Trajneri i Eibarit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës, zbulon pse ‘mbretërit’ janë superiorë

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Eibarit, Jose Mendilibar ka shpjeguar cili është dallimi mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Eibar u takua me të dy skuadrat këtë edicion, duke barazuar dje me Barcelonën, kurse më herët ishte mposhtur nga Real Madridi.

Mendilibar tha se dallimi mes dy skuadrave është se Reali kur fillon ta lëviz topin e bën më shpejtë se katalunasit.

“Ndryshimi mes Madridit dhe Barcelonës është se kur Madridi nis ta lëviz topin, ata e bëjnë më shpejtë se Barcelona”, tha ai.

Rivaliteti mes dy skuadrave është duke vazhduar, derisa janë ende në garë për titull.

Vazhdon forma e dobët e Barcelonës: Mposhtet nga Eibari në ‘Camp Nou’

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Barcelonës si duket po e regjistron njërin ndër sezonet më të vështira të saj, pasi blaugranët edhe sonte janë ndalur në ‘Camp Nou’ me një barazim prej 1:1, në ballafaqim me skuadrën modeste, Eibarin, raporton Periskopi.

Ishin mysafirët ata që në minutën e 57’të befasuan katalanasit me golin e sulmuesit spanjoll, Kike.

Kurse, golin e barazimit për katalunasit e shënoi sulmuesi francez, Dembele në minutën e 67’të.

Barcelona me këtë barazim renditët në pozitën e gjashtë me 25 pikë të numëruara, derisa Eibar ngritët në pozitën e 14-të me 16 sosh. /Periskopi

Gabimi i portierit të Valladolidit kundër Eibarit është thjesht i dhimbshëm

Periskopi.com Sporti

Eibar fitoi 3-1 në fushën e vet kundër Valladolid dhe është pranë arritjes së suksesit të dytë radhazi në La Liga. Të dy golat janë shënuar në pjesën e parë.

Qendërmbrojtësi Bigas realizoi me kokë në minutën e 21-të, ndërsa shtatë minuta më pas erdhi dyfishimi. Gafë fatale e miqve, të cilët i dhuruan Eibarit shansin të gjente golin e dytë.

Një mbrojtës mik ktheu një top drejt portierit Churripi, por 26-vjeçari rrëshqiti dhe aty përfitoi japonezi Inui, i cili realizoi me portën bosh.

Të dy skuadrat shënuan nga një gol në pjesën e dytë dhe e gjithë ndeshja u mbyll me triumfin 3-1 për vendasit e Eibar.

Mesfushori i Sevillas detyrohet të luajë si portier dhe bën një pritje të jashtëzakonshme

Periskopi.com Sporti

Sevilla kundër Eibarit të hënën mbrëma ishte një ndeshje thjesht e jashtëzakonshme.

Jo gjithmonë gjërat do të shkojnë sipas planit, dhe aktivizimi i një mesfushori, mbrojtësi ose sulmuesi si portier është shembulli që e nënvizon këtë, transmeton Periskopi.

Pikërisht kjo ndodhi të hënën në La Liga.

p1eck5gs6m1ljp1qjibl17um1rv4d.jpg

Fillimisht, Lucas Ocampos realizoi golin për ta vënë Sevillan në epërsi në minutën e 56-të, por kjo nuk është e tëra.

Ocampos pastaj përfundoi ndeshjen si portier, pasi numri 1 i analuzianëve, Tomas Vaclik u detyrua të largohej me një lëndim kur ishin kryer të gjitha zëvendësimet.

Në kohën shtesë, Ocampos u desh të mbronte teksa Eibari po mundohej të gjente golin e barazimit, me takimin që përfundoi pas minutës së 100-të për shkak të vonesës së gjatë nga lëndimi.

Dhe krejt në fund, Ocampos bëri një pritje kruciale për t’i shpëtuar gol të sigurtë skuadrës së tij.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Formacionet zyrtare: Real Madridi me disa mungesa të rëndësishme ndaj Eibarit

Periskopi.com Sporti

Real Madidi do ta pres ekipin e Eibarit në stadiumin ‘Di Stefano’, kjo pasi Santiago Bernabeu është në rinovim, në ndeshjen e parë pas rikthimit të futbollit që nga ndërprerja në muajin mars.

Zinedine Zidane për këtë sfidë nuk mund të llogarisë në lojtarët si Mariano Diaz, Luka Jovic, Lucas Vazquez, Nacho pasi janë të lënduar.

Periskopi më poshtë jua përcjell formacionet.

Real Madrid e deklason Eibarin

Periskopi.com Sporti

Real Madrid ka shënuar fitore të lehtë kundër Eibar.

‘Los Blancos’ kanë shënuar fitore me rezultatin 0:4 në përballjen kundër Eibar, në xhiron e 13-të të La Liga, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Karim Benzema, i cili realizoi golin e parë qysh në minutën e 17’.

Ramos dyfishoi epërsinë e Real, kur nga pika e bardhë realizoi për 2:0, në minutë e 20’ të takimit.

9 minuta më vonë u akordua edhe një penallti në favor të madrilenëve, penallti të cilën në gol e ktheu Benzema, për 3:0.

Federico Valverde shënoi për rezultatin final, 0:4, në minutën e 61’ të takimit.

Me këtë fitore, Real Madrid mbanë përkohësisht kreun e tabelës,  me 25 pikë të grumbulluara.

Eibar mbetet në pozitën e 15, me 15 pikë të tubuara.