26-vjeçari në Peqin u ekzekutua me 27 plumba

Periskopi.com Lajme

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 26-vjeçarit, Andi Zylyfi një ditë më parë në Peqin.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se një person i maskuar ka qëlluar me 27 plumba në drejtim të 26-vjeçarit.

Mësohet se Zylyfi ka qenë në një lokal buzë rrugës nacionale Elbasan-Peqin, ku një automjet ka ndaluar shumë pranë lokalit nga ku ka zbritur një person i maskuar i cili ka qëlluar me breshëri plumbash Zylyfi, për pasojë humbi jetën.

 

Ja si ndodhi ngjarja e rëndë në Durrës, ku u ekzekutua 45-vjeçari

Periskopi.com Lajme

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Durrësin orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku një 45-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri. 

Viktima Martin Ndreca 45 vjeç dhe autori Ndue Zefi 37-vjeç njiheshin me njëri tjetrin, madje kishin pirë bashkë në një lokal të lagjes ku ndodhi vrasja.

Pasi kanë pirë ata kanë nisur një debat të ashpër mes tyre duke u konfliktuar edhe fizikisht.

Mësohet se autori e ka pritur pranë banesës dhe në momentin që është afruar, ka qëlluar pesë herë me breshëri kallashnikovi në drejtim të makinës tip “Benz”, me të cilën udhëtonte fqinji.

Martin Ndrecës iu shkaktua vdekja e menjëhershme, pasi u qëllua.

 

 

 

 

MBPZHR-ja ka bërë ekzekutimin e subvencioneve në vlerë prej rreth 7.7 milionë euro

Periskopi.com Lajme

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, ka bërë ekzekutimin e pagesave direkte në vlerë prej 7,660.607.06 euro për listën e fundit të përfituesve në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2018. Në kuadër të listës së fundit, pagesat janë ekzekutuar për 6163 fermerë përfitues të sektorit të blegtorisë, si dhe për përfituesit e pagesave direkte për sipërfaqe dhe për qumësht sipas kategorive të cilësisë për TM2.

Krahas kësaj, muaj më parë MBPZHR-ja, kishte bërë edhe ekzekutimin e pagesave direkte për 25,870 përfitues tjerë në sektorin e blegtorisë, të sipërfaqeve dhe për qumësht sipas kategorive të cilësisë, në vlerë prej 18,525,553.29 euro.

Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në programin e sivjetmë kishte paraparë subvencione për grurë, për farë gruri, për misër, për elbin, për thekrën, për luledielli, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi, për pulari, për bletari, për derrari, për thëllëza, për pemishtet ekzistuese, për perimet në fushë të hapur dhe në serra, për vreshtat ekzistuese, për bujqësinë organike, si dhe për fidanë të pemëve drufrutore. Po ashtu, subvencionim ka edhe për akuakulturën, therjet e raportuara të gjedhit, për qumështin sipas kategorive të cilësisë dhe për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht.

 

Kush ishte 53-vjeçari që u ekzekutua sot me 15 plumba në Shkodër

Periskopi.com Lajme

Fatbardh Lici është vrarë mëngjesin e sotëm teksa pinte kafen e mëngjesit nga persona të paidentifikuar. Por viktima nuk është një emër i panjohur për policinë jo vetëm për dyshimet në përfshirje në një vrasje të ndodhur 7 vite më parë por edhe për shkak të lidhjeve familjare.

53-vjeçari është vëllai i Mustafa Licit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe kryetar i partisë “Mendimi i Djathtë Liberal”, si dhe kunati i biznesmenit Lulzim Kulla, (burri i motrës) i cili aktualisht ndodhet në burg. Kulla u arrestua pak ditë më parë në Kakavijë, pasi tentoi të kalonte në Greqi me një pasaportë të falsifikuar. Ndaj Kullës pak muaj më parë u bë një atentat me eksploziv ku mbeti i plagosur. Rreth 500 gramë C4 u vendos në një motoçikletë të parkuar afër fuoristradës së tij, ndërsa shpërthimi i shkaktoi djegie në 25 për qind të trupit. Në atë kohë, Kulla deklaroi për Policinë se “nuk i njihte autorët dhe nuk kishte dyshime se kush mund ta kishte vendosur tritolin”. BW

Si ndodhi vrasja e çiftit në Shkodër, në makinë kishin edhe fëmijën 2 vjeç

Periskopi.com Lajme

Buran Bërçama, ish polic dhe vajza me të cilën ai bashkëjetonte u gjetën të vrarë në makinë, poshtë shtëpisë së tyre.

Mendohet se ata janë ekzekutuar, kur sapo kishin parkuar mjetin e tyre poshtë shtëpisë.

Në makinë, bashkë me viktimat ishte edhe një fëmijë dy vjeç, të cilin vrasësit nuk e kanë lënduar. Breçani mësohet se sapo ishte kthyer nga Franca ku kishte kërkuar azil, që i ishte refuzuar. Mësohet se disa muaj më parë ai ishte larguar nga policia.