Mirena: LDK-ja e vonuar në fushatë

Periskopi.com Lajme

Analisti Ilir Mirena në Debat të Analizës, në RTV Dukagjini ka folur për kualitetin e fushatës parazgjedhore, shkruan Periskopi.

Ai tha se LDK-ja është vonuar me fushatën e tyre.

Mirena përmendi faktin që ata ende nuk kanë paraqitur asnjë program megjithëse partitë e tjera tashmë kanë filluar të paraqesin programin e tyre.

“Nëse e shohim tërësisht fushatën ajo që vërehet është se fushata është e fokusume në pesë lider kandidatë për kryeministër. Nëse fillojmë me LDK-në, që mendoj se është e vonume në fushatë, se di si do ta kompensojnë këtë kohë të humbur gjatë verës kur të gjitha partitë e tjera e kanë ditur që do të kemi zgjedhje në vjeshtë.  Ndërsa LDK-ja ende nuk është e gatshme nga ana vizuele. Na mbrëmë e kemi diskutu 100 pikëshin e AAK-së, ndërsa në rrafshin programor ende nuk kemi pa asgjë nga LDK-ja, na po e shohim Vjosa me këtë ekipin e ri po mundohen me i ngjallë ato bastionet e veta, por nuk e di a do të arrijnë ta kompensojnë këtë vonesë” u shpreh Mirena. /Periskopi