Lirohet nga spitali ylli i Man Cityt pas përplasjes horror me Edersonin

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Eric Garcia është liruar nga spitali pas një përplasjeje me portierin e vetë në fitoren kundër Arsenalit.

Spanjolli u përplas me Edersonin në minutën e 80-të, teksa “Qytetarët” mposhtën 3-0 Arsenalin në “Etihad”, transmeton Periskopi.

Garcia u desh të mjekohej për tetë minuta, para se të largohej me lese dhe një bllokadë në qafë.

City tha se situata e lojtarit do të monitorohet para se të rikthehet në stërvitje.

Të enjten në mesditë, Ederson postoi një foto të veten me Garcian me mbishkrimin “mirë dhe i rikthyer.” /Periskopi.com/

Ndërhyrja e Edersonit që e la pa vetëdije Eric Garcian duket edhe më e tmerrshme në xhirim të ngadalësuar

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se pret që Eric Garcia të kalojë “një ose dy netë” në spital pas përplasjes së tij me Edersonin, në fitoren e Cityt kundër Arsenalit, transmeton Periskopi.

Garcia u largua fusha me lese, me Edersonin që u përplas në spanjollin derisa po vraponte jashtë vijës së tij në minutën e 80-të.

Incidenti nuk u transmetua shumë herë në TV, por janë publikuar pamje në xhirim të ngadalësuar dhe përplasje duket edhe më e tmerrshme.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/