edhe sot, thuajse në izolim, për shkak të dhunës së vazhdueshme, ndërsa me familjen e saj në Shqipëri ka humbur kontaktet që prej janarit të këtij viti.

“Unë nuk dua ta sjell Englantinën në Shqipëri, sepse ka tre kalamaj. Dua autoritetet atje ta marrin në mbrojtje”-me këtë apel në studio e mbyll rrëfimin e saj nëna e Englantinës.

Pamje të rënda, pak minuta përpara se të humbte jetën Klement Çupi

Periskopi.com Lajme

Forcat e kërkim shpëtimit e kishin shumë të vështirë pa mjete të specializuara të shpëtonin Klementin. Në orët e pasdites gjendja e Klementit u rëndua… ai fillojë të rënkojë nga dhimbjet. Tashmë kishte mbi 10 orë i ngecur nënë rrënoja.

Thirrjet e tij tërhoqën vëmendjen e banorëve dhe familjarëve. Ata rrinin të gjithë në ankth, por njëkohësisht kishin ende shpresë.

“Çuni i vogël ka dalë, e kanë çuar tek spitali ushtarak, ndërsa ky i madhi thonë që do ta nxjerrin tani”, tregon hala e Klementit.

Ndërkohë që vazhdonte aksioni për Klementin, një lajm i mirë vinte nga ana tjetër e pallatit të shembur. Sapo ishte nxjerrë e gjallë nga gërmadhat një grua e re. Ajo ishte Lindita Cara. Ishte falë forcave greke që po ndërhynin atje që shpëtimi i saj u bë i mundur.

Tani i vetmi person nën gërmadha me shenja jete ishte Klement Çupi. Nata kishte rënë plotësisht dhe temperatura po ulej ndjeshëm. Po mbusheshin 15 orë që ai ishte nën gërmadha. Aksionin e ndiqte nga afër Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi. Pranë Klementit u vendos edhe skuadra greke e shpëtimit ku bënin pjesë mjekë, zjarrfikës dhe forca të ushtrisë. Ata filluan të hapin murin për të pasur akses në pjesën e këmbëve të Klementit nga poshtë. Ndërkohë, familjarët vazhdonin të ishin në pritje dhe të sigurtë që ai do mbijetonte.

“është mirë, tashi do dale, ka shpresë, edhe ne kemi shpresë dhe ai ka shpresë, do shërohet”, thotë Zaim Çupi, xhaxhai i Klement Çupit.

Por Klementi kishte filluar të mos fliste më. Ai mbahej me oksigjen dhe mjekët po i bënin injeksione. Situata nuk dukej premtuese. 10 minuta më pas ai ndërron jetë. Trishtimi duket qartë në fytyrën e skuadrës së mjekëve dhe të policisë. Klementi humbi jetën….nuk ia doli dot.

“Ata bënë sa mundën por fatkeqësisht djali nuk mbijetoi. Më vjen shumë keq për këtë. Ishte pikërisht në momentin e fundit kur do nxirrej jashtë. Mu në momentin e fundit. Mendoj se ai u rraskapit. Rënkonte gjithë kohës dhe ne fund u dorëzua. Mendoj se ai u rraskapit. Ai thërriste pa pushim: “ Ju lutëm më ndihmoni! Ndihmë! Ndihmë…”, ishte i rraskapitur dhe pastaj u dorëzua”, tregon Panazotis Gr. Carzdis, Inxhinier Civil.

Pasi largohen pajisjet dhe forcat e shumta të shpëtimit trupin e Klementit e mbulojnë por nuk e nxjerrin nga gërmadhat. Kur u larguan njerëzit dhe doli pamja më e qartë aty u kuptua edhe se sa keq këmbët e tij kishin ngecur në panelet e betonit.

Një lajm tjetër i keq vinte nga Thumana. Nga kjo familje mbijetoi vetëm vëllai i vogël, Nikolini. Të nesërmen dolën nga rrënojat edhe trupat e prindërve të tyre, Lutfie dhe Hajredin Çupi. Për të fejuarën e Klementit që e priste në Angli, ishte tronditje e madhe vdekja e tij. I vetmi reagim i saj u pa në facebook, ku dhimbja ishte e papërshkrueshme

“Shpirt i shpirtit tim, ti ke qene dhe do te jesh gjithmonë me mua. Gjeja me e bukur dhe me e shtrenjta ime”, shkruan e fejuara e tij.

E rëndë: Studentja gati vdes nga uria, kursente ushqimin për vëllain e sëmurë

Periskopi.com Lajme

Një vajzë kineze, e quajtur Vu Huajan, bënte dy punë dhe studionte në universitet, por pothuajse humbi jetën nga uria, pasi kursente edhe ushqimin e vet për vëllain e sëmurë, pasi jetonte me vetëm 2 juan në ditë (30 lekë të reja shqiptare).

Që pas vdekjes së prindërve, ajo kisthe qenë kujdestarja e vetme për të vëllain, i cili vuan prej një sëmundjeje mendore.

Tani ajo vetë ka shkuar 21 kg, dhe është 1.40 metra e gjatë. Kequshqyerja i ka shkaktuar probleme në zemër, probleme me ecien, rënie flokësh, pagjumësi dhe një tingull të vazhdueshëm në veshë.

Pasi lajmi i saj u bë publik, qeveria ofroi një fond për vëllain, ndërsa mediat shoqërore hapën një llogari dhe mblodhën gati 65 mijë dollarë.