KQZ njofton se sa vendvotime janë rinumëruar sot

Periskopi.com Lajme

Vetëm deri në orën 16 të ditës së sotme, janë rinumëruar 65 vendvotime.

Numri i vendvotimeve të rinumëruara, që nga pasditja e 13 nëntorit dhe deri më tani, është: 1 034 apo 73.49%, ka bërë të ditur zëdhënësi I KQZ-së Valmir Elezi

Elezi tha  se brenda një tavoline në QNR numërohen mesatarisht 750 fletëvotime.

“Në QNR janë 33 tavolina numërimi dhe gjatë një ndërrimi (08:00-16:00) vetëm njëra prej tyre numëron mesatarisht 750 fletëvotime si dhe kryen të gjitha procedurat tjera që kanë të bëjnë me plotësimin e formularëve të rezultateve për subjektet politike dhe formularët e rezultateve të kandidatëve për deputetë”, ka bërë të ditur  Elezi në një komunikatë për media.