Evropianët refuzojnë ligjin që i trajton WhatsApp dhe Skype njëlloj si operatorët celularë

Periskopi.com Tech & Auto

Përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ndërtuar një gjuhë të përbashkët mes kompanive të telekomunikacionit dhe aplikacioneve si WhatsApp dhe Skype dështuan ditën e Premte.

Komisioni Evropian nisi procesin dy vite më parë me propozimin për të aplikuar të njëjtat rregulla ndaj WhatsApp dhe Skype siç aplikohen nga kompanive celulare.

Por mosmarrëveshjet mes vendeve Evropiane lidhur me tema komplekse si rregullimi i “cookie” të cilat gjurmojnë përdoruesit online minuan procesin.

Kompanitë teknologjike dhe vendet Evropiane kanë kritikuar propozimet ePrivacy si tejet kufizuese.

Nuk dihet se cili do të jetë hapi i radhës. Kroacia pritet të marrë presidencën Evropiane më 1 Janar dhe mund të zgjedhë të vazhdojë negociatat për implementimin e rregullores.