Barcelona mposht Elchen, ngjitet në pozitën e tretë

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka arritur të marrë fitore në takimin e sontëm ndaj Elches, shkruan Periskopi.

Katalanasëve iu kanë nevojitur dy gola që të ngjiten në pozitën e tretë të tabelës, me plot 7 pikë larg kryesuesit, Athletico Madrid.

Rrjetën për golin e parë e gjeti mesfushori holandez, De Jong, goli i të cilit deri në minutat e fundit ishte goli i fitores.

Kurse, në fund të pjesës së dytë për 2:0, shënoi mesfushori spanjoll, Puig, i cili gjeti portën pas asistit të De Jong.

Elche po vazhdon të luftojë për mbijetesë këtë sezon, ata gjenden në pozitën e 19-të të La Ligas me 17 pikë total. /Periskopi

De Jong ia jep vulën autgolit të Emilianos – Barcelona në epërsi

Periskopi.com Sporti

Katalanasit po e zhvillojnë ndeshjen e radhës së mysafir të Elches, ndaj së cilës është duke triumfuar me rezultat 1:0, përcjell Periskopi.

Goli për Barcelonën erdhi pas autogolit të mesfushorit argjentinas, Emiliano Rigoni, top të cilin e vulosi si gol De Jong.

Barcelona hyn në këtë ndeshje me një formë relativisht të mirë, ata kanë katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit, por që do të jenë paksa të penalizuar nga mungesat e mëdha.

Shihni golin. /Periskopi