Letra e një fëmiu në makinën e Van Der Saar: Na sill Messin ose Suarezin

Periskopi.com Sporti

Të gjithë drejtuesit në botën e futbollit dëgjojnë ti kërkohen dy lojtarë: Messi e Suarez.

Ose Suarez e Messi, rendi nuk ka problem. Ose edhe vetëm Suarez, si në këtë rast, duke qenë se uruguajani është një ish-lojtar i Ajax.

Pikërisht kështu, si bën të ditur Chiringuito Tv, dy tifozë të vegjël të klubit holandez kanë lënë një mesazh mbi makinën e Edwin van der Saar, drejtorit të përgjithshëm të Heshtarëve. Në letër, dy fëmijët kanë kërkuar:

“Na sill Leo Messi ose Luis Suarez”. Në Amsterdam nuk besojnë tek Babagjyshi i Vitit të Ri, por tek Edëin Van Der Sar po.