Efektet e kafesë në bark të zbrazët

Periskopi.com Shëndeti

Duke iu falënderuar kafesë, ju mund të shkoni në punë i kthjellët.

Mirëpo, kafja në bark të zbrazur ka disa efekte negative, sidomos nëse ajo konsumohet në mëngjes, pasi që shkakton gastritin.

Por, edhe nëse konsumoni ushqim pas kafes menjëherë, prapë do t’i ndjeni përzierjet e stomakut.

Gjithashtu, nëse kafja pihet pa ngrënë zgjeron mundësitë që të ju rritet kolesteroli, dhe si përfundim i gjithë kësaj është se konsumimi i kafes pa ngrënë është gjë e keqe për barkun.

Efektet shëndetësore të ndryshimit të orës

Periskopi.com Shëndeti

Ndryshimi i orës ka efekte të pafavorshme shëndetësore që mund të zgjasin për disa muaj nga momenti i hyrjes në fuqi dhe për këtë arsye duhet të shfuqizohet, sipas katër studiuesve të Universitetit të Vanderbiltit dhe Universitetit të Pensilvanisë, shkruar në një editorial në revistën ”Jama Neurology”.

‘’Ndryshimi i orës, mund të shoqërohet me një rrezik të shtuar të sulmeve në zemër dhe iktuseve dhe ul gjumin mesatarisht me 15-20 minuta në ditët pas hyrjes në fuqi të tij.  Këto efekte mund të rrisin edhe rrezikun e aksidenteve rrugore’’, theksuan autorët e studimit.

Për disa tema më të brishta, artikulli përmend fëmijët me autizëm, ku efektet negative mbeten me javë dhe madje muaj.

“Njerëzit mendojnë se një tranzicion prej një ore nuk është asgjë, se ai mund të kapërcehet brenda një dite, por ajo që ata nuk e kuptojnë është se ora e tyre biologjike nuk është më e sinkronizuar me dritën’’, shpjegon Ann Malow, një nga autorët.

”Nuk është një orë dy herë në vit, është një keqpërdorim i orës biologjike për tetë muaj në vit. Kur flasim për ndryshimin e orës dhe marrëdhënien me dritën natyrale, flasim për ndikime të thella me orën biologjike , të rrënjosura mirë në tru, dhe për këtë arsye ka ndikime në funksionet e trurit si energjia ose gatishmëria”, thekson ajo.

Efektet negative të taksës, rriten ndjeshëm çmimet e mallrave në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Këtë vit Kosova pritet të ketë rritje ekonomike, por jo mjaftueshëm sa për të ulur nivelin e papunësisë, thotë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai foli për faktorët që nuk po lejojnë Kosovën të ketë rritje më të lartë sesa 4 për qind.

Problem tjetër për ekonominë e Kosovës është disbalanca midis importit dhe eksportit.

Në inervistën me kolegun, Burim Goxhuli, Guvernatori i BQK-së foli edhe për ndikimin që ka në ekonominë e Kosovës tarifa 100 për qind ndaj mallrave serbe, e cila siç thotë ai, ndikoi në rritje të inflacionit.

Zëri i Amerikës: Zoti Mehmeti, parashikimet e Bankës Botërore flasin për një rritje ekonomike gjatë këtij viti deri në 4 për qind në Kosovë. A është kjo e mjaftueshme për të ulur nivelin e papunësisë?

Fehmi Mehmeni: Nëse e shohim defiçitin e lartë tregtar, që ka ndikuar negativisht e që shënon thellim edhe të mëtutjeshëm me të dhënat e fundit që kemi në dispozicion, po flas me të dhënat e korrikut të vitit 2019, kemi një rritje të defiçitit tregtar për 3.8 për qind. Por edhe në vitin 2018 është një prej faktorëve që ka ndikuar negativisht në rritjen ekonomike në Kosovë. Po ashtu edhe papunësia e lartë që është një prej atyre faktorëve që ka ndikuar negativisht në rritjen ekonomike në Kosovë për vitin 2018. Vazhdon të jetë sfidë dhe të ndikojë në rritjen ekonomike në Kosovë, prandaj, është një rritje për t’u vlerësuar rritja prej 4 për qind. Nëse e krahasojmë me vendet e rajonit është më e larta si rritje ekonomike. Por nuk është e mjaftueshme për të adresuar sfidat që ka Kosova që në këtë rast është defiçiti i lartë tregtar dhe papunësia. Marrë në konsideratë këto dy sfida që i përmenda më lartë, nevojitet që të kemi rritje ekonomike 6 deri 7 për qind, e që nuk është vështirë të arrihet kjo shifër.

Zëri i Amerikës: Banka juaj ka vlerësuar se për vitin 2018, vlera e importeve ishte mbi 3 miliardë euro, kurse eksportet 350 milionë euro. A është shqetësuese një disbalancë e tillë?

Fehmi Mehmeni: Unë po flas, meqenëse të dhënat që i përmendët ju janë faktike, nuk do t’i përsëris prap. Meqenëse kemi edhe të dhënat e rifreskuara që janë të korrikut të 2019-ës. Ngjashëm vazhdon. Po flas për të dhënat e vitit 2019, gjegjësisht korrikut të vitit 2019, vlera e eksporteve shënon diku rreth 250 milionë euro me një rritje vjetore prej 9.8 për qind. Në anën tjetër importet shënojnë 2.25 miliardë euro, ose me një rritje vjetore prej 4.4 për qind. Në total kemi një thellim të defiçitit tregtar prej 3.8 për qind që edhe një herë po e them negativisht në rritjen ekonomike në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Zoti Mehmeti, organizata si Fondi Monetar Ndërkombëtar ka tërhequr vërejtjen vazhdimisht për trysninë që po ushtrohet nga skemat sociale mbi buxhetin e Kosovës. Si po përballeni me këtë situatë?

Fehmi Mehmeti: Ju e dini se Banka Qëndrore dhe unë si Guvernator jemi këshilltarë të qeverisë së Kosovës dhe vazhdimisht këshilla jonë edhe për qeverinë e kaluar edhe atë të ardhshme është që të jenë të kujdesshëm në menaxhimin e skemës sociale. Marrë parasysh se këto krijojnë shpenzime afatgjata, të cilat më pastaj do të jenë edhe barrë afatgjatë për buxhetin e Kosovë. Prandaj këshilla jonë është që të kemi një menaxhim më të mirë dhe adekuat të këtyre skemave sociale. Edhe një herë po them marrë parasyshë faktin se krijojnë shpenzime afatgjate.

Zëri i Amerikës: Sipas vlerësimeve që i keni bërë edhe ju, borxhi i përgjithshëm publik i Kosovës është mbi një miliard euro. A është i përballueshëm për Kosovën një shkallë e tillë?

Fehmi Mehmeti: Borxhi publik arrin diku rreth 1 miliard euro. Nëse e shohim në raport me GDP-në, është diku rreth 17 për qind e GDP-së. Është mjaft e ulët nëse e krahasojmë me vendet e rajonit dhe me atë që e lejon ligji. Sepse ligji e lejon që 40 për qind në raport me GDP-në të jetë borxhi publik. Ka hapësirë që të rritet ende borxhi publik, nuk është shqetësues, është në nivel shumë të ulët. Por ajo që është me rëndësi të potencoj është fakti që borxhi publik duhet të dihet për çka mirret dhe gjithmonë të mirret me qëllim që të ketë vlerë të shtuar. Prandaj nuk duhet të merret ndonjë borxh për aktivitete të cilat nuk shtojnë vlerë për ekonominë. Prandaj e konsideroj që është mirë dhe ka hapësirë dhe është ulët, mirëpo unë më shumë do ta fokusoja dedikimin e borxhit public në drejtim të aktiviteteve që kanë vlerë të shtuar për ekonominë e vendit.

Zëri i Amerikës: Kritikët thonë se shkalla e lartë e korrupsionit në vendin tuaj është bërë pengesë për ardhjen e investimeve të huaja të qëndrueshme. A ndani edhe ju të njejtin mendim?

Fehmi Mehmti: Nëse i shohim të dhënat e fundit të korrikut 2019, investimet e huaja direkte kanë shënuar një rritje diku rreth 23.8 për qind dhe pritjet janë që të kemi rritje dhe pritjet janë që të kemi rritje të mëtutjeshme të investimeve në Kosovë. Nëse e shohim sektorin bankar…

Zëri i Amerikës: Por sa janë të qëndrueshme këto investime të huaja? Sa janë të qendrueshme dhe sa kanë krijuar mundësi për hapje të vendeve të reja të punës?

Fehmi Mehmeti: Po flas për sektorin financiar. Është një prej sektorëve që konsiderohet dhe është histori suksesi për investimet e huaja. Nëse flasim vetëm për sektorin bankar, prej 10 bankave që kemi në Kosovë, 8 banka janë me kapital të huaj dhe që i përbëjnë diku rreth 90 për qind në total të aseteve në sektorin bankar. Ngjashëm e kemi edhe te sektorët tjerë, te sektori i sigurimeve dhe institucioneve mikrofinanciare, të institucioneve financiare jobankare e kështu me radhë. Prandaj kjo të lë të kuptosh që ne kemi në vazhdimësi kërkesa prej investitorëve të huaj që të jenë akter në tregun financiar në Kosovë dhe janë investime të qëndrueshme.

Zëri i Amerikës: Çfarë ndikimi kanë patur në ekonomi tarifat 100% ndaj mallrave serbe?

Fehmi Mehmeti: Nëse e shohim inflacionin, po flas me korrikun e vitit 2019, ka një rritje të inflacionit që arrin në 3.1 për qind. Është shumë i lartë nëse e krahasojmë me atë të para një viti që ka qenë 0.6 për qind. Këtu ka ndikuar që të kemi rritje të indeksit të cmimit edhe nga importet që shënojnë rreth 3.9 për qind. Mirëpo gjithmonë duhet të kemi parasysh faktin që ka ndikuar edhe aplikimi I taksës në rritjen e inflacionit në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Muajin e ardhshëm Banka Qendrore e Kosovës shënon 20 vjetorin e punës së saj. Cila është situata e sektorit financiar dhe bankar të Kosovës në këtë përvjetor?

Fehmi Mehmeti: Kemi organizuar një konferencë ndërkombëtare ku do të marrin pjesë përfaqësues të të gjitha institucioneve ndërkombëtare. Ne kemi bërë një studim lidhur me qeverisjen korporative të bankave komerciale në dekadën e fundit, një studim ky i pari i këtij lloji të cilin do ta shpalosim gjatë konferencës. Po ashtu kemi krijuar një bazë të dhënash historike për vitet e fundit që lidhen me zhvillimet e qeverisjes korporative. Do të jetë kjo bazë e dhënash edhe për bankat e rajonit më pastaj presim që gjatë konferencës të nënshkruhet një marrëveshje shumëpalëshe mes Bankës Qëndrore të Kosovës dhe Bankave Qëndrore të rajonit. Sa u përket indikatorëve, gjatë këtij 20 vjetori kemi arritje të shumta. Nëse flasim për sektorin financiar, kemi një sektor financiar shumë stabil. Nëse e shohim sektorin bankar baza vjetore ka një rritje prej 10.4 për qind të kredive, rritje të depozitave 11.6 për qind. Nuk është kjo diçka që po e themi vetëm ne por janë edhe vlerësime që i bënë Banka Boterore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe institucionet tjera për këtë çështje.

Hoti mendon se efektet ekonomike të taksës në tregun vendor janë zero

Periskopi.com Lajme

Avdullah Hoti nga LDK-ja, duke folur për taksën 100 % ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka thënë se ajo është vendosur si reaksion dhe jo si pjesë e një strategjie politike.

“Taksa nuk është vendosur si rezultat i një strategjie të veprimit politik të Kosovës karshi Serbisë. Është më shumë reaksion për zhvillimet e caktuara politike karshi Kosovës nga ana e Serbisë”.

“Kjo do të ishte në rregull edhe nëse do të ishte reaksion, por ka ardhur në momentin kur kemi marrë një goditje të madhe për shkak të dështimit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL”.

Hoti në Zona Zgjedhore të Klan Kosovës ka thënë se kjo taksë tash po përdoret për qëllime populiste.

“Problemi me këtë taksë është që po tentohet të përdoret për qëllime populiste duke tentuar të argumentohet mbi baza të përfitimeve ekonomike që ka Kosova si rezultat i vendosjes së taksës”.

Ai e ka mohuar se Kosova ka përfituar ekonomikisht nga taksa 100 %. Madje, ai ka thënë se ka pasë vetëm një zhvendosje të tregut.

“Kam studime nga institute dhe OJQ të caktuara që tregojnë se efektet ekonomike të taksës në tregun e Kosovës janë zero. Prodhimi vendor dhe gjenerimi i vendeve të reja të punës si rezultat i vendosjes së taksës janë zero”.

“Krejt çfarë ka ndodhur si rezultat i vendosjes së taksës është zhvendosje e tregtisë nga importi i mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja tek importi i mallrave që vijnë nga Sllovenia, Turqia dhe Izraeli – dhe atë kokë më kokë”.

“Në tregun vendor, sipas statistikave, janë rritur çmimet e këtyre mallrave sepse nga Serbia kryesisht kemi importuar mallra ushqimore. Është rritur rreth 5 % çmimi i këtyre produkteve që ndikon në koston e jetës të familjeve me të ardhura të ulëta”.

Hoti nga LDK-ja ka insistuar se taksa është vendosur në mënyrë skandaloze.

“Kemi pasë deklarimet e liderëve të partive të koalicionit ku njëri thotë 10 %, tjetri 20 % dhe më pas 100 % duke u shtyrë se kush po e merr lidershipin karshi kësaj takse”.

“Ka munguar një dialog i brendshëm dhe koordinim më i madh me partnerët ndërkombëtarë”.

Megjithatë, ai ka thënë se taksa nuk e ka penguar dialogun me Serbinë.

 

Gërxhaliu: Taksa nuk pati asnjë efekt pozitiv për ekonominë e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Ish-kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se ky vit ka qenë i pasuksesshëm ekonomikisht për Kosovën.

Sipas tij taksa e vendosur nga Kosova ndaj produkteve me origjinë serbe ka pasur një ndikim negativ, pasi që sasia e importit të mallrave nuk është ulur dhe se xhepat e qytetarëve të Kosovës janë prekur direkt nga një vendim i tillë, shkruan tanjug, transmeton Gazeta Express.

Gërxhaliu thotë se efektet e taksës mund të maten me atë se sa është rritur eksporti i Kosovës dhe nëse sasia e mallrave të importuara është zvogëluar.

Taksa 100 për qind për mallrat serbe është vendosur në fund vitin e 2018-ës nga Qeveria e Ramush Haradinajt, ndërkohë presionet për largimin e një vendimi të tillë kanë qenë të mëdha.

Sipas deklarimeve të zyrtarëve serbë, si pasojë e taksës Serbia është duke humbur dhjetëra miliona euro.

Efektet kuruese të mjaltit

Periskopi.com Shëndeti

Mjalti është burim shumë i mirë energjie, të cilën bletët e bëjnë nga nektari i luleve.

Mjalti përmban 15% ujë dhe asnjë ushqim tjetër nuk ka përbërja më biologjikisht të freskët si mjalti.

Konsumimi i tij është mënyra më e mirë e përfitimit të energjisë në mënyrë natyrale.

Pesë nga shumë efektet e tij kuruese janë:

  1. Ndihmonë njerëzit që kanë probleme me fyt, gjithçka që nevojitet është pak kripë, limonë dhe mjaltë.
  2. Nëse përzihet me një gotë ujë të ngrohtë dhe pak limon ai ndihmon në humbjen e kilogramëve të tepërt, e gjitha kjo nëse pihet çdo mëngjes.
  3. Përshpejton procesin e rigjenerimit të plagëve të lëkurës.
  4. Ndalon dhimbjet e kokës sidomos ato nga pirja e tepërt e alkoolit.
  5. Përmirëson erën e gojës.

 

Efektet anësore nga pirja e tepërt e ujit

Periskopi.com Shëndeti

Keni dëgjuar shumë përfitime që vinë nga uji, këshilla për ta prë atë gjatë ditëve të nxehta, e në shumë raste të tjera për të ndihmuar që trupi juaj të qëndrojë i hidratuar.

Mirëpo, në disa raste të rralla pirja e tepruar e ujit për një kohë të shkurtë mund të jetë e rrezikshme. Mund të shkaktojë rënie të niveli të kripës në trup. Është një gjendje e cila quhet hiponatremia, është gjendje tejet serioze e shkaktuar nga tepria e ujit, në raste të rralla edhe fatale.

Pirja e tepruar e ujit mund të ulë nivelin e sodiumit, që balancon lëngjet rreth qelizave. Uji mund të shkaktojë disproporcion , dhe lëngjet nga gjaku shkojnë në qeliza, duke shkaktuar bymimin e tyre. Bymimi brenda trurit është tejet serioz.

Sado që rastet e tilla janë shumë të rralla, është më mirë të dini edhe efektet anësore të uji.

Këto janë efektet negative të Coca-Cola’s në organizëm

Periskopi.com Shëndeti

Në dhjetë minutat e para pasi kemi pirë një kanaçe apo shishe Coca Cola: 10 lugë sheqer depërtojnë në sistemin tuaj trupor. Sasia ditore që duhet të ketë trupi është 10 përqind e kësaj sasie. Arsyeja pse nuk ju vjen për të vjellë menjëherë nga sasia hiperbolike e sheqerit që fusni në trup, është acidi fosforik që i cili pret shijen e sheqerit dhe duke ju lejuar që të mbani pijen në stomakun tuaj.

Pas 20 minutave: Sheqeri që keni marrë nga pirja e Coca Cola ju provokon një shpërthim të insulinës. Mëlçia juaj përgjigjet dhe shndërron në yndyrë sa më shumë sheqer që të mundet. Dhe ende shumë sheqer mbetet.

Pas 40 minutave: Absorbimi i kafeinës është tashmë i plotë. Arteriet tuaja zgjerohen, rritet tensioni i gjakut dhe mëlçia vazhdon të hedhë sheqer në gjak. Përçuesit e adenozinës në trurin tuaj janë bllokuar dhe janë të përgjumur.

Pas 45 minutave: Trupi juaj rrit prodhimin e dopaminës duke ngacmuar qendrat e kënaqësisë në trurin tuaj. Është e njëjta mënyrë me të cilën funksionon heroina në trurin tonë.

Pas 60 minutave: Acidi fosforik lidh azbestin (kalçiumin), magnezin dhe zinkun në zorrën tonë të hollë, duke siguruar një nxitje të mëtejshme të metabolizmit. Kjo shkaktohet nga sasia e madhe e sheqerit dhe ëmbëlsuesve artificialë që gjithashtu rrisin nxjerrjen urinare të kalçiumit. Tani, në “lojë” hyjnë edhe fuqitë e kafeinës. Duke qenë diuretikë, ju bën të keni nevojë për jashtëqitje të ujit të hollë. Kjo siguron largimin nga trupi juaj të magnezit, kalciumit dhe zinkut që duhet të shkonte te kockat e trupit tuaj, shkruan bota.al. Po ashtu largohet edhe natriumi, elektroliti dhe uji. Tani ju do të keni një përplasje të sheqernave. Ju do të bëheni nervoz ose do të ndjeni ngathtësi. Ndërkohë, ju keni nxjerrë ujin që kishte Coca Cola që pitë, por bashkë me të edhe ushqyesit e çmuar që trupi juaj do të mund të përdorte për të përballuar aktivitetet ditore dhe për të ndërtuar e ruajtur eshtra dhe dhëmbë më të fortë.