Ekipi serb tentoi të hyjë në Kosovë pa lejen e autoriteteve

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ia ka ndaluar hyrjen në Mitrovicë ekipit basketbollistik Slloga nga Batoçina.

Gjatë së dielës, Policia e Kosovës ka ndaluar hyrjen në territorin e saj ekipit të basketbollit nga Botaçina e Serbisë Slloga.

Ata kishin të caktuar një ndeshje me Trepçën në kuadër të ligës së dytë serbe.

Ky ndalim është bërë për shkak se sportistët serbë kishin tentuar të hynin në Kosovë pa leje adekuate nga autoritetet kosovare.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ekipi i potencuar nga ana juaj nuk ka pas leje nga ministria kompetente, prandaj edhe iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Hoxha për lajmi.net.

Në anën tjetër, mediet serbe raportojnë se ky është rasti i dytë në 20 ditët e fundit që basketbollistëve nga Serbia u ndalohet hyrja në Kosovë.

Ekipi i vitit 2019

Periskopi.com Sporti

Si zakonisht, FIFA e zgjodhi ekipin e vitit, në bazë të votave të mijëra futbollistëve profesionistë.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit e zgjodhi formacionin e vitit për 2019-shin, shkruan Gazeta Express.

Ekipi ideal i vitit u zgjodh si rezultat i votave të mijëra futbollistëve profesionistë nga mbarë bota.

Më të mirët e vitit u zgjodhën në Milan të Italisë më 23 shtator. Futbollistët u votuan në bazë të paraqitjeve individuale që i patën në sezonin 2018/19.

Në bazë të votave, në portë përfundoi portieri i Liverpoolit dhe Brazilit, Alisson Becker.

Në krahun e majtë u vendos Marcelo i Real Madridit dhe Brazilit. Në të djathtë zuri vend spanjolli i Realit, Sergio Ramos, edhe pse qe një kohë të gjatë ai luan si qendërmbrojtës.

Në qendër të mbrojtjes me plot meritë zuri vend sensacioni Matthijs de Ligt i Ajaxit dhe Holandës, i cili gjatë verës iu bashkua Juventusit.

Përkrah tij në zemër të mbrojtjes gjendet Virgil van Dijk, i cili ishte i pakalueshëm tek Liverpooli dhe Holanda.

Frenkie de Jong, një tjetër lojtar që shkëlqeu me Ajaxin, përfaqësues i Holandës, përfundoi në mesfushë.

Përkrah tij gjendet belgu i Chelseat, tash në Real Madrid, Eden Hazard, i cili me “Blues” e fitoi Europa Leaguen.

Fituesi i vitit të kaluar i Topit të Artë, kroati i Real Madridit, Luka Modric, e kompleton mesfushën, raporton Express.

E sulmi përbëhet nga tre “vrasës”. Cristiano Ronaldo nuk kish se si të mungonte në këtë ekip pas paraqitjeve me Juventusin dhe Portugalinë.

Edhe francezi Kylian Mbappe e pati një vit fantastik me Paris Saint-Germainin.

Kurse, ekipi ideal i vitit kompletohet me fituesin e Topit të Artë dhe futbollistin më të mirë të FIFA-s në botë për vitin 2019, argjentinasin e Barcelonës, Lionel Messi.

 

Klasi i pakapshëm i Skifterave, gëzojnë 20 familje në prag të dimrit

Periskopi.com Sporti

Njëri nga tifo grupet më të organizuar në vend janë Skifterat e Gjilanit.

Bardhekuqtë janë duke festuar 20 vjetorin e themelimit si tifo grup, ndërsa në ditën e katërt kanë shpërndarë ndihma për familjet në nevojë, shkruan Gazeta Sheshi.

Skifterat kanë vendosur që gjatë tërë ditës të shpërndajnë pako ushqimore për familjet në nevojë.

Kësaj iniciative të Skifterave i janë bashkuar edhe futbollistët dhe shtabi teknik i SC Gjilanit.

Iniciativa e Skifterave është përshëndetur shumë në rrjetet sociale.

https://www.facebook.com/UltraSkifterat/posts/156785095710149

 

Shembet dheu në një vendpunishte në kryeqytet, pronari sulmon fizikisht gazetaren

Periskopi.com Lajme

Në rrugën “Bedri Gjini” në Prishtinë, ka ndodhur një incident ku nga shembja e dheut janë dëmtuar disa vetura.

Shembja e dheut dyshohet se ka ndodhur për shkak të punimeve që janë duke u kryer poshtë rrugës.

EkonomiaOnline ka shkuar në vendin e ngjarjes për të realizuar një kronikë për gjendjen pas rrëshqitjes së dheut, por që është penguar nga pronari i kompanisë ndërtuese, edhe pse ekipi ynë kishte leje nga inspektori i ndërtimit.

Pronari i kompanisë ndërtuese “Kosova Project& Contruction”, Arsim Rexhepi e ka tërhequr për krahu gazetaren Norë Kelmendi, duke e larguar nga vendpunishtja teksa është dashur edhe ndërhyrja e policisë, raporton EO.

Inspeksioni ndërpret punimet, i shqipton 500 euro gjobë pronarit

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se pasi janë njoftuar për rrëshqitjen e dheut, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dy ekipe të Inspeksonit, një nga Sektori i Rendit Komunal edhe një nga Sektori i Ndërtimit.

“Pala në këtë rast nuk e ka respektuar lejen ndërtimore, sepse ende nuk e ka ndërtuar murin mbrojtës. Si rrjedhojë, Inspektori kujdestar nga Sektori i Ndërtimit e ka obliguar që t’i ndërpresë të gjitha punimet, si dhe e ka shqiptuar gjobën në vlerë 500 euro”, thuhet në njoftimin e Komunës.

“Inspektori kujdestar i Sektorit të Rendit Komunal e ka shqiptuar gjobën tjetër për dëmtim të rrugës, gjithashtu 500 euro, si dhe e ka urdhëruar palën që menjëherë ta rikthejë terrenin në gjendjen e mëparshme”.

“Vazhdimi i punimeve në ndërtimin e këtij objekti do të jetë i mundur vetëm pasi të vendoset muri mbrojtës sipas lejes ndërtimore, dhe pasi të rregullohet pjesa e dëmtuar e rrugës”, thekson Komuna e Prishtinës.

The Sun: Forma e Granit Xhakës, shqetësuese për Arsenalin

Periskopi.com Sporti

Arsenali ka përfunduar sot ndeshjet e tyre parasezonale me një humbje në minutat e fundit kundër Barcelonës 2-1, që për shumë kënd ishte një fitore e pamerituar për Barcelonën. Por, mediat në Angli kanë shkruar se forma e Granit Xhakës duhet ta shqetësojë klubin anglez, pasi që ai bëri disa gabime gjatë kësaj ndeshje

Pierre-Emerick Aubameyang shënoi një gol të bukur në pjesën e parë që i dha Gunners epërsinë e merituar.

Arsenali e pati në kontroll ndeshjen derisa Ainsley Maitland-Niles bëri atë gabimin e pafalshëm duke shënuar gol.

Lojtari i ri, i cili kishte një ndeshje mesatare deri në atë pikë, shënoi një gol qesharak që ia dha barazimin Barcës.

Por njëri prej lojtarëve që gaboi më se shumti në Spanjë ishte Xhaka.

Sipas The Sun kjo është paraqitja e tërë lojtarëve të Arsenalit në Spanjë, e ku paraqitjen më të mirë e pati i riu Joe Ëillock.

BERND LENO

Dështoi për të komunikuar me mbrojtje, sidomos me Maitland-Niles, e cila gjë bëri që ky i fundit të shënoi autogol. Ai duhet të kthej formën e tij të mirë dhe të komunikoj më mirë me mbrojtjen.

AINSLEY MAITLAND-NILES

Ishte më i miri lojtar në pjesën e parë, Maitland-Niles u kthye në ankth për Arsenalin në të dytë ku shënoi autogolin por edhe mbante topin shumë para portës së Lanos. Megjithatë pati dalje të mira përpara në sulm.

SOKRATIS

Ia doli mirë me presionin e sulmit të Barcelonës por ende ka nevojë ta formojë një partneritet më të mirë me Chambers pasi që disa herë kishin vështirësi në komunikim. Sezoni është i gjatë, mund të përmirësohen.

CALUM CHAMBERS

Pika e dobët e Arsenalit në katërshen mbrojtëse. Pasime të dobëta që lejuan dy herë Barcelonën ku mund të shënonte, e kjo gjë do të jetë shqetësim për Emeryn dhe tifozët e Arsenalit. Gabim shumë i madh ku la shpraztira në mbrotje ku disa herë Suarez mund të shënonte.

NACHO MONREAL

Pasi që nuk dihet a do të jetë në Arsenal, veterani spanjoll pati një paraqitje të mirë në 45 minutat e parë. Zëvendësimi në pjesën e dytë ishte vendim i mirë i trajnerit.

GRANIT XHAKA

Çuditërisht vazhdon me gabime në pasime dhe në mesfushë. Pasime tepër të dobëta, mungesë kontrolle dhe mbajtje të ritmit në mesfushë. Kjo sigurisht që e ka mërzitur më se shumti trajnerin e Arsenalit.

JOE WILLOCK

U tregua njëri prej më të mirëve në fushë, bllokojë një goditje që do të ishte gol i sigurt nga Semedo. Ai ka treguar këto ndeshje parasezonale aftësi si në mbrojtje por edhe ka shënuar gol në ndeshjet e para. Sigurt sivjet do të jetë më shumë në përbërjen e parë të Arsenalit.

MESUT OZIL

Në këtë ndeshje tepër i mprehtë dhe me pasime të sakta për Emery si dhe tepër i mirë në kundërsulme me Aubameyang. Në këtë sezon pritet që të jetë çelësi i sulmit të Arsenalit, sidomos kur para tij do të jenë Pepe dhe Lacazette si dhe Aubameyan.

REISS NELSON

I mprehtë dhe tepër sulmues, rregullisht depërtues në anën e majtë dhe goditje me këmbën e tij të djathtë. Jo edhe më i miri në ndeshjet parasezonale të Arsenalit, siç kanë pritur shumë, por mund të jetë çelës për skuadrën gjatë sezonit.

HENRIKH MKHITARYAN

Mjaftueshëm i përfshirë në Nou Camp, e cila gjë duket befasi pasi që vendi i tij mund të mos jetë i sigurt në formacion pas ardhjes se Nicolas Pepe. Megjithatë Emery pret më shumë prej tij.

PIERRE-EMERICK AUBAMEYANG

Edhe pse ishte i vetmi sulmues klasik në Camp Nou, Aubameyang e driblonte mbrojtne e Barcelonës me sulmet e tij. Goli i tij në trekendësh të portës tregon se ai do të shënojë gola të tillë edhe gjatë këtij sezoni.

Zëvendësimet:

SEAD KOLASINAC

Pasi që kishte një përleshje me disa hajna në Londrën Veriore, disa galaktikë në Barcelonë nuk do të kishin fare problem që të përballeshin me Kolosinac.

MATTEO GUENDOUZI

Solli energji në mesfushën e Arsenalit dhe tregojë aftësitë mbrojtëse të tij.

 

Lewandowski tregon planet për të ardhmen e tij

Periskopi.com Sporti

Ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka zbuluar planet e tij afatgjate për karrierën prej futbollisti.

Një prej numrave 9 më të mirë në botën e futbollit, është afër që të mbush 31 vite, por nuk ka treguar shenja se po ngadalëson në formën e tij.

Lewandowski po planifikon së paku edhe katër vite në karrierën e tij spektakolare, duke mos menduar aspak për pensionimin.

“Dua të luajë për së paku edhe katër vite. Nuk ndihem akoma sikur do të mbush 31 vite” ka thënë Lewa për faqen zyrtare të Bundesligës, transmeton lajmi.net.

“Do të mundohem që ta mbaj vetën në formën më të mirë të mundshme” ishin fjalët e polakut.

Lewandowski ka qenë në majat e futbollit tash e sa vite. Ai ka regjistruar së paku 43 paraqitje në secilin sezon që nga viti 2010.

 

Mourinho: Jam i uritur, ama po e pres klubin e duhur

Periskopi.com Sporti

Jose Mourinho është i etur për t’iu kthyer punës së trajnerit, por thotë se është duke e pritur klubin e duhur para se të vendosë.

Trajneri portugez ka mbetur pa klub që prej dhjetorit, kur u shkarkua nga Manchester Unitedi.

Por, ai thotë se është i uritur për t’iu kthyer punës tani.

“Jam i uritur për t’u rikthyer, por do ta pres klubin e duhur dhe projektin e duhur”, tha Mourinho për Sky Sports.

“Ndërkohë, jam duke i bërë gjërat që i dua. Preferoj të punoj, por më pëlqejnë edhe sportet e tjera dhe kjo është mundësi e mirë për ta shijuar”, tha 56-vjeçari nga Silverstone, ku ndodhet për ta përcjellë garën e formula 1, Grand Prix.

 

 

 

 

 

 

 

7- vjeçarja nga Peja arrin në botën e Hollivudit

Periskopi.com Lajme

Talentja e rrallë, 7 vjeçarja shqiptare, Alea Mehaj, e lindur dhe rritur në Norvegji, ka arritur suksese të jashtëzakonshme duke konkurruar në Olimpiadën e Artitit Skenik, që është duke u mbajtur në Hollivud të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton RTK.

Talentja shqiptare Alea Mehaj, familja e së cilës është nga Peja, është pjesë e ekipit kombëtar norvegjez dhe përfaqëson këtë vend në Olimpiadën e Artit Skenik, në Hollivud, përcjell albinfo.ch.

Alea e vogël, përbën fenomen edhe për vet ekipin e Norvegjisë, pasi është artistja me moshën më të re që ka regjistruar ky ekip ndonjëherë dhe që po merr pjesë në gara ndërkombëtare të niveleve më profesionale ndërkombëtare.

Alea Mehaj për RTK tha se është shumë e kënaqur që po merr pjesë në ketë garë prestigjioze.

” Është një garë e jashtëzakonshme me mbi 80 shtete që konkurrojnë. Konkurrenca e tillë gjithsesi që është motivuese”, tha Mehaj, duke mos fshehur entuziazmin.

Alea në Holivud përveç se me ekipin norvegjez, ka fluturuar edhe me një pjesë të familjes së saj që e mbështesin talentin e saj të rrallë për moshën që ka.

” Jam shumë e kënaqur normalisht që marr pjesë. Është gjë e rrallë. Por lumturia e plotë do te ishte sikur të më jepej mundësia të garoja për Kosovën. Mbetet ëndrra ime”, i tha RTK-së Alea Mehaj nga Hollivudi ku po merr pjesë.

Ajo i ka dërguar një përshëndetje të gjithë shqiptarëve, përmes një fotografie ku shihet ajo duke bërë shqiponjën dy krenare.

 

Vendimi i çuditshëm i Guardiolës, ndalon stafin që të ndjekin ndeshjen e fundit të Liverpooli-t

Periskopi.com Sporti

Sot do të përcaktohet kampioni i ri i Anglisë ku Liverpuli dhe Manchester City kanë një diferencën me vetëm një pikë dhe luajnë ndeshjen e fundit të kampionatit.

Të dyja skuadrat do të zbresin në fushë në orën 16:00 ku asnjërës nuk i lejohet hap i gabuar megjithëse presioni natyrisht është i madh.

Pep Guardiola është munduar që të përqendrojë futbollistët vetëm te ndeshja e vet dhe i ka ndaluar pjesëtarët e stafit që të shohin ndeshjen mes Liverpoolit dhe Wolvesit. Guardiola ka kërkuar që të mos bëhet i ditur rezultati i Liverpoolit në kohën kur Manchester City po luan në fushë në mënyrë që ekipi të japë më të mirën dhe të fitojë ndeshjen pa pasur parasysh se çfarë po bën Liverpooli.

“Nuk do të flasim me stafin. Nëse secili bën punën e tij, rezultati i Liverpoolit nuk ka shumë rëndësi. Nuk do të ketë asnjë kontroll të telefonit për të parë sa është rezultati i ndeshjes”, ka thënë Pep Guardiola para ndeshjes.

 

Ja ku pritet të përfundojë Elseid Hysaj

Periskopi.com Sporti

Sezoni për futbollistin e Kombëtares, Elseid Hysaj, ka qenë plot me ulje e ngritje.

Në fillim shkodrani nuk ishte i preferua nga Ançeloti teksa humbi edhe statusin e titullarit në ekip. Megjithatë, performancat e fundit u dukën sikur rikthyen Hysajn e vjetër, i cili ishte i pakalueshëm në mbrojtje dhe bënte maksimumin në sulm.

Por, paraqitja e fundit në ndeshjen e Ligës së Europës kundër Arsenalit, nuk ishte nga më të mirat e Hysajt me fanellën e kaltër dhe mediat nuk e toleruan aspak teksa i faturuan një pjesë të madhe të përgjegjësisë. Ndërkaq, Napoli tashmë nga raportimet e mediave angleze është hedhur në sulm për mbrojtësin e Kombëtares së 3 Luanëve dhe Totenhemit, Kieran Tripier.

Në këtë formë duket se italianët kanë vendosur të ndërhyjnë në merkato pikërisht në krahun e Hysajt, ndërsa me shumë mundësi shkodrani sezonin e ardhshëm do ta vazhdojë karrierën diku tjetër, pasi pavarësisht gjithçkaje ofertat për 25-vjeçarin nuk mungojnë.

 

Manchester United planifikon blerjen e radhës

Periskopi.com Sporti

Manchester United po planifikon blerjen e radhës.

Declan Rice me shumë gjasa do të bëhet transferimi i parë i ‘Djajve të Kuq’ gjatë merkatos së verës.

Manchester United do t’i ofrojë West Hamiit një ofertë të majme me vlerë 55 milionë euro për transferimin e 20-vjeçarit.

Rice ka bërë paraqitje fantastike në këtë sezon, ndërsa mori ftesën edhe nga Kombëtarja e Anglisë.

 

Spalletti lë Icardin në shtëpi

Periskopi.com Sporti

Ka plasur sërish zënka mes Spelletit dhe Icardit. Trajneri ka vendosur të lëjë në shtëpi sulmuesin argjentinas.

Icardi nuk ka luajtur për zikaltrit që prej se papritmas iu mor shiriti i kapitenit më 13 shkurt, për arsyeje që asnjëherë nuk janë sqaruar plotësisht, por besohet se kanë të bëjnë me kritikat që bashkëshortja dhe menaxherja e tij, Wanda Nara, ua bëri bashkëlojtarëve të tij gjatë paraqitjeve televizive si eksperte e futbollit.

Këtë javë, pas bisedimeve intensive me avokatin Paolo Nicoletti si ndërmjetës mes klubit dhe Icardit, argjentinasi u pajtua të rikthehet në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit.

Me Lautaro Martinezin e lënduar, Icardi ka mundur të ëndërrojë për një vend titullar kundër Lazios, por trajneri Spalletti i befasoi të gjithë në konferencë për media duke deklaruar se Icardi nuk ishte në listën e të ftuarve.

“Duke parë çfarë ka ndodhur së fundmi, përfshirë dje, them se ai nuk është ende gati t’i ndihmojë bashkëlojtarët në këtë ndeshje. Prandaj nuk është thirrur”, tha Spalletti.

Sipas mediave italiane, Spalletti e nisi seancën stërvitore me të gjithë futbollistët prezentë dhe i pyeti Icardin nëse dëshironte të thoshte ndonjë gjë.

Argjentinasi u përgjigj duke theksuar se nuk kishte asgjë për të thënë, pasi tashmë i kishte sqaruar gjërat me trajnerin dhe klubin, por kjo e ka irrituar Spallettin.

 

Ekipi Negociator tregon se a do të preken kufijtë e Kosovës sipas platformës

Periskopi.com Lajme

Kryesuesi i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti ka bërë të qartë se platform për dialogun është qëndrimi zyrtar  i Republikës së Kosovës dhe se do të jetë e bazuar tërësisht në Kushtetutën e Kosovës, raporton Periskopi.

Ahmeti ka shtuar se është vendosur që në Bruksel Ekipi negociator të hapë edhe temat që më herët s’janë diskutuar si krimet e luftës, dëmshpërblimi e viktimat e dhunës seksuale në luftë.

I pyetur për vijat e kuqe që përmban platforma, bashkëkryesuesit kanë thënë se “ajo buron nga Kushtetuta dhe s’do të dilet prej saj”.

“Kushtetuta është e qartë, integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës është i garantuar me Kushtetutë. Është e qartë për të gjithë, e për ne obligim ligjor”, ka thënë Ahmeti./Periskopi/

https://www.facebook.com/periskopi/videos/762581520769255/

 

Thaçi: E di që do të jetë vështirë në arritjen e marrëveshjes, por besoj në mbështetjen e SHBA’së dhe BE’së

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  ka folur pas takimit me Ekipin Negociator të udhëhequr nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, ku thotë se atyre u ka ofruar informatën e nevojshme  lidhur me fazën përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi.

Gjithashtu, sipas tij në këtë dokumentacion përfshihen edhe sugjerimet dhe rekomandimet e dhëna nga zyra e tij për ekipin negociator.

“Si president i Republikës së Kosovë kam ofruar informatën e nevojshëm apo informatat që vijojnë nga zyra e presidentit të Kosovës, në mënyrë që kjo të jetë një dokument informues për delegacionin e Kosovës me qëllim të njoftojë dhe ndihmojë ekipin negociator për të përmbushur detyrat që kanë marrë për përfaqësimin e dialogut në mënyrë sa më të mirë. Siç kemi biseduar edhe më herët, ky dokument informues përfshinë sfondin e fazës përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi, pastaj pozicionet e përgjithshme të palës kosovare në takimet e zhvilluar me  përfaqësuesit e BE-së në Bruksel të udhëhequra nga zonja Mogherini dhe ekipi i saj. Gjithashtu në këtë dokument të presidentit të Kosovës përfshihen edhe vërejtjet, sugjerimet dhe rekomandimet që kemi dhënë nga ana jonë si zyre e presidencës dhe të cilat do të jenë të nevojshme për ekipin negociator’’

Thaçi thekson se se do të jetë  e vështirë arritja  e marrëveshjes, megjithatë besn tek SHBA-të dhe BE, transmeton Periskopi.

Synimi ynë mbetet që në javët e muajt e ardhshme të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse që garantojnë praninë e Kosovës në OKB, njohja nga Serbia, që do të thotë se nuk do të ketë më kurrë luftë mes Kosovë dhe Serbisë, do të ketë kufi sipas standardeve evropiane, nuk do të ketë baza etnike. Unë besoj që diçka e tillë me vështirësi shumë të mëdha mund të arrihet, e di që do të ketë pengesa, ballafaqime, do të ketë kokë-dhimbje të ndryshme por besojë në mbështetjen e plotë të Amerikës dhe në udhëheqjen e Bashkimit Evropian”, ka thënë Thaçi.

Tutje ai ka treguar për temat që përfshin raporti i tij dhënë delegacionit.

‘’Ne do të punojmë bashkarisht për realizmin e objektivat sipas kushtetues, ligjit dhe vullnetit të qytetarë. Ky dokument informues përfshinë çështjet specifike të diskutuara në kuadër të fazës përfundimtare. Si tema e personave të pagjetur, pastaj çështja e personave të zhvendosur, për të vazhduar në trashëgimin kulturore, tutje çështjen e pronave, të drejtat e minoriteve jo shumicë, kthimi i artefakteve të Kosovës, gjithashtu është kërkuar që të gjitha marrëveshje të arritur në periudhën 2011-2015 të implementohen si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Tutje bashkëpunimi ekonomik infrastrukturore dhe zbatimi i kësaj marrëveshje në tërësi’’./Periskopi/

https://www.facebook.com/periskopi/videos/872708596454187/

 

Opozita, pa strategji për ta ndalur ekipin për dialogun

Periskopi.com Lajme

Gjatë mandatit të kaluar qeverisës opozita kundërshtimin për dialogun me Serbinë e shprehte në forma të ndryshme e në disa raste edhe i sulmonte me vezë negociatorët e Kosovës.

Por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë gjatë këtij mandati. Madje dy partitë më mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, që janë kundërshtuese të madha të negociatorëve aktualë të Kosovës në dialogun me Serbinë, nuk kanë ndonjë plan se si ta ndalin fazën finale.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës zgjidhja e vetme për ta ndalur ekipin negociator janë zgjedhjet, duke pritur kështu vetërrëzimin e Qeverisë.

Naser Rugova, deputet i kësaj partie, ka thënë për gazetën “Zëri” se LDK-ja konsideron që duhet të organizohen zgjedhje parlamentare dhe të vijë një qeveri e cila ka bazë edhe qytetare, edhe elektorale, por edhe legjitimitet kushtetues e politik për të marrë përgjegjësi për dialogun me Serbinë. “Duke parë që presidenti ka një qëndrim të vetin dhe Qeveria një qëndrim të vetin, pastaj ky ekipi negociator po tenton ta ndërtojë një qëndrim të vetin e së fundmi edhe kryeparlamentari si lider i partisë më të madhe të koalicionit ka qëndrime të cakorduara, atëherë definitivisht e tërë kjo temë sensitive duhet të peshohet në vullnetitn politik të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, deklaroi Rugova.

Ai ka thënë se aktualisht protestat nuk janë opsion për LDK-në. “Ne si LDK kemi logjikë institucionaliste dhe kemi sakrifikuar shumë si parti që të ndërtojmë institucione kredibile shtetërore. LDK-ja kur e fton popullin për protesta nuk kthehet më në institucione dhe tani për tani nuk besojmë që rruga do të ishte zgjidhje në këtë kohë. Personalisht si deputet jam që politika të bëhet në instutcione dhe nuk kisha dashur ta shoh që në vitin 2019 institucionet e vendit tim të bëjnë politikë jashtë institucioneve dhe rruga ta dirigjojë vendimarrjen politike”, u shpreh Rugova.

Kurse deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ismail Kurteshi, duke mos e pohuar, por as mohuar mundësinë e protestave dhe as duke mos dhënë një plan konkret se si do ta ndalnin ekipin negociator, u shpreh edhe një herë se partia e tij qëndron kategorikisht kundër këtij ekipi. Ai shtoi se ekipi aktual po i pranon bisedimet sipas tij “ilegale” që i ka zhvilluar presidenti Thaçi me Vuçiqin. “Është parë që subjeketet politike që e kanë formuar këtë ekip nuk e kanë pasur sinqerisht kur janë deklaruar se janë kundër bisedimeve për korrigjime territoresh dhe që janë kundër secilit që i bën këto bisedime, pasi ato tanimë i janë bërë ‘bisht’ presidentit. Por tani e kemi dëgjuar edhe kryekuvendarin i cili thotë se presidenti ka të drejtat e veta kushtetuese, që do të thotë se në njëfarë mënyre ata i pranojnë ato që presidenti Thaçi në mënyrë krejtë ilegale i ka zhvilluar me Vuçiqin në bisedime”, potencoi Kurteshi.

Sipas tij, ekipi aktual është vetëm një hije e presidentit Thaçi, i cili siç ka thënë Kurteshi tashmë i ka filluar negociatat pa miratim të Kuvendit e pa platformë. “Ekipi është vetëm hije e presidentit, sepse edhe ashtu ai i ka filluar negociatat pa miratimin e Kuvendit, pa prezantuar asnjëlloj platforme dhe as temat e bisedimit që po i bën në Bruksel me Vuçiqin, që do të thotë se për ne bisedimet e presidentit janë ilegale, kurse kjo që ka ndodhur me këtë ekip jo vetëm sa do të bëjë përpjekje ta legjitimojë atë që në mënyrë ilegale po e bën presidenti”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve politike Mazllum Baraliu në një prononcim për “Zërin” e ka cilësuar si të pakoordinuar opozitën karshi ekipit negociator, të cilin po e kundërshtojnë gjatë gjithë kohës. Sipas tij, opozita po hiqet si një opozitë e bashkuar, por në të vërtëtë sipas tij nuk ka harmonizim mes tyre. “Nuk ka koordinim të opozitës, ata po përpiqen të paraqiten si një zë i përbashkët, por edhe këta janë totalisht të pakoordinuar dhe me koncepte të paharmonizuara dhe ne kemi një situtatë fatkeqe të shkapërderdhjes totale si të pozitës, ashtu edhe të opozitës dhe në fakt këto institucione dhe kjo klasë politike po dëshmohet me vite të tëra e paaftë për të përfaqësuar në mënyrë të denjë interesat e qytetarëve të Kosovës”, deklaroi Baraliu.

Sipas Baraliut, përveç opozitës mospërputhje të mëdha ka edhe brenda pozitës dhe ekipit negociator. Ai u shpreh se ky ekip në përbërjen e tij e ka me patjetër të përfshijë edhe dy partitë më të mëdha opozitare.

“Është evidente që ky ekip përbrenda strukturave të tij ka shumë mospërputhje idesh, konceptesh edhe vizionesh për çështje të cilat duhet të bisedohen në fazën përfundimtare të dialogut. Ky ekip në fakt nuk paraqet konsensusin dhe nuk paraqet për më tepër as pjesën më të madhe të elektoratit shqiptar në Kosovë dhe ky është një defekt që do të duhej ta kishte parasysh ky ekip negociator dhe me çdo kusht të insistojë që t’i marrë në ekip edhe dy partitë opozitare, LDK-në dhe LVV-në”, ka thënë ai.

Delegacioni shtetëror koordinohet me Shqipërinë rreth dialogut me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Tirana është vendtakimi i parë jashtë vendit i Delegacionit shtetëror që për mandat ka negocimin dhe arritjen e marrëveshjeve gjatë procesit të dialogut me Serbinë, në konsultim me institucionet kushtetuese të Kosovës.

Fatmir Limaj është bashkëkryesues i Delegacionit nga Qeveria, ndërsa Shpend Ahmeti si përfaqësues i partisë së vetme opozitare, PSD.

Me të parin, gazeta Koha Ditore nuk ka arritur të vërë kontakt, ndërkaq nga partia e Ahmetit kanë konfirmuar mbajtjen e takimit, duke mos zbardhur më shumë nga ato që janë diskutuar.

“Ka qenë takim pune. Për më shumë do të mësoni gjatë javës nga Ekipi”, ka deklaruar shkurt zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuqi. Ajo ka thënë se nuk e di pse kanë zgjedhur Shqipërinë si vendtakim.

Dhjetorin e vitit të kaluar, Qeveria i mori 300 mijë euro nga rezervat shtetërore për t’ia ndarë Ekipit për dialog.

Mourinho refuzon këtë ekip

Periskopi.com Sporti

Mourinho i thotë jo Benficës.

Sipas “Record”, klubi portugez mendoi të ulte në stol “Special One” pas shkarkimit të Rui Vitoria teksa tentoi ta rikthente atë në vendin ku punonoi për një kohë të shkurtër në njëmbëdhjetë ndeshje në sezonin 2000-2001 duke drejtuar shqiponjat.

Jose Mourinho edhe pse është pa punë që pas shkarkimit nga Manchester United, hodhi poshtë mundësinë që të marë drejtimin e Benfices.

 

Thaçi e mirëpret ekipin negociator për dialog, i udhëhequr nga Ahmeti dhe Limaj

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e mirëpret miratimin e rezolutës për dialogun me Serbinë e propozuar nga PSD-ja.

“E mirëpres vendimin e rëndësishëm sot për krijimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë i udhëhequr nga zoti Limaj dhe zoti Ahmeti’’, ka shkruar Presidenti Thaçi në rrjetin social Twitter.

Më tej ai shtoi se do të me ekipin për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

‘’Do të bashkëpunoj me ta në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare që do të hap dyert e OKB, NATO dhe BE-së për Kosovën’’, deklaroi Thaçi.

Thaçi pastaj ka shkruar edhe në Facebook.

 

Ja postimi i plotë:

Si president i vendit, e përshëndes miratimin e Rezolutës dhe Ekipit Negociator nga Kuvendit i Kosovës, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i udhëhequr nga Bashkimi Evropian, në krye me znj. Mogherini, i mbështetur nga SHBA dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë, do të përmbyllet me marrëveshje ligjërisht obliguese ndërkombëtare, njohje reciproke si dy vende sovrane dhe anëtarësim të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Nuk do të jetë e lehtë, por së bashku si spektër politik, institucional, shoqëri civile dhe me besim tek miqtë ndërkombëtarë, do t’ia dalim me sukses.

Bartësit e institucioneve me përgjegjësitë e tyre kushtetuese dhe ligjore, me legjitimitet qytetar, së bashku me ekipin negociator, do të koordinohen për udhëheqjen, mbarëvajtjen dhe përmbylljen me sukses të marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse.HTH

 

Ibrahimoviq zbulon ekipin e tij të ëndrrave

Periskopi.com Sporti

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic ka publikuar skuadrën e tij të ëndrrave, “Dream Team” me 11 lojtarët më të mirë në botë, sipas tij.

Nuk mungojnë surprizat, një ekip natyrisht me yje, më së shumti i përbërë nga milanistë, ndoshta kjo jo një rastësi, duke përfshirë në listën e rezervave edhe trajnerin aktual të kuqezinjve, Gattuso.

Ylli portugez,Ronaldo mungon në këtë formacion, ku sipas Ibrahimovic Ronaldinho ka zene vendin e tij përkrahë Messit dhe vetë sulmuesit suedez.

Strootmani kërkohet me ngulm nga gjiganti francez

Periskopi.com Sporti

Me gjithë forcat i është lëshuar nga pas Olympique Marseille mesfushorit të Romës, Kevin Strootman.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Marseille po përgatit ofertë prej 33 milionë eurove, shumica e parave të fituara nga shitja e Andre-Frank Zambo Anguissa në Fulham, transmeton KTV.

Gazeta beson se 48 orët e ardhshme do të jenë vendimtare, pasi klubi francez ka vetëm edhe një javë kohë për të arritur marrëveshje për holandezin.

Megjithatë, largimi i 28-vjeçarit nga “Giallorossët” nuk do të jetë i lehtë pasi ai është shumë i lidhur me kryeqytetin italian. Marsejezët thuhet poashtu se janë të gatshëm t’i japin Strootmanit pagë vjetore 3.2 mln euro.