Beqiri: Ekipi i Unitetit dirixhohet nga Hashim Thaçi

Periskopi.com Lajme

Lidhja Demokratike e Kosoves ka vendosur të mos lëviz nga qëndrimi i saj karshi dialogut me Serbinë, dhe diskutimeve rreth idesë për korrigjim territoresh, pavarësisht vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për emërimin e Ekipit të Unitetit në krye me Fatmir Limajn.

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri e ka quajtur “lojë” dhe të “manipuluar” Ekipin e Unitetit të emëruar nga Qeveria “Haradinaj”, ku ka akuzuar Presidentin Hashim Thaçi se ka ‘gisht’ në këtë çështje.

“Për Lidhjen Demokratike të Kosovës kjo nuk ndryshon asgjë, është shumë e qartë që me këtë lojë që sot është bërë vallës i prin Hashim Thaçi, kështu që nuk ka asnjë arsye që LDK-ja të ndryshojë diçka nga qëndrimi që e kemi pas”, tha Beqiri.

Ai ka përsëritur qëndrimin e partisë se, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare, pasi që sipas tij kjo Qeveri është e pakicës dhe vetëm në atë mënyrë mund të fitohet legjitimiteti qytetar.

“Kjo qeveri është e pakicës dhe nuk i përfaqëson interesat e qytetarëve. Për mentimin tonë është një tentim, i një lloj mbulese për vazhdimin e asaj çka po tentohet të bëhet nga z. Thaçi”, u shpreh Beqiri për Blic.

Sekretari i LDK-së është deklaruar edhe lidhur me rezolutën e përgatitur nga kjo parti, e mbështetur edhe nga dy partitë tjera opozitare, VV dhe PSD për kundërshtimin e idesë për shkëmbim territoresh.

“Nesër do të dalë në votim një rezolutë që ia ndalon çdo kujt të flas për ndarje, shkëmbim apo coptim të territoreve. Ne mendojmë që duhet të ndërprehet kjo nguti, për t’i bërë dëm vendit”, tha Beqiri.

Sipas vendimit të Qeverisë, Ekipi i Unitetit përbëhet nga Fatmir Limaj kryesues, Enver Hoxhaj-zv’kryesues. Ekipi tutje do të përfaqësohet nga anëtarët si Behxhet Pacolli, Dardan Gashi, Mahir Yagcilar si dhe Avni Arifi.

Por, jo vetëm. Kësaj liste, Kryeministri Haradinaj i ka shtuar edhe nga një përfaqësues nga partitë opozitare: LDK, VV, PSD dhe Alternativa. E përveç tyre, në procesin e dialogut do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ndryshe, partitë opozitare kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme për ditën e nesërme ku pritet të votohet një rezolutë, përmes të cilës synohet të pengohet Presidenti Hashim Thaçi, të negociojë për tërësinë territoriale të Kosovës me shtetin serb.

Zogaj: Kosova nuk duhet të ketë ekip të unitetit në negociatat e Brukselit

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Petrit Zogaj, në një shkrim të publikuar në rrjetin social “Facebook” ka radhitur nëntë aryset se pse Kosova nuk duhet të ketë ekip të Unitetit për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë në Bruksel, raporton Periskopi.

Zogaj ka shkruar se Kosova tashmë ka 10 vjet shtet, dhe se Kushtetuta i përcakton qartë përgjegjësitë e secilit prej institucioneve dhe çfarëdo marrëveshje ndërkombëtare.

Tutje, ai i ka bërë thirrje spektrit politik në vend që të mos i nënshtrohet presionit të presidentit Hashim Thaçi, për të cilin shkruan se si ishte bërë pjesë e negociatave në Bruksel, edhe pse ishte në opozitë.

Zogaj thotë se është në interes kombëtar që në këtë fazë të kemi një ekip shumë të përgatitur, por edhe një opozitë të kujdesshme, lidhur me marrëveshjen që do të dalë nga kjo fazë e dialogut.

Lexoni të plotë shkrimin e tij:

Kosova nuk duhet te kete ekip te unitetit ne negociatat e Brukselit sepse:

Nuk eshte situata e vitit 2005/06, kur ishim ne administrim nderkombetar dhe nuk kishim institucione shteterore, pervec atyre administrative. Tashme kemi 10 vjet shtet.

Ne 2005/06 nuk kishim dokumente qeverisese, sot Kosova ka Kushtetute qe percakton qarte pergjegjesite e secilit institucion brenda vendit dhe cfaredo marreveshje nderkombetare, e me kete rast perfshine edhe marreveshjen eventuale me Serbine.

Nese eshte e vertete qe Kosova ka bere kompromise te mjaftueshme ne proces te Vjenes, dhe ato kompromise i ka inkuadru ne Kushtetute, qe i bije qe cfaredo qe te ndodhe ne dialogun e Brukselit, Kushtetuta nuk preket, pra nuk ka me kompromise tjera, atehere nuk ka kurrfare nevoje qe te kemi ekip te unitetit. Mos ju nenshtroni presionit te Presidentit Thaci, kur ky i fundit i referohet negociatave te Vjenes dhe se si PDK-ja edhe pse ne opozite, u be pjese e ekipit negociator. PDK dhe Thaci ne 2005/6, te vetmin mundesi per faktorizim e kishin nese do ishin pjese e ekipit negociator.

Nese mund t’i besojme Presidenti Thaci dhe Qeverise qe Marreveshja e ardhshme nuk e kalon Kushtetuten, ratifikimi i saj ne Kuvend nuk do te ishte problem sepse edhe partite opozitare kete po e kerkojne-respektimin e Kushtetutes qe kemi, pa ndryshime.

Nese qellimi i ekipit te unitetit eshte qe t’i kalojme pa probleme ndryshimet kushtetuese per akomodomin e autonomise, atehere, eshte pergjegjesi edhe e opozites nese nje gje e tille ndodhe.

Per shkak qe ekziston nje obsession i PDK-se, e kryesisht i Thacit e Veselit per ta pozicioniar LV anti-dialog ne cdo situate (anipse kjo e fundit eshte deklaruar pro dialogut me kushte) duke e pasur LDK ne ekip negociator amortizohet cfaredo reagimi per marreveshje te demshme eventualisht.

Sikurse ka nje obsesionim te LDK ta quan veten ‘parti institucionale,’ dhe keshtu te bashkangjitet ne cfaredo rrethanash agjendes se PDK-se, (jo vetem ne kete te dialogut). Per Kosoven dhe interesin nacional, nuk ka asgje me institucionale qe LDK te qendroj ne opozite dhe ta mbikeqyre procesin negociator shume kujdesshem.

Kemi pare qe Presidenti Thaci me krenari e pershkruan veten si nje negociator te shkathte, qe nuk i mungon pervoja, dija dhe guximi. Meqe i ka te gjitha keto, pse i duhet gjithe ky mobilizim dhe gjitheperfshirje? Nese del i fituar nga ky proces, le t’i merr te gjitha meritat i vetem.

Serbia nuk ka kriju nje ekip te tille. Per me teper, Presidenti Vucic ne shume raste ka thene qe ‘marreveshjen per Kosoven’ do ta hedhim ne referendum. Ne kete kuptim, edhe ne Kosove do te duhej me u pa referendumi si mjeti i konfirmimit per nje marreveshje me Serbine, e jo te kerkohet 2/3 ne Kuvend sepse keto 2/3 nuk eshte edhe aq veshtire te arrihen permes presionit.

Prandaj, eshte ne interes kombetar qe ne kete faze te negociatave te kemi nje ekip shume te pergatitun, (gje qe eshte i mundur te behet brenda koalicionit qeverises), por njekohesisht te kemi nje opozite shume te kujdesshme ne lidhje me marreveshjen qe do te vije./Periskopi

Këshilltari i Thaçit: Javët e ardhshme krijojmë ‘Ekipin e Unitetit’

Periskopi.com Lajme

Ekipi i Unitetit mbetet modeli më i mirë për përfaqësim të Kosovës në bisedimet me Serbinë, në fazën e fundit të dialogut.

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala në një intervistë për Rubikon të KTV-së, ka thënë se presidenti është i gatshëm që legjitimitetin e tij ta marrë nga Kuvendi i Kosovës.

“Delegacioni i Kosovës i cili do të udhëhiqet nga presidenti Hashim Thaçi do të ishte shumë mirë nëse mandatohet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Shala.

“Synimi absolut i presidentit është që të bëhet Ekipi i Unitetit në javët e ardhshme sepse do të kemi bisedime shumë të rënda”, shtoi tutje ai.

Mos gatishmërinë e politikës kosovare për mungesë konsensusi, sipas Shalës, mund ta shfrytëzojë pala serbe, në këtë rast, presidenti Aleksandër Vuciq.

Ndonëse javë më parë, partia në koalicionin qeveritar, Nisma Socialdemokrate, kishte thënë se është kundër përfaqësimit të Kosovës në bisedime me Thaçin kryenegociator, Shala tha së beson shumë se ky qëndrim ka ndryshuar dhe një gjë të tillë do ta shohim ditët në vijim.

Sot janë takuar krerët e shtetit, Thaçi,Veseli e Haradinaj, por Nisma e Fatmir Limajt, ka thënë të mos jetë e informuar për këtë takim.

Nisma: Po paralajmërohen koncesione të reja me Serbinë

Ideja e prezantuar sot nga Edita Tahiri, që faza e tretë e Dialogut të Brukselit me Serbinë të ketë format negociatorësh sikur “Ekipi Unitetit” në bisedimet e Vjenës, nuk i ka pëlqyer fare Nismës për Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Bilall Sherifi nga kjo parti ka thënë se kjo ide është “një lajm shumë i keq”, transmeton Koha.net.

Ai në prononcim për Koha.net ka thënë se kjo që ka kërkuar Edita Tahiri, do të thotë përgatitje për koncesione të reja me Serbinë.

“Nëse Edita Tahiri kërkon një lloj dialogu sikur në kohën e bisedimeve të Vjenës, atëherë paskan përgatitur koncesione të reja për Serbinë. Se po të ishin tema për të cilat do të fitonte Kosova, nuk do të ishte e gatshme as Edita as shefat e Editës nuk do të na thirrnin”, ka thënë Sherifi, teksa potencon përsëri se po të ishte mirë, atëherë nuk do të thirrej fare opozita.

 

Plani i Edita Tahirit nuk ‘dhezë’ as në AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që dikur mbështeste Dialogun Kosovë-Serbi me Blerim Shalën, e sheh dialogun me një sy tjetër.

Periskopi.com Uncategorized

Anëtari i kryesisë së AAK-së dhe zëdhënësi i kësaj partie, Muharrem Nitaj, në një prononcim për Koha.net, ka treguar se si e shohin dialogun me Serbinë, pas propozimit të Edita Tahirit që faza e tretë e bisedimeve të përbëhet nga një ekip negociatorësh sikur “Ekipi i Unitetit” në kohën e bisedimeve të Vjenës, transmeton Koha.net.

“Çështja e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është çështje e grupeve dhe ekipeve që marrin pjesë në bisedime. AAK kur ka besuar se dialogu është në rrugë të mirë, e ka pasur përfaqësuesin e vet në bisedime. Më pas kur ka besuar se dialogu ka degjeneruar në diçka tjetër, e ka tërhequr përfaqësuesin e saj”, ka thënë Nitaj.

Shtyllë kryesore të bisedimeve, Nitaj e sheh çështjen e formatit dhe përmbajtjes së bisedimeve. E kjo gjë, sipas tij, dy vjetët e fundit ka dështuar për sukses të Kosovës.

Që AAK të mbështesë dialogun, pa e vënë kush pjesëmarrjen, është ndërrimi i formatit dhe përmbajtjes së përmbajtjes, që qëllim kanë njohjen e Kosovës.

“Duhet ndërruar formati e jo e çështjes kush me marrë pjesë në ekipet që do të zhvillojnë bisedime. Nëse bisedimet me Serbinë ndërrojnë format dhe përmbajtje, e që qëllim final kanë njohjen e ndërsjellë e Kosovës, atëherë AAK do të ishte në gjendje të mbështesë këtë proces, pa marrë parasysh se a do të jetë vetë pjesë e ekipeve, në të kundërtën nuk do të jemi pjesë e grupeve me këtë format”, ka përfunduar Nitaj.

 

 

 

Vetëvendosje kundër ‘ekipit të unitetit’, por për dialog me serbët lokalë

Përderisa kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri ka kërkuar ndryshim për përfaqësim të vendit në dialog, duke thënë se duhet ekip përfaqësues i njëjtë si në bisedimet në Vjneë, subjekti më i madh opozitar në vend, Vetëvendosje e kundërshton një gjë të tillë.

Periskopi.com Lajme

Ky subjekt vlerëson se zgjidhja mbetet ndërprerja e këtij lloji të negociatave, për një fillim të negociatave të reja, të cilave sipas Vetëvendosjes, iu paraprinë dialogu me serbët lokal dhe kushtëzimi i Serbisë.

Frashër Kraniqi thotë për Periskopin se Edita Tahiri në vazhdimësi ka gënjyer dhe ka mashtruar në lidhje me negociatat me Serbinë, një pjesë të së cilave i ka udhëhequr.

Sipas tij, saktësisht, në periudhën kur zonja Tahiri ka drejtuar këtë proces, ajo pranoi që Kosova ndërkombëtarisht të paraqitet me fusnotë, gjë e cila për ne qysh atëherë është parë si rrezik për shtetësinë e Kosovës sepse pranimi i fusnotës cënoi pavarësinë dhe sovranitetin. Pra ishte heqje dorë nga Republika.

“Ne e dimë historikun e negociatave. Fillimi i tyre ka qenë i pabarabartë dhe qysh në fillim është gabuar sepse nuk është kushtëzuar në asnjë moment Serbia, se lëre më të kërkoi falje, Më pas, në çdo raund negociatash ka pasur shumë koncesione jashtëzakonisht të dëmshme për vendin, përfshi edhe negociatat e Vjenës që zonja Tahiri do t’i marrë si model. Gjitha negociatat kanë prodhuar më pak shtetësi për Republikën tonë, teksa kanë favorizuar Serbinë, veç tjerash, duke e ndihmuar edhe në rrugën e saj evropiane”, thotë Krasniqi për Periskopi.com

Ai vlerëson se Tahiri, dështimin e saj dhe qeverisë ku bënë pjesë do që ta shpërndajë në një grup a ekip uniteti, ku parasheh të jenë gjitha partitë.

“Për ne zgjidhja mbetet ndërprerja e këtij lloji të negociatave, për një fillim të negociatave të reja, të cilave iu paraprinë dialogu me serbët lokalë dhe kushtëzimi i Serbisë. Përndryshe, përsëritja e çdo modeli nga negociatat e kaluara prodhon rezultate të njëjta, e që aspak nuk janë të konvenueshme për shtetin tonë, për të ardhmen e tij”, thotë Krasniqi. / Periskopi

Edita Tahiri mendon se Ekipi e Unitetit la NAM në Vjenë

Kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri ka kërkuar ndryshim për përfaqësim të vendit në dialog.

Periskopi.com Lajme

Ajo sot para Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme ka thënë se delegacioni duhet të jetë i njëjtë sikur ekipi përfaqësues në bisedimet e Vjenës.

“Duhet të ketë konsensus mes te gjitha partive politike dhe të shkohet në këtë fazë pasi edhe Brukseli ka thënë se ky dialog nuk mund të zgjasë aq sa ka zgjatur”, ka thënë Tahiri.

Në Vjenë ka negociuar, i ashtuquajturi Ekip i Unitetit, me përfaqësues të të gjitha partive politike. Ai dialog në Vjenë i ka paraprirë pavarësisë së vendit më 17 shkurt 2008.