Edi Sylisufaj: Është shumë e vlefshme për mua që luaj për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Prurja e re e Kosovës U21, Edi Sylisufaj, shpreson që shumë shpejtë të gjejë golin në fanellën e ‘Dardanëve’.

Sylisufaj pati një pjesë të dytë të mirë në fitoren 1:0 të Kosovës ndaj Andorrës në ‘Fadil Vokrri’.

Përkundër disa rasteve të mira shënimi, 20 vjeçari nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetën e kundërshtarëve.

““Shpresoj se do të shënoj në ndeshjet e ardhshme. I pata dy raste të mira, por nuk pata fat”, ka deklaruar Sylisufaj për RTK.

“Fanella është me shumë rëndësi për mua. Është shumë e vlefshme që luaj për Kosovën. Shpresoj se do të luaj edhe në dy ndeshjet e ardhshme”

Lojtari i parë nga Shqipëria që do ta përfaqësojë Kosovën: Jam krenar që jam këtu

Periskopi.com Sporti

Edi Sylisufaj është futbollisti i parë nga Shqipëria që do ta përfaqësojë Kosovën. Sulmuesi 20-vjeçar është i lindur në Suedi, kurse me prejardhje është nga Tropoja. Ai të hënën i është bashkuar Kosovës U-21 dhe do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2021”, ndaj Austrisë dhe Andorrës.

Sulmuesi këmbëshpejtë shpreson që të ndihmojë “dardanët” e rinj të kthehen te fitorja, pas katër humbjeve rresht.

Sylisufaj në të kaluarën ka luajtur edhe për Suedinë U-17. Ai është shprehur i lumtur që do të përfaqësojë Shpresat e Kosovës. Sylisufaj ka treguar se është pritur jashtëzakonisht mirë në kampin e Kosovës.

Kosova U-21 të premten luan në “Fadil Vokrri” ndaj Austrisë. Kurse ndaj Andorrës luan po në Prishtinë, të martën e ardhshme.

Jam nga Tropoja e Shqipërisë dhe jam i lumtur që kam zgjedhur ta përfaqësoj Kosovën. Jam krenar që jam pjesë e Kosovës, këtu më kanë pritur mirë dhe po ndihem shumë mirë. Edhe në të kaluarën kam qenë këtu dhe e kam vizituar shumë shpesh Kosovën”, ka thënë Sylisufaj për KOHËN.

Sulmuesi, që po kalon formë të mirë në Suedi, është optimist për dy ndeshjet e radhës eliminatore të Kosovës U-21, në të cilat shpreson të regjistrohet në listën e golashënuesve.

Sylisufaj thotë se i njeh shumë mirë kundërshtarët dhe pret rezultate pozitive prej të dyja ndeshjeve, që i vlerëson të rëndësishme.

Tash i kemi dy ndeshje të rëndësishme dhe duhet të paraqitemi sa më mirë. I njohim shumë mirë kundërshtarët. Austria ka një skuadër të mirë me lojtarë shumë cilësorë. Por edhe ne kemi një ekip të mirë dhe pres që të paraqitemi denjësisht në këtë takim”, deklaroi Sylisufaj.

Në një të ardhme të afërt, natyrisht vetëm pas paraqitjeve të mira me ekipin U-21, Sylisufaj synon që të jetë pjesë e Përfaqësueses A të Kosovës. Ai beson se nëse luan mirë nuk do t’i mungojë ftesa nga përzgjedhësi Bernard Challandes.

Shpresoj që të vazhdoj me këto paraqitje në klubin tim dhe në të ardhmen ta jap edhe kontributin tim te Përfaqësuesja A. E di që kemi shumë lojtarë cilësorë, por besoj që me paraqitje të mirë një ditë do të jem pjesë edhe në ekipin e parë”, theksoi Sylisufaj.

Ekskluzive: Edi Sylisufaj tregon për Periskopin pse zgjodhi ta përfaqësojë Kosovën para Suedisë

Periskopi.com Sporti

Kosova u rikthye sërish në aksion në muajin shtator, pasi luajti dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve, transmeton Periskopi.

Fillimisht, më 3 shtator, Kosova u përball me Moldavinë në Itali, ndërkaq në Prishtinë, më pas priti Greqinë në “Fadil Vokrri” – ku arriti një barazim dhe një disfatë.

Sidoqoftë, Përfaqesuesja e Kosovës pati tri prurje të reja gjatë një përiudhe të shkurt, ndër ta edhe supertalenti suedez, Edi Sylisufaj.

Edi Sylisufaj, i cili vendosi ta veshë fanellën dardane për Periskopin ka treguar se si ka ardhur deri te nënshkrimi, ai madje potencon se ka pasur ftesë edhe nga Kombëtarja suedeze.

“Po kam pasur ftesë edhe nga Suedia, por Kosova më kanë ftuar të parët”.

“Kam pasur edhe shumë bisedima të mira me menaxherin dhe Presidentin”, ka thënë Sylisufaj për Periskopin.

Kujtojmë se, Edi më parë ka qenë edhe pjesë e Kombëtares U17 të Suedisë, derisa vlerësohet si njëri nga futbollistët më të talentuar.

Mesazhi i Edi Sylisyfaj pasi i tha ‘po’ Kosovës

Periskopi.com Sporti

Federata e Futbollit të Kosovës të premten paradite konfirmoi ardhjen më të re në Kombëtare, Edi Sylisufaj.

Sylisufaj aktualisht është pjesë e skuadrës Falkenbergs, për të cilën ka shënuar pesë gola këtë fushatë, shkruan Periskopi.

Ai më herët ka përfaqësuar grupmoshat U17 të Suedisë, teksa vlerësohet lart në Suedi.

FFK tashmë i ka filluar procedurat për rregullimin e dokumentacionit të nevojshëm për ta aktivizuar me Kombëtaren U21.

Më poshtë, mesazhi i tij i parë si “Dardan”. /Periskopi.com/

Futbollisti i parë nga Shqipëria që do të luaj për Kosovën, shënon supergol në Suedi

Periskopi.com Sporti

Reprezentuesi i ri i U-21 të Kosovës, Edi Sylisufaj, po vazhdon të shënojë gola të bukur në elitën e futbollit suedez.

Sylisufaj ka realizuar sot një gol në ndeshjen mes Falkenbergsit dhe Norrkoepingut.

 

 

Falkenbergs po kryeson me 2:0 pas pjesës së parë, ndërsa Sylisufaj ka shënuar golin e dytë në miunutën e 31-të.

Edi është me prejardhje nga Tropoja dhe ka vendosur të përfaqësoj Kosovën.

Lojtari i ri Kombëtares së Kosovës shënoi një gol absolutisht sensacional sonte

Periskopi.com Sporti

Ardhja më e re në Kombëtaren U21 të Kosovës, Edi Sylisufaj sonte tregoi se cka mund të presin “Dardanët” nga ai.

Sulmuesi me origjinë nga Tropoja luan për Falkenberg në Suedi, teksa ka shënuar katër gola në nëntë ndeshje me skuadrën e parë, shkruan Periskopi.

Njërin prej këtyre katër golave e shënoi sonte në barazimin 2-2 të skuadrës së tij me Goteborg dhe e bëri me stil.

Nga një distancë e konsiderueshme, ai lansoi një volej thjesht sensacionale, duke mos i lënë asnjë gjasë pritjeje portierit kundërshtar.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/