Shkencëtarët: Ekstremizmi fetar dëmton trurin

Periskopi.com Shëndeti

Shkencëtarët kanë zbuluar  së fundmi se dëmtimi i në një pjese të caktuar të trurit është i lidhur me rritjen e fundamentalizmit fetar.  Dëmtimi ndodh në korteksin e përparmë ventromedial i cili zvogëlon fleksibilitetin njohës  – aftësinë për të sfiduar bindjet tona.

Studiuesit,  me krye me Jordan Grafman nga Universiteti Veriperëndimor, shfrytëzuan të dhënat e mbledhura nga veteranët e Luftës së Vietnamit, si pjesë  e studimit  ‘Lëndimet e Kokës së Vietnamit’. Ata krahasuan nivelet e fundamentalizmit  fetar midis 119 personave  që kishin  lëndime të trurit dhe 30 të tjerë që nuk kishin.

Korteksi i përparmë i kokës mund të përcaktojë se sa i hapur është një person ndaj llojllojshmërive,  duke përfshirë edhe ‘larminë e mendimit fetar’.

Shkencëtarët megjithatë sqarojnë se nuk i quajnë të sëmurë mendor njerëzit fetarë, ose se besimi  fetar shkakton dëmtime në tru. Por në disa njerëz, sistemi i “rishikimit të besimit” mund të shtypet për shkak të dëmtimit të trurit.

Por sipas tyre, njerëzit në grupe fundamentaliste kanë tendencë të mbivlerësojnë komunitetin e tyre, refuzojnë besimet e tjera,  shpesh të kombinuara edhe  me mohimin e shkencës dhe dhunën, përcjell Periskopi.

‘Rënia e ISIS’it s’e ka shuar rrezikun nga ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë’

Periskopi.com Lajme

Në Kosovë përfaqësues fetarë thonë se rreziku nga ekstremizmi i dhunshëm në vend nuk është shuar, me gjithë rënien e grupit militant Shteti Islamik që kishte tërhequr disa qindra luftëtarë nga Kosova.

Ata thonë se përhapja e ideologjisë ndodh në rrugë të tjera, përfshirë literaturën që përmban thirrje për një qasje të skajshme të besimit.

Përveç kësaj sipas tyre sfidë e rëndësishme mbetet edhe ri-integrimi në shoqëri i të kthyerve nga zonat e konfliktit.

Terrorizmi dhe ekstremizmi mbeten kërcënimet kryesore të sigurisë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, deklaroi sot në Samitin e Londrës në kuadër të Procesit të Berlinit, se terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm vazhdojnë të mbeten ndër kërcënimet kryesore të sigurisë, duke kërcënuar jo vetëm jetën dhe pronën, por edhe vlerat demokratike dhe mënyrën e jetesës së shoqërisë.

Në këtë samit, ku po marrin pjesë ministrat e brendshëm të Ballkanit Perëndimor, ministri Gashi ka diskutuar për çështje ndër sektoriale të sigurisë, vuri në dukje përpjekjet që po bën Republika e Kosovës sa i përket luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

“Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj të specializuara do të vazhdojnë të mbeten të përkushtuara për dhënë ndihmesën e tyre të pakursyer për të luftuar deri në fund këtë të keqe të madhe të njerëzimit”, tha ministri Gashi.

Ai tha se shteti i Kosovës ka marrë një sërë masash për luftimin e kësaj dukurie, sidomos të shkuarjes së luftëtarëve për shtetin islamik dhe për këtë është miratuar Ligji mbi ndalimin e pjesëmarrjes së Qytetarëve të Kosovës në konflikte jashtë vendit në vitin 2015.

Po ashtu njoftoi që kanë filluar programet e de-radikalizmit në burgje, ndërsa pritet që shumë shpejtë të themelohet Divizioni për Parandalim dhe Riintegrimin e Personave të Radikalizuar, i cili do të funksionojë në kuadër të Ministrisë së Brendshme.

Ministri Gashi tha se qasja në kohë reale në databaza të ndryshme ndërkombëtare dhe shkëmbimi i drejtpërdrejtë i informatave, janë elementet bazike në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit.

Në këtë drejtim ai vlerësoi se anëtarësimi në INTERPOL nuk është tashmë nevojë, por domosdoshmëri dhe për aq sa Kosova ka benefit i të qenit pjesë e kësaj familje, po aq përfitime kanë edhe shtetet tjera dhe INTERPOL-i.

Ministri Gashi tha se Ministria e Punëve të Brendshme mbetet përkushtuar në vazhdimësi në luftën ndaj të gjitha llojeve të krimit të organizuar, duke dhënë kontributin e saj edhe në luftimin e krimit trans-kufitar.

Ndryshe, ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor nënshkruan Deklaratën e Përbashkët “Parimet e Bashkëpunim të Shkëmbimit të informacioneve në fushën e zbatimit të ligjit”.