Vdes 61 vjeçarja në Pejë, e shkeli treni

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, fjatë mesditës së sotme janë njofruar për një aksident i cili ka ndodhur në Lutogllavë të Pejës, raporton Periskopi.

Treni i cili kalon nëpër këtë fshat, e ka aksidentuar një të moshuar 61-vjeçare, e cila ka vdekur në vendin e ngjarjes.

“Më datë 30.09.2019  rreth orës 12:40, është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Lutogllavë- Pejë, në  mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtareve.  Menjëherë policia ka dalë ne vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ekipi  mjekësor ka  konstatuar vdekjen e viktimës, Z.K. f/k/sh e lindur (1958)”, thuhet në njoftimin e PK.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës,

dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës  dërgohet në Institutin e  Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion.

“Hetuesit rajonal te DRP-Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si “Hetim i Vdekjes””, thuhet tutje në njoftim. /Periskopi