Trajnerit kosovar i humb pasaporta, e kërkon përmes Facebookut

Periskopi.com Sporti

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ejup Mehmeti po përballet me një problem paksa të çuditshëm, por mjaft të sikletshëm.

Sidomos pasi planifikon të udhëtojë së shpejti, transmeton Periskopi.

Kjo pasi Mehmetit i ka humbur pasaporta në Kosovë, gjë që ia pamundëson atij fluturimin drejt Gjermanisë ku jeton dhe vepron.

Në një tentativë dëshpëruese për ta gjetur, ai ka bërë një postim në Facebook ku ka kërkuar nga kushdo që e gjenë ta dorëzojë në një restaurant të specifikuar ose në Polici.

Shikoni postimin e tij të plotë më poshtë. /Periskopi.com/

Image