Opinionisti nga Shqipëria: Edhe nëse i vdes nëna shqiptarit të Kosovës a të Maqedonisë, ne s’i ndihmojmë

Periskopi.com Lajme

Opinionisti karizmatik nga Shqipëria, Edison Ypi, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook në referencë me ndodhinë e një dite më parë ku punonjësit/pronari i një hoteli në Shqipëri kishte bërë ofendime raciste ndaj një shqiptari të Kosovës.

Siç shkruan Periskopi, Ypi nuk mendon se ndodhia në fjalë përbën një rast të izoluar të këtij sentimenti anti-kosovar. Ai beson që shqiptarët e Shqipërisë nuk do t’i ndihmonin shqiptarët e Kosovës e të Maqedonisë as në ndonjë rast më tragjik.

Ky është postimi i plotë i Ypit në Facebook:

“Shqiptari i Kosovës dhe shqiptari i Maqedonisë ja japin celularin shqiptarit të Shqipërisë për me fol sa i do qefi. Shqiptari i Shqipërisë nuk ja jep celularin shqiptarit të Kosovës dhe shqiptarit të Maqedonisë kurrën e kurrës, as pak sekonda sa me lajmëru vdekjen e nënës.” /Periskopi