Çuditë e vitit 2020 vazhdojnë: Edouard Mendy ndërhyri në bashkëlojtarin e tij gjatë barazimit 1-1 me Villan

Periskopi.com Sporti

Chelsea nuk e ka shijuar aspak periudhën festive deri tani.

Pas humbjes 3-1 nga Arsenali në ‘Boxing Day’, londinezët barazuan 1-1 me Aston Villan mbrëmë, transmeton Periskopi.

Ishte një ndeshje mjaft zbavitëse në perëndim të Londrës teksa, përveç golave, pati edhe një moment tjetër interesant në pjesën e parë, ku u përfshi portieri i Chelseat, Edouard Mendy.

Senegalezi doli nga zona e tij në tentativë për ta spastruar një aksion të kundërshtarit, por përfundoi duke e fauluar bashkëlojtarin Christian Pulisic, i cili po mundohej ta mbronte topin derisa të dilte jashtë.

Pulisic nuk u duk aspak i lumtur me vendimin e ngutur të Mendyt. /Periskopi.com/

Tjetër super transferim nga Chelsea: Pranohet oferta e Frank Lampardit për top futbollistin

Periskopi.com Sporti

Është duke vazhduar ende merkato e çmendur e Chelsea këtë sezon, raporton Insporti.

Skuadra e Frank Lampard ka bërë blerje të bujshme këtë afat kalimtar, duke transferuar Timo Werner, Kai Havertz, Hakim Zieych, Thiago Silva, Sarr, Ben Chillwell, me londinezët që janë afër kompletimit të portierit të Rennes, Edouard Mendy.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur i The Guardian, Fabrizio Romano.

“Oferta e re e Chelseat për Edouard Mendy është pranuar nga Rennes. Marrëveshja do të kompletohet në ditët e ardhshme, me portierin që do të fluturojë drejt Londrës ku do të këtë testet mjekësore. Kushtet personale janë arritur ditë më parë, Frank Lampard do të këtë portier të ri” – thuhej në njoftimin e tij.

Rennes confirm Chelsea's interest in Eduardo Mendy - TechnoSports

Edouard Mendy vjen pas një sezoni dëshprues nga portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit, Kepa Arrizabalaga.

Përveç Edouard Mendy, Chelsea planifikon transferimin e mesfushorit të West Ham United, Declan Rice për ta kompletuar njërin nga afatet kalimtare më të çmendura të kohëve të fundit.

Chelsea i pandalshëm: Brenda pak ditësh paralajmërohet tjetër transferim i bujshëm

Periskopi.com Sporti

Chelsea po i arrohet transferimit të ri, i cili është zëvendësuesi i Kepa Arrizabalagas.

Madje, ‘The Athletic’ raporton se klubi nga Londra pret që brenda pak ditësh të kompletojë transferimin 22 milionësh të portierit të Rennesit, Edouard Mendy, transmeton Periskopi.

Frank Lampard është i vendosur të përforcohet në portë, pasi ka humbur besimin në Kepan, i cili nuk u aktivizua fare në tri ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar.

Chelsea, klub i cili ka shpenzuar mbi 220 milionë euro në gjashtë transferime këtë verë, ka qenë duke e përcjellur Mendyn tash e një kohë, teksa thuhet se i është refuzuar një ofertë prej 16 milionë eurove nga Rennesi muajin e kaluar për 28-vjecarin.

Sidoqoftë, ‘Të Kaltërit’ kanë vazhduar të negociojnë me Rennesin, e cila është kualifikuar për në Champions League pasi përfundoi në vendin e tretë në Ligue 1 sezonin e kaluar, dhe janë afër të arrijnë një marrëveshje me francezët për senegalezin.

Sipas ‘The Guardian’, asgjë nuk është finalizuar ende, por kuptohet se Chelseat mund t’i duhet të shpenzojë 28 milionë euro për Mendyn plus shtesat.

Kujtojmë se Lampard tashmë e ka transferuar Ben Chilwellin, Timo Wernerin, Malang Sarr, Hakim Ziyechin dhe Thiago Silvan këtë verë.

Një futbollist tjetër që po kërkohet me ngulm nga Chelsea është edhe mesfushori defanziv i West Hamit, Declan Rice. /Periskopi.com/