Në Britani presin që meçi Joshua-Fury ta rimëkëmbë ekonominë e vendit

Periskopi.com Sporti

Promoteri i njohur i boksit, Eddie Hearn shpreson që Qeveria do të ndihmojë në organizimin e meçit mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt në Britani, sepse do ta rimëkëmbte ekonominë.

Vendi është duke shkuar drejt një krize financiare, për shkak të pandemisë së koronavirusit, transmeton Periskopi.

Hearn beson se organizimi i një eventi të kësaj magnitude mund t’i sjellë vendit shumë para dhe do të ishte mundësi e artë për këndelljen e ekonomisë britanike.

Dhe ai beson që edhe Qeveria ta shikojë këtë me të njëjtin sy.

“Do të dëshiroja të shihja një prej meçeve në Britani… Po shpresoj se ndoshta Qeveria do të thotë: ‘Duhet të sigurohemi që ky meç të zhvillohet këtu, kështu që do të ndihmojmë në financim’.

“Nuk ka të bëjë vetëm me meçin, ka të bëjë me atë që do t’i bënte ekonomisë.”

Para se të tilla plane të fillojnë të materializohen, megjithatë, të dy boksierët kanë punë tjera.

Fury duhet ta kalojë edhe njëherë pengesën ‘Deontay Wilder’, i cili do ta shfrytëzojë të drejtën e tij për një meç të tretë, ndërsa Joshua do të ndeshet me sfiduesin e natyrshëm, Kubrat Pulev. /Periskopi.com/

 

Whyte: As promovuesi im nuk besonte te fitorja

Periskopi.com Sporti

Dillian Whyte thotë se ia ka dëshmuar të kundërtën promovuesit të tij, Eddie Hearn, kur e mposhti Oscar Rivasin, për t’u bërë sfidues i obligueshëm për titullin e WBC-së që mbahet nga Deontay Wilder.

Boksieri britanik u rrëzua në raundin e nëntë, mirëpo u ngrit për të fituar në fund me vendim anonim të gjyqtarëve (115-112, 115-112 dhe 116-111) në duelin e zhvilluar në O2 Arena të Londrës.

Dillian Whyte u rrëzua në raundin e nëntë, por u ngrit sërish për të fituar (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

“Gjithmonë presin që unë të humb, madje edhe promovuesi im (Eddie Hearn) më tha se Rivas do të më mposhtte. Kështu, si zakonisht, dola dhe ia dëshmova atij dhe gjithë të tjerëve të kundërtën”.

“Kam mposhtur kampionë bote, ish-kampionë bote dhe yje në ngritje të pamposhtur të këtij divizioni. E gjitha ndodh, sepse unë i mpreh mjetet e mia për këto duele të mëdha”, ka thënë Whyte.

Britaniku ia shkaktoi humbjen e parë kolumbianit Rivas pas 27 përballjesh, ndërsa ky ishte meçi më fizik ndonjëherë për 31-vjeçarin Whyte.