Meditimi budist u kishte ndihmuar djemve tajlandezë të ngujuar në shpellë

Periskopi.com Lajme

Trajneri i të rinjve tajlandezë i cili kishte jetuar për një dekadë në një manastir budist i ka mësuar si të meditojnë lojtarët derisa ishin të ngujuar në një shpellë.

Kur 12 lojtarët tajlandezë të cilët ishin të bllokuar në një shpellë dhe më pas u shpëtuan nga një zhytës britanik, zbuloi se ata kishin medituar.

“I shikoja ata sesa të qetë ishin duke pritur ulur. Asnjëri prej tyre nuk qante. Ishte e pabesueshme”, u shpreh nëna e njërit prej lojtarëve, duke iu referuar një video që ishte shpërndarë në internet gjatë kohës kur të rinjtë janë gjetur, raportoi “Vox”, transmeton Periskopi.

Trajneri Ekapol Chnathawong, i cili i udhëhoqi ata brenda shpellës të cilët ishin bllokuar që prej 23 qershorit, ai e ka trajnuar meditimin në një manastir budist një dekadë para se të bëhej trajner futbolli. Sipas një numri të madh burimesh, ai u ka mësuar djemve të moshës 11 deri në 16 vjeç se si të meditonin për të ruajtur qetësinë dhe energjinë për dy javë rresht.

“Ai mund të meditojë për një orë”, thotë halla e Ekapolit. “Ai i ka ndihmuar ata për të ruajtur qetësinë”.

ต่อให้อายุ 25 ก็ใช่ว่าจะเป็นผู้ใหญ่เต็มตัว เค้าคือพี่ที่อายุมากสุดในกลุ่ม ต้องดูแลน้องๆจากทุกอย่างที่คาดเดาไม่ได้ เค้าก็แค่พากันไปเที่ยวในที่ที่เค้าไปประจำ ใครจะรู้ว่าฝนจะตก น้ำจะท่วม จะออกไม่ได้ จะต้องติดข้างใน ใครจะรู้? นี่นับถือใจโค้ชมากเลยนะ ยอมอดอาหารจนผอม อ่อนเพลีย แต่น้องๆ ต้องรอด ทั้งๆที่สถานการณ์นั้น จะเห็นแก่ตัวก็ทำได้ แต่เค้าไม่ทำ ภาวะคับขันแบบนั้น โค้ชยังกระตุ้น ดูแล และระวังให้ 12 ชีวิตปลอดภัย ใน 2 มือเนี่ย เชื่อว่าทุกคนรักโค้ชและทุกคนเชื่อว่าโค้ชดูแลน้องๆได้เป็นอย่างดี อย่าโทษตัวเอง อย่าว่าตัวเองผิด ภัยธรรมชาติ เราควบคุมไม่ได้นะ ☺ เค้าเป็นผู้ประสบภัย ไม่ได้ทำผิดอะไร ฮีโร่คนแรกของเด็กๆ เข้มแข็งนะโค้ช เอาใจช่วย สู้ๆนะ❤✌??⚘? We can’t control the natural disasters but we can stand until we through. Respect on you Coach Aek. You’re the best of coach. Praise on you the first hero of youth football team..RESPECT???? #โค้ชเอก #ฮีโร่ #โค้ชแท้ #ถ้ำหลวง #ถ้ำหลวงขุนน้ำนางนอน #13ชีวิตต้องรอด #13ชีวิตรอดแล้ว #หมูป่าอะคาเดมี่ #หมูป่า #แม่สาย #thamluang #ThamLuang #thailand #strong #believe

A post shared by Jiraporn Luekaewma (@mai_jacknight) on

Në një karikaturë që po qarkullon në Tajlandë, një artist tregon Ekapol me disa derra të vegjël të egër, duke medituar paqësisht.

25-vjeçari Ekapol kishte jetuar në manastir në moshën 12-vjeçare pasi nuk kishte prindër. Sipas “Straits Times”, ai është trajnuar në një manastir për 10 vite në Mae Sai, Tajalndës, por ishte larguar pasi i duhej të kujdesej për gjyshen e tij.

Meditimi është shumë praktik në rastet më ekstreme të stresit në rastet e jashtëzakonshme kur gjendesh në shpella. Meditimi budist është i vjetër afro 2, 600 vjeçar, që prej kohës kur Budha kishte filluar të praktikonte me faktin për të arritur paqen e mendjes, dhe çlirimin nga vuajtjet./Periskopi/