Transferimi i ri i Ajaxit ka dhënë deklaratën më disrespektuese që kemi dëgjuar së fundmi në prezantim

Periskopi.com Sporti

Ajaxi ka kompletuar transferimin e qendërmbrojtësit meksikan, Edson Alvarez.

21-vjeçari – i cili gjithashtu mund të luajë në krahun e djathtë dhe në mesfushë – u transferua nga Club America për 17 milionë euro dhe pritet ta zëvendësojë të larguarin Matthijs de Ligt, transmeton Periskopi.

Kapiteni i Ajaxit nga sezoni i kaluar së fundmi iu bashkua Juventusit për 70 milionë euro, duke lënë një hapësirë të madhe në mbrojtje si rezultat.

Por me Alvarez, holandezët kanë një lojtar me potencial të madh dhe prezenca e Daley Blindit do ta ndihmojë meksikanin të ambientohet në rolin e ri.

Edson Alvarez's first interview as an Ajax player was interesting

Sidoqoftë, Alvarez nuk i ka ndihmuar aspak vetes që të shëndrrohet në një figurë për t’u admiruar te fansat me intervistën që ka dhënë pasi kompletoi transferimin në Evropë.

Ai qartazi e konsideroi Ajaxin vetëm si urë lidhëse pasi tha se e ka ndërmend të kalojë në Angli ose Itali.

Ai u shpreh: “E shoh veten në Angli ose Itali, në klube të rëndësishme. Por tani jam i fokusuar vetëm tek Ajaxi.”

A nuk është Ajaxi aq i rëndësishëm për ty, Edson? /Periskopi.com/