Vlora Çitaku e quan të turpshme pritjen që iu bë lojtarëve anglezë në aeroport

Periskopi.com Lajme

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e ka quajtur të turpshëm veprimin e bërë dje në aeroportin “Adem Jashari”, ku disa vajza i prisnin me lule lojtarët e Kombëtares së Anglisë, shkruan Periskopi.

Ky gjest u kritikua shumë në rrjete sociale, ndërsa ajo që nuk u përmbajtë ishte edhe Çitaku që ndër të tjera shkroi “S’kam qare pa e thanë, ajo pritja në aeroport…e turpshme”.

Ajo shtoi pastaj se e ngushëllon fakti se Federata e Futbollit të Kosovës dhe ne Dardanët nuk kanë qenë organizatorët e kësaj skene.

Më poshtë keni të plotë reagimin e Çitakut në facebook. /Periskopi