Ish-lojtarin brazilian duket se e ka çmendur karantina: Isha më i mirë se Messi, Neymar dhe CR7

Periskopi.com Sporti

Kush është më i miri i të gjitha kohëve?

Këto ditë, përgjigja është Cristiano Ronaldo ose Lionel Messi. Fansat e një gjenerate më të vjetër mund të thonë Pele ose Diego Maradona, transmeton Periskopi.

Por sa mendojnë se Edilson është më i miri në histori?

Ndokush? Jo?

Edilson e ka kaluar shumicën e karrierës në vendlindje, duke luajtur për skuadra si Palmeiras dhe Corinthians.

Brazilian forward Edilson (L) and English goalkeep

Ai bëri 21 paraqitje për Kombëtaren, dhe ndihmoi në triumfin në Kupën e Botës më 2002, duke bërë disa paraqitje gjatë kompeticionit.

Por a mund ta krahasojmë atë me emra si Messi dhe Ronaldo?

Epo, sulmuesi i pensionuar në fakt mendon se ishte më i mirë se Messi, Ronaldo dhe Neymar në kohën e tij më të mirë.

FBL-FIFA-BALLONDOR-PRESSER

Jo, seriozisht.

“Në kohën time më të mirë, kam luajtur më mirë se Neymar,” tha ai për ‘TV Bandeirantes’. “Ai duhet ta fitojë Kupën e Botës që të jetë më i mirë se unë.

“Unë kam personalitet dhe që Messi të jetë më i mirë se unë, ai gjithashtu duhet ta fitojë Kupën e Botës.

“Cristiano Ronaldo është vetëm fuqi, ai godet topin mirë me të dy këmbët, por unë jam më i talentuar se ai.” /Periskopi.com/