Tag: Eli Wissa

Transferimi i ri i Lyonit nuk duket aspak si 16-vjeçar sa pretendon të jetë
Si po e jetonit jetën në moshën 16-vjeçare?
Duke studiuar? Duke planifikuar pushimin e parë pa familje? Duke pirë alkool në park edhe pse nuk ju lejohej?
Për më shumë, si dukeshit në atë moshë?
Flokë të gjata? Akne? Veshje katastrofale?
Epo, Eli Wissa nuk është 16-vjeçari juaj i zakonshëm.
Jo vetëm që ai sapo ka nënshkruar një kontratë tri-vjeçare me Lyonin, por gjithashtu duket më i vjetër se që është.
Nuk na besoni?
Shikoni më poshtë:
? Eli Wissa has signed with OL through 2022. The 16-year-old forward put pen to paper on three-year professional contract with Les Gones.
Welcome, Eli ???
More information ? https://t.co/U37x7vkccn pic.twitter.com/uDPBMxe5dt
— OL English (@OL_English) July 16, 2019
Wissa duhet të ketë pasur një jetë shumë të vështirë me këtë pamje, ndoshta, siç thotë populli, jeta e ka detyruar të piqet para kohe, kush e di… /Periskopi.com/