Pas 16 vitesh, në SHBA do të ekzekutohen pesë të burgosur

Periskopi.com Lajme

Për herë të parë pas 16-vitesh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ekzekutojnë pesë të burgosur.

Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, deklaroi se pesë të burgosurit ishin dënuar me vdekje pasi u vërtetuan akuzat për dhunime dhe vrasje të fëmijëve ose të moshuarve.

Ekzekutimet janë planifikuar për muajin dhjetor të këtij viti dhe janar të vitit të ardhshëm.

Barr deklaroi se përmes këtyre dënimeve drejtësia po vihet në vend dhe është një detyrim ndaj familjarëve të viktimave.

Pas këtij vendimi, ka pasur dhe reagime të shumta nga organizatat për të drejtat e njeriut dhe kandidatët për presidentë të demokratëve të cilët e kanë kundërshtuar.

Ata kanë akuzuar Trumpin se me politikat e tij ka nxitur dënime të tilla.