E tmerrshme: Babai torturon për vdekje vajzën e tij 14 muajshe

Periskopi.com Lajme

Një 33 vjeçar në Angli është dënuar për vrasjen e vajzës së tij 14-muajshe pasi e torturoi për vdekje.

Autori Daniel Ashurst, u gjykua nga një juri në Gjykatën e Manchester Crown.

Vajza Hollie, kishte dëmtime të shumta në zonën e kokës dhe qafës, gjakderdhje në tru dhe në sy.

Kyçi i një prej këmbëve të saj ishte i thyer dhe kishte dy shenja kafshimi në dorë dhe kofshë, shkruan Daily Mail.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në shtëpinë e familjes pranë Gjykatës Fleming.

Mësohet se çifti kishte debatuar një natë më parë dhe flinin në dhoma të ndara.  Ditën e ngjarjes së tmerrshme 33 vjeçari kishte mbetur vetëm me vajzën e tij në shtëpi pasi bashkëshortja Leanne Thompson, 27 vjeç, kishte shkuar në punë./oranews.

Momenti kur lojtari i Tiranës masakron me grushte arbitrin

Periskopi.com Sporti

Skandal në kampionatin e basketbollit për meshkuj!

Një dhunë e paprecedentë u pa sot në takimin mes Teutës dhe Tiranës, e fituar në fund nga durrsakët me shifrat 98-86.

Por, protagonist u bë lojtari i Tiranës, Bruno Daliu, ku në një moment nervozizmi iu afrua një prej arbitrave të sfidës, Jurgen Muho.

Daliu fillon ta godasë me grushte gjyqtarin, ndërkohë që pamjet janë skandaloze.

daliu tirana basketboll on Vidnews.

E tmerrshme, burri vret bashkëshorten dhe katër fëmijët

Periskopi.com Lajme

Një burrë pësoi një aksident me furgon. Polici që erdhi në vendngjarje vuri re një erë kutërbuese nga furgoni.

“Duhet të më vini prangat”, i tha policit shoferi i aksidentuar, i cili mbante në makinë trupin e gruas të vrarë që gjashtë javë më parë.

Ngjarja ndodhi në Florida të SHBA-ve, dhe tragjedia e tmerrshme nuk mbaroi me aq. Gruaja e tij ishte shpallur e zhdukur bashkë me katër fëmijët. Pasi u arrestua, burri tregoi se ku kishte fshehur edhe trupat e katër fëmijëve të tij, nga 1 deri në 10 vjeç.

Kreu i policisë së qytetit ku ndodhi ngjarja dha një deklaratë shumë të shkurtër për mediat: “Nuk e dimë se ç’e ka shtyrë, por në kokën e tij ka diçka shumë të ligë që e ka nxitur për këtë krim, dhe si e tillë do të dënohet. Si baba, më është thyer zemra. Si polic, jam shumë i inatosur”, tha ai.

38-vjeçari Michael Wayne Jones Jr nuk ka treguar se pse e vrau gruan 32-vjeçare, Casei Jones; dhe fëmijët Cameron (10 vjeç), Preston (5), Mercalli (2) dhe Aiyana (1).

 

Tragjedia në Kaliforni/ Shkon në 25 numri i të vdekurve, 9 persona ende në kërkim

Periskopi.com Lajme

Fillimisht u fol për disa të zhdukur, por përmasat e fatkeqësisë së një anijeje të shkatërruar nga zjarri pranë brigjeve Kaliforniane, janë më të mëdha se aq: 25 trupa të pajetë janë gjetur deri tani. Rojet bregdetare amerikane thonë se 9 persona të tjerë ende nuk dihet ku janë, ndërsa 5 anëtarë ekuipazhi kanë mbijetuar.

“Im vëlla ka shpëtuar, ka arritur të hidhet nga anija, por nuk di asgjë më shumë. Po pres ta takoj që të mësoj diçka prej tij”, ka thënë vëllai i njërit prej të mbijetuarve.

Zjarri nisi në kohën kur anija ishte ankoruar në afërsi të ishullit Santa Cruz, rreth 145 km në perëndim të Los Angeles.

Shkaku i flakëve që e gllabëruan Conception-in nuk është zbardhur; gjithë çfarë dihet per momentin është se kur shpërtheu zjarri, në bord ndodheshin 39 vetë. Ka raporte se disa prej pasagjerëve mund të kenë mbetur të bllokuar poshtë kuvertës së anijes.

Ata që shpëtuan, kanë qenë duke fjetur në kabinën e madhe lart. Të mbijetuarit kishin arritur të hidheshin në ujë përpara se në ndihmë të Conception-it të mbërrinte një anije tjetër, “The Grape Escape”.

Pronari i kësaj të fundit thotë se flakët kishin pushtuar thuajse çdo pjesë të anijes, duke e shndërruar atë gati në një lëmsh të zjarrtë. Autoritetet mendojnë se mund të kenë pasur ndonjë shpërthim në bord, por kjo do të verifikohet gjatë hetimit. Anija rezulton të ishte në përputhje të plotë me rregullat e sigurisë dhe pa asnjë shkelje.

Kirurgjia plastike e ktheu në gjendje të tmerrshme trupin e Cardi B (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Cardi B së fundmi i ka anuluar koncertet e saj dhe e gjithë kjo për shkak rimëkëmbjes së kirurgjisë së saj plastike.

Reperja madje u ka treguar si dëshmi fansave gjendjen e tmerrshme të këmbëve të saj.

“Shikoi si ënjten këmbët e mia sa herë kam fluturime, e stomaku më fryhet edhe më shumë. Ja përse doktori më ka thënë t’i ndaloj shfaqjet e mia e jo për shkak se nuk ka shitje biletash” shkruan në foton të cilën Cardi e ka publikuar së fundmi.

Kujtojmë se sipas DailyMail ndërhyrja estetike në gjoksi ka shkaktuar probleme të shumta, dhe si rrjedhojë ajo po qëndron e hospitalizuar.