Pas heshtjes së gjatë, bëhet e ‘gjallë’ Elvana Gjata

Periskopi.com Showbiz

Elvana Gjata është ‘lajmëruar’ pas një kohe të gjatë.

Një prej emrave më të dashur të skenës muzikore shqiptare është edhe Elvana Gjata, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja gjatë këtyre muajve kur të gjithë qëndruan të vetizoluar për shkak të pandemisë, ishte tërhjekur nga publiku.

Atë përveç se nuk e kemi parë të sjell ndonjë projekt të ri, nuk ishte as aktive me këngë të reja.

Pas këtyre muajve, Elvana u bë e ‘gjallë’ përmes disa postimeve në rrjete sociale, ku publikon fotografi nga seti i ri fotografik.

Në këto foto, këngëtarja kishte veshur një fustan të gjatë dhe xhaketë, ndërsa në njërin imazh mbante në duar një pankartë. 

Në front me koronavirus, Elvana Gjata emocionon me dedikimin kushtuar të ëmës

Periskopi.com Showbiz

Elvana Gjata me një mesazh emocionues ka uruar ‘Ditën Ndërkombëtare të Nënës’.

Në mesin e shumë fytyrave të njohura, edhe Elvana Gjata i ka kushtuar nënës një dedikim për ditën e saj, shkruan lajmi.net.

E ëma e saj është në front me COVID-19, dhe këngëtarja i ka uruar të gjithë infermierë dhe doktorët që po rrezikojnë jetën e tyre në këtë luftë me koronavirusin.

“Askush nuk do të të dojë më shumë sa nëna jote … Falenderim dhe perulje per te gjithe doktoret dhe infermierët per gjithcka qe kane bere dhe bejne ende per ne në keto kohe te veshtira.. Heronje te vertetetë”, shkruna Elvana në postimin e bërë.

Elvana Gjata: I laj duart për çdo 5 minuta

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja Elvana Gjata ka vendosur gjithashtu që të izolohet në shtëpi e të mos dalë jashtë në ditët e ardhshme për shkak të koronavirusit.

E ftuar në emisionin “Open”, ajo u shpreh se një gjë e tillë është e domosdoshme, në mënyrë që të shmangen pasojat e tjera më të dëmshme për shqiptarët. Frika nga koronavirusi ka bërë që edhe ajo të anulojë koncerte.

“Kam anuluar koncerte, por ajo që ka më shumë rëndësi është që të qëndrojmë në shtëpi. Jemi më të sigurt për veten dhe të tjerët. Sa herë në ditë i laj duart? Si kam numëruar, për çdo 5 minuta po. Nëse dikush nuk ka një nevojë urgjente për të dalë jashtë, duhet të qëndrojë në shtëpi. I bëjmë mirë të gjithëve nëse qëndrojmë në shtëpi,”-u shpreh Elvana.

 

Alketa pendohet që mbështeti Elvanën, pranon që patën përplasje me Vera Grabockën

Periskopi.com Showbiz

Pas debateve që ngjalli në media, Alketa Vejsiu ka folur sërish dhe ka treguar më shumë mbi reagimet e saj pas festivalit të Këngës.

Për herë të parë ajo ka zbuluar në emisionin “Ilva Noë” se u pendua që bëri veçimin mes Arilena Arës dhe Elvana Gjatës pas përfundimit të Festivalit të RTSH-së.

Ajo tha se mund të mos kishte reaguar në atë mënyrë, pasi shqiptarët nuk kanë nevojë për përçarje.

“Mund të isha rezervuar dhe mund ta kisha shmangur, s’është e mirë se bëri një ndarje të publikut. Boll të ndarë janë shqiptarët për shkaqe të tjera. Unë nuk bëj politikë, por art”, u shpreh moderatorja.

Më pas e pyetur për marrëdhinien me Arilenën, Alketa zgjodhi të japë një përgjigje të zgjuar, duke mos lënë të kuptohet shumë.

“Në fund sesa të merrem me këtë pjesë të merrem që bëmë një festival që e riktheu”, tha Alketa.

Moderatorja u pyet edhe për marrëdhënien me regjisoren Vera Grabocka, nëse pati një krizë mes tyre.

Biseda:

Tare: Raporti me Verën?

Vejsiu: Është një pyetje që i bëhet dy njerëzve që duhen. Është një raport shumë solid që do të jetojë me ne sa të jemi në këtë jetë.

Tare: Pati krisje?

Vejsiu: Pati diskutime. Eksperienca e Verës dhe dëshira ime për ovacion pati përplasje.

 

 

Të gjithë artistët që i dolën në krah Elvana Gjatës

Periskopi.com Showbiz

Elvana Gjata ka bërë mbrëmë reagimin e parë pas gjithë ndodhive pas natës finale të Festivalit të 58 të Këngës në RTSH.

Elvana Gjata padyshim është artistja më e komentuar e fillimit të kësaj jave, pasi ajo nuk arriti të shpallej fituesja e Festivalit të Këngës, me këngën “Me tana”, festival ky që përzgjedhë këngën që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.

Kështu, e zhgënjyer nuk mbeti vetëm artistja por edhe shumë përkrahës e fansa të saj shqiptarë, dhe fansat e huaj të këngës ‘Me tana’, të cilët ishin të mendimit se pikërisht kjo është kënga me të cilën Shqipëria duhet të marrë pjesë në Festivalin Evropian, për të thyer monotoninë e baladave me të cilat prezantohet secilin vit.

E pas shumë polemikave dhe reagimeve të shumta që kanë vërshuar rrjetet sociale sidomos, gjatë ditës së hënë, Elvana mbrëmë ka bërë një shkrim, ku thotë ndër të tjera se ajo “ka mbtur më se e gëzuar për gjithë përkrahjen dhe pëlqimin që ka marrë kënga nga publiku, e që ndjehet e lumtur që të gjithë kanë vallëzuar e kërcyer e kënduar me ‘Me tana’”.

Postimi i Elvanës

Refuzoj te flas ne keto raste, por me duhet ta bej…
Arilena… nuk eshte faji yt dhe te uroj me gjithe zemer vetem sukses💜! Dua te falenderoj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen por dhe fansat e rinj Europiane per dashurine, mbeshtetjen qe me keni dhene qe diten qe #metana doli!
I kam pare te gjitha sondazhet e ju kam pare te kendoni e kerceni kengen me syte e mij cdo dite, e ju pashe dhe ne salle me duart lart!
Ju kam degjuar kur therrisni emrin tim plot zjarr ne festivale ne Diaspore dhe ne Prishtine,e degjova dhe dje ne Tirane si kurre me pare ne jeten time! Zemra plot!
Kam punuar fort e do punoj deri sa te kem fryme!Puna sme ka hedhur poshte kurre, as balta e helmi, me apo pa porosi!
Faleminderit jurise europiane per vleresimin maximal😍U gezova shume!
Dashni me fal as 2 pikeshi Mikaeles s’mundet me ma ndal!

Pranojeni jeten ME TANA
Gezojeni jeten ME TANA
Mezi pres projektet e reja😍🙏🏻

Kështu, komentet e kanë ‘vërshuar’ postimin e artistes, ku bie në sy edhe përkrahje publike nga fytyra të njohura të artit dhe ekranit shqiptar.

Artistë që kanë reaguar edhe në profilet e tyre pasi Elvana ka marrë vendin e dytë, por edhe të famshëm të tjerë i kanë dhënë përkrahjen koleges së tyre, duke treguar kështu hapur se ata ishin për fitoren e saj.

Emra si Ledri Vula, Eleni Foureira, Kida, Ermal Fejzullahu, Samanta e Emina Çunmulaj, e shumë të njohur të profesioneve të ndryshme, i kanë dërguar zemra në formë të përkrahjes këngëtares.

 

 

 

Analisti Ramadani fjalë të rënda kundër Elvana Gjatës: Sallatë kiç, fraza sterile e gati të vdekura

Periskopi.com Showbiz

Analisti nga Gjilani, Shkodran Ramadani i ka bërë një analizë dy këngëve të bujshme që garuan mbrëmë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm.

Garën e fitoi kënga e znjsh.Arilena, ndërkohë që kënga e znjsh.Gjata e zuri vetëm vendin e dytë, gjë që shkaktoi trazira në rrjetet sociale, e të cilat besonin se pikërisht kjo e fundit duhej të fitonte, përcjell Periskopi.

Por, për dallim nga shumë komentatorë tjerë, z.Ramadani ka kritikuar të dyja këngët, e në veçanti atë të znjsh.Gjata me fjalë të rënda:

“Elvana ish mundu me i shkri ne nje kange: kangen e turkes Sertab Erener, ukrainases Svetlana dhe grekes Elena Paparizous. Sallate kiç. Interpretimi mesatar. Tekstin si me pase gjete ne naj blog te lodht interneti. Pa naj mesazh romantik a social. Pa peshe artistike. Pa elemente poezie. Vec fraza qe perseriten shpesh, sterile, gati te vdekura e pa fuqi prekëse.” – shkruan ai në profilin e Facebook-ut.

Për fituesen e kësaj gare, ai megjithatë ka fjalë më të mira, edhe pse thotë se “interpretimi ishte mesatar dhe çalues në notat e larta.”

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e z.Ramadani për çështjen në fjalë:

Elvana ish mundu me i shkri ne nje kange: kangen e turkes Sertab Erener, ukrainases Svetlana dhe grekes Elena Paparizous. Sallate kiç. Interpretimi mesatar. Tekstin si me pase gjete ne naj blog te lodht interneti. Pa naj mesazh romantik a social. Pa peshe artistike. Pa elemente poezie. Vec fraza qe perseriten shpesh, sterile, gati te vdekura e pa fuqi prekese. E mire per hit veror, po jo e denje per gare si Eurovizioni.

Arilena ish mundu me repliku “Qaj” te Rona Nishliut me “Shaj”, po shume ma dobet se Rona. Teksti nderkohe ishte mbi mesatar. Ka shume elemente ekzistencialiste. Mesazhi eshte edhe social sepse adreson krizat e brendshme ekzistenciale te individit qe vuen prej konfliktit e boshllekut te brendshem. Nje riciklim i shkurter dhe i varfer i “Lehtesise se Padurueshme te Qenies” nga Kundera. Ishte shume poetik e me nivel artistik qe nuk e has tek teksti i Elvanes. Interpretimi ishte mesatar dhe çalues ne notat e larta. As kjo nuk ka dicka autentike shqiptare.

Besoj qe ne pergjithesi vendimi i jurise ishte i duhuri, mirepo krahasuar me disa nga garat e kaluara, Shqiperia do te jete me e dobet.

Juria e Eurovizionit ia dha fitoren Elvana Gjatës

Periskopi.com Showbiz

Janë publikuar pikët e Festivalit të RTSH-së.

Mbrëmjen e kaluar u mbajt nata finale e “Festivalit të RTSh-së” në Pallatin e Kongreseve, shkruan lajmi.net.

Fituese u shpall këngëtarja Arilena Ara me këngën “Shaj”, ndërsa e dyta ishte Elvana Gjata “Me tana”, duke lënë të tretën këngëtaren Sara Bajraktarin me këngën “Ajër”.

“Rtsh.al” ka publikuar pikët e plota për konkurrentët, të votuar nga juria e përbërë nga Christer Björkman, këngëtar dhe producent suedez, kompozitori grek Dimitris Kontopoulos, kryetari i delegacionit të Islandës Felix Bergsson, muzikologia shqiptare, Mikaela Minga dhe poetja shqiptare Rita Petro.

Ajo çfarë bie në sy është fakti se si juria e Eurovizionit i dha pikë të larta Elvanës ndërsa ajo shqiptare e penalizoi duke e vendosur në vendin e dytë.

Në vazhdim ua sjellim listat e plota në të cilat vihet re ky detaj, e cila ishte arsyeja mbetet të shihet.

 

I gjithë publiku në këmbë, Elvana Gjata ‘shpërthen në lot’ pas performancës në festivalin e RTSH-së

Periskopi.com Showbiz

Është një prej artisteve më të mëdha shqiptare që ka marrë kurajën për të garuar në Festivalin e 58-të të RTSH-së.

Elvana Gjata për herën e dytë radhazi është ngjitur në skenën e madhe të Radio Televizionit Shqiptar për të performuar me këngën e saj pjesëmarrëse “Tana” me të cilën po pretendon ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovison”, në rast se arrin ta rrëmbejë çmimin.

E veshur në të bardha, ajo u ngjit në skenën e RTSH-së por kësaj here u duk të jetë përgatitur më shumë. Ajo kishte reduktuar disa pjesë të vallëzimit, të cilat siç ishte parë në performancën e parë e kishin mbushur frymë aq shumë sa nuk arrinte të këndojë me ton të balancuar.

Me të përfunduar, ajo u pa tejet e emocionuar sa nuk i bajti lotët. “Këtë këngë e kam shkruar, jo pse kam bërë kushedi se çfarë shkence, por e kam shkruar nga thellësia e shpirtit” – tha Elvana derisa publiku u ngrit në këmbë duke thirrur emrin e saj.

Edhe pasi u ngjit moderatorja në skenë, derisa ajo po fliste emri i “Elvanës” nuk ndalej së thirruri  nga publiku.

Kujtojmë që për këtë natë mes 12 këngëve dhe këngëtarëve finalistë, do të përzgjidhet edhe fituesi i Festivalit të Këngës në RTSH, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, i cili për vitin 2020 do të mbahet në Hollandë.

Publikohet kënga me të cilën Elvana Gjata synon Eurovisionin

Periskopi.com Showbiz

Është publikuar në kanalin youtube, kënga ‘Me tana’ e këngëtares Elvana Gjata, këngë kjo  me të cilën garon në Festivalin e RTSH-së.

Në media është përfolur se Elvana Gjata është pretendente kryesore për të çmimin e parë në këtë festival, me çka I hapet rrugë edhe konkurrimit në festival Evropian të këngës ‘Eurovsion’, shkruan Periskopi.

Teksti I këngës  ‘Me tana’ është shkruar nga vet këngëtarja Elvana Gjata, ndërsa edhe muzika është realizuar nga ana e saj.

‘Festivali i Këngës’ do të mbahet në datat 19, 20 dhe 22 dhjetor në ‘Pallatin e Kongreseve’ në Tiranë.

Për më shumë dëgjojeni këngën

Elvana publikon këngën e re

Periskopi.com Showbiz

Është publikuar kënga e re e Elvana Gjatës me të cilën këngëtarja do të konkurrojë në festivalin e 58-të të RTSH-së.

“Me tana” quhet projekti i cili po rrjedh në internet e të cilin ju tashmë mund ta dëgjoni të plotë.

Përveç Elvana Gjatës, këtë vit marrin pjesë edhe emra të tjerë të njohur si Arilena, Robert Berisha, Eli Fara dhe Stresi, Olta Boka, Era Rusi dhe të tjerë.

Elvana Gjata mbështet hapur këtë konkurrente të “Këngës Magjike”

Periskopi.com Showbiz

Elvana Gjata e ka mbështetut hapur këngëtaren e njohur.

Besa Kokëdhima do të jetë një ndër konkurrentet e cila do të marrë pjesë në festivalin e këngës “Kënga Magjike”.

“Hisori” titullohet kënga për orkestrimin e së cilës u kujdes Darko Dimitrov e me muzikë dhe tekst është marrë vetë këngëtarja.

Ajo madje ka gjetur edhe mbështetjen e kolegëve dhe hapur e ka përkrahur Elvana Gjata.

Kështu s’e keni parë ndonjëherë Elvanën (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja e njohur shqiptare Elvana Gjata njihet për këngët e saj me të cilat ka fituar vëmendjen e publikut.

Elvana Gjata u bë e njohur në vitin 2002, me pjesëmarrjen e saj në Ethet E Së Premtes 1, duke vazhduar me suksese të njëpasnjëshme në skenën muzikore.

Ajo përpos talentit në muzikë njihet edhe për bukurinë që ka dhe format trupore, për çka ka vëmendjen e fansave dhe të mediave rozë.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotosesion ku vërehet forma e mirë e këngëtares, e cila duket se po përgatitet për projektet muzikore të radhës. /Indeksonline/

 

Ja çka thotë Dua Lipa për Elvana Gjatën

Periskopi.com Showbiz

Dua Lipa, performoi në edicionin e 20-të të “The New Yorker Festival”.

Dua Lipa, performoi në edicionin e 20-të të “The New Yorker Festival”, në Manhattan këtë të premte. Gjatë bisedës me Amanda Petrusich, pjesë e stafit të revistës prestigjioze, Dua tregoi se ç’është për të liria.

“Të marr vendime për të drejtat e mia. Të jem në gjendje të vendos çfarë bëj me trupin tim, me zgjedhjet e mia, me opinionet që unë kam. Liria për mua është të mbështesim njëra tjetrën dhe të lëmë që secili të thotë atë që mendon.” Ishte fjalimi i këngëtares gjatë intervistës.

Ajo u pyet edhe për këngëtarin që frymëzon atë dhe padyshim emri i parë i përmendur është ai i të atit, Dukagjin Lipa, shkruan Express.

Ndryshe dikush nga publiku përmendi emrin e Elvanës dhe Dua reagoi duke thënë “Po, Elvana gjithashtu është shumë e mirë”.

 

Elvana Gjata merr 11 mijë euro për gjysmë ore performancë në Shkup

Periskopi.com Showbiz

“Tingujt e Çarshisë” është manifestim për promovimin e vlerave të artistëve të rinj në vend, thuhet nga Qendra Informative Kulturore në Shkup, e cila sivjet organizon edicionin e 13-të.

Por, gjysma e buxhetit të këtij manifestimi të ndarë për artistët, do të shkoj për yjet e estradës shqiptare jashtë kufijve.

Drejtoresha e QIK-ut Sermine Purrini thotë se nuk kanë lënë anësh as artistët fillestarë të vendit, por koston e lartë të këngëtarëve Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri e arsyeton me renometë e tyre botërore.

Shpenzimet e tjera, sipas saj, janë për skenografi dhe organizime artistike gjatë 3 ditëve.Kostoja më e lartë është sepse është edhe skena e madhe është zërimi, ndriçimi, të cilat kushtojnë shumë, po ashtu edhe këngëtarët kushtojnë shumë.

Përqindja e gjithë buxhetit do të ishte diku 40% honorarët e këtyre, por ka shpenzime edhe tjera. Unë mendoj se është menaxhuar mirë, sepse Shkupi ka nevojë edhe shumë më tepër se kjo.

Kjo është një grimcë shumë e vogël çka po ndodh në Shkup – tha Sermine Purrini, drejtoreshë e QIK-ut.Buxheti i këtij manifestimi treditorë është 3,65 milionë denarë nga paratë publike.

Qyteti i Shkupit ka ndarë 3 milion denarë, Ministria e Kulturës 500 mijë denarë dhe bizneset private 150 mijë denarë. Sipas informatave zyrtare që siguroi Alsat, çmimi i katër këngëtarëve më të paguar pa TVSH janë:

Kosto e 4 këngëtarëve më të paguar pa TVSH

Elvana Gjata – 11 mijë euro

Dafina Zeqiri – 4 mijë euro

Lum Berisha – 2.500 euro

Ylli Limani – 2.500 euro

Nga ana tjetër disa nga këngëtarët dhe artistët e rinj që marrin pjesë në këtë manifestim paguhen vetëm 100 euro. Nga Ministria e Kulturës thonë se këto gjysmë milioni denarë të ndara për “Tingujt e Çarshisë” nuk e dinë saktë se për çfarë do të shpenzohen. Ata thonë se kjo mbështetje vjen me qëllim që të përkujtojë traditën e harruar, t’i rigjallërojë hapësirat e vizituara në mënyrë të pamjaftueshme në Shkup dhe të kontribuojë në emancipimin e mjediseve të pazhvilluara kulturore të Shkupit.

Ministria e Kulturës ka ndarë fondin prej 500 mijë denarë për ‘Tingujt e Çarshisë’. Për mjetet e ndara të këtij manifestimi, nuk kërkojmë raport të detajuar financiar se për çfarë do të shpenzohen – thonë nga Ministria e Kulturës.Në vitin e 13-të “Tingujt e Çarshisë” po mbahet në Shkup nga 16 – 18 shtator me pjesëmarrjen e artistëve vendorë dhe të huaj në fushën e letërsisë, filmit, artit figurativ, folklorit, muzikës klasike dhe popullore.

Kështu e ‘djeg’ atmosferën Elvana Gjata, për dasmën e Jonida Vokshit

Periskopi.com Showbiz

Mbrëmë u organizua dasma e aktores Jonida Vokshi me producentin Besnik Krapi, shkruan Indeksonline.

E në këtë dasëm nuk kishte si të mungonte mikesha e ngushtë e Jonidës, këngëtarja Elvana Gjata, të cilës edhe ju dha një rol mjaft i rëndësishëm në dasëm.

Ajo i lexoi betimet dhe ishte ndër protagonistet në dasëm, duke marë parasysh edhe shoqërinë që ka me aktorën që mbrëmë i dha fund beqarisë.

Atmosfera ishte shumë e mirë dhe të pranishmit u argëtuan, e në një moment Elvana me nusen filluan kërcimin i cili duket se do të mbetet gjatë në memorien e tyre.

Elvana Gjata shfaqet përvëluese

Periskopi.com Showbiz

Ka veshur një fustan të dizajnuar nga miku i saj Valdrin Sahiti.

E me këtë pamje, Elvana Gjata ka mahnitur gjithë ata që e ndjekin në rrjetet sociale, shkruan Syri.

Këngëtarja ka hedhur dy foto në Instagram, ku edhe njëherë tregoi që është bombastike te gjoksi.

Një imazh si ky, u komentua në forma të ndryshme.

 

Elvana Gjata vjen me ‘A m’don’

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, ka qenë mjat aktive këtë sezonë veror duke sjellë projekte të reja si në bashkëpunime ashtu edhe me projekte individuale.

Ajo ka lansuar këngën ‘A m’don’, të cilës ia ka bashkëngjitur edhe videoklipin.

Teksti i këngës është shkruar nga Elvana Gjata dhe Arbër Zeqo ndërsa producent i këngës  është Arbre Blass.

Sherr mes Ermalit dhe Elvana Gjatës? – Enca hyn në mes

Periskopi.com Showbiz

Moderatori Ermal Mamaqi duket se i ka hyrë seriozisht industrisë së filmit, pas suksesit të “Dy gishtë mjalt” Mamaqi ka filluar xhirimet e filmit të ri.

Por, për veç faktit që filmi do të jetë komedi, moderatori nuk ka zbuluar detaje të tjera.

Nëse Elvana Gjata do të ishte apo jo pjesë dhe në filmin e dytë nuk ishte konfirmuar nga Mamaqi, por burime ekskluzive pranë Blitz.al kanë zbuluar se Gjata nuk do të jetë më aktore kryesore, pasi vendin e asaj do e zërë një tjetër mike e Mamaqit, këngëtarja Enca Haxhia.

Moderatori këtë përfshirje të Encës në film, e parapriu me një sekuencë të shkurtër filmike kur këngëtarja ishte e ftuar në emisioni “Xing me Ermalin”, për të promovuar këngën e saj në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin.

Mospërfshirja e Elvanës në këtë projekt, mos po paralajmëron ndonjë krisje të miqësis me Elvanës dhe Ermali.

Elvana Gjata shfaqet simpatike edhe pa grim

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja Elvana Gjata, ka postuar foto në llogarinë e saj në Instagram duke u shfaqur shumë simpatike edhe pa grim.

Këngëtarja ka treguar se është në një turne që po organizohet në Spanjë, duke u kthyer në skenë pas një kohe të gjatë.

Në foton e saj të fundit ajo është fotografuar nga brenda veturës duke treguar sharmin e saj edhe pa grim, ndërsa në një foto para kësaj, Elvana shfaqet e veshur në të bardha ku si gjithmonë duket shumë tërheqëse.

 

Çfarë befasie po paralajmëron Elvana? (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Pas këngës me Capital T, Elvana ka paralajmëruar edhe një befasi të radhës në rrjetet sociale

Elvana Gjata është rikthyer si më se miri pas një tentimi të dështuar për të marrë famë ndërkombëtare.

Pas albumit dhe dy këngëve të reja që ajo ka realizuar këtë vit, Elvana ka paralajmëruar befasinë e radhës në rrjetet sociale.

“Kam një befasi të vogël për ju”, ka shkruar ajo poshtë kësaj fotografie derisa e ka përcjell me një shqiponjë pas saj.

A do të jetë kjo ndonjë këngë me motive patriotike e Elvanës apo thjesht ndonjë gjë tjetër kjo mbetet të shihet kur ajo e zbulon këtë befasi.

 

View this post on Instagram

 

Have a little suprise for you …?

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on