Elvis Naçi: Fajtor për zjarret në Australi është një skifter i shthurur, Muhamedi na ka porositur ta vrasim

Periskopi.com Lajme

Elvis Naçi ka gjetur fajtorin për zjarret në Australi.

Ai thotë se fajin e ka skifteri, që e cilëson një zog të shthurur dhe dembel, dhe që profeti Muhamed thotë se duhet asgjesuar.

Sipas Naçit, ngaqë është dembel, skifteri iu vë flakën pyjeve, për ta gjetur gati ushqimin.

Naçi në një video të publikuar në faqen e vet në Youtube, thotë se kjo është provuar edhe nga shkencëtarët.

Të shkretët skifterë tani, se po u panë nga ndjekësit e Naçit, rrezikojnë të asgjesohen.

Elvis Naçi për fondet e tërmetit: S’pranoj donacion nga serbët, më kujtohet gjaku i kosovarëve

Periskopi.com Lajme

Elvis Naçi ka bërë një rrëfim në minutat e para të emisionit të sotëm “Shqiptarët për shqiptarët” në News24. Ai tha se ka refuzuar dy donacione nga shtetas serbë.

Bëhet fjalë për një donacion para tërmetit për fondacionin “Firdeus” në shumën e 100 mijë eurove dhe një tjetër pas tërmetit, sërish nga një shtetas serb në shumë 5 mijë euro.

“Kam refuzuar 100 mijë euro për fondacionin Firdeus para tërmetit të 26 nëntorit nga një shtetas serb.
Pas tërmetit më erdhi një donacion 5 mijë euro po nga një shtetas serb. Unë nuk paragjykoj asnjë por sa herë kujtoj gjakun e vëllezërve në Kosovë nuk mund ta bëj. Nuk do pranoj asnjëherë asnjë fond nga shtetas serbë”, tha Elvis Naçi

Elvis Naçi mbledh mbi 7 milionë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Kreu i fondacionit humanitar “Firdeus”, imami i njohur Elvis Naçi, ka njoftuar se ka mbledhur mbi 7 milionë euro, për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka falënderuar, shqiptarët anembanë botës, që kanë kontribuar me mjete për ndërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti që ndodhi me 26 dhjetor.

“Faleminderit Shqiptare, Fisnike dhe Bujare që në momentet më të vështira qëndroni me ne, na mbështetët, na besuat dhe kontribuuat në nismën tonë të madhe! Çdo cent që keni kontribuar do të jetë transparente, çdo kontribut i juaji do të shkojë në vendin e duhur! Deri tani kjo është shuma totale, karvani i mirësisë dhe i bamirësisë vazhdon”, ka thënë Naçi, njofton Telegrafi.

Nese deshiron t’i bashkohesh nismes se madhe keto jane te dhenat e kontribimit: Gofundme: https://www.gofundme.com/f/elvisnaci

Pay pal: [email protected]

Te dhenat bankare ne Zvicër: Name: Firdeus

Emri i Bankes: Post Finance

Adresse: Untere Scheugstr 3 8707 Uetikon am See

Konto Nr.: 15-387081-5

IBAN: CH94 0900 0000 1538 7081 5

BIC: POFICHBEXXX

Të dhënat bankare në USA:

Bank Name : Morton Community bank

Beneficiary Name : Friends of Fondacioni Firdeus

Routing Number: 071123204

Account number : 769397

Të dhënat bankare në Shqiperi:

Fondacioni Firdeus, Credins Bank,

Adresa e bankes: Rr Vaso Pasha, nr 8, Tirana, Albania.

SWIFT CODE CDISALTR

IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481

IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479

Elvis Naçi tregon se kush dhuroi më së shumti para për të prekurit nga tërmeti

Periskopi.com Lajme

Teologu Elvis Naçi ka deklaruar se deri më sot fonacioni ‘Firdeus’ ka grumbulluar mbi pesë milionë euro për t’u dalë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

“Me shumën e deritanishme mund të ndërtohen 260-270 shtëpi ose rreth 3 apo 4 pallate”, tha Naçi duke thënë se dëshiron që kjo shifër të rritet deri në 10 milionë euro dhe pse jo të ndërtohen 500 shtëpi.

Sipas Naçit, donacioni më i madh individual është bërë nga një shqiptar në Angli, i cili dhuroi 200 mijë paund përnjëherë.

“Pastaj ka pasur shoqata ose organizata që kanë dhuruar 350 mijë euro, janë mbledhur disa biznesmenë në Gjermani kanë mbledhur 1 milionë e gjysmë euro për të ndërtuar 3 ose 4 pallate për njerëzit që janë dëmtuar. Kam dëshirë që të shkojmë deri në 10 milionë euro, ne mund të ndërtojmë 500 banesa ose shtëpia për 500 familje”, ka thënë ai në WakeUp.

 

Elvis Naçi kishte në plan t’i strehonte disa persona në nevojë në hotelin që u shemb, imami rrëfen historinë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe imami i njohur Elvis Naçi, kanë vizituar sot vendin ku është shembur hoteli dhe panë nga afër situatën në Thumanë.

Imami Elvis Naçi ka treguar se në pallatin, i cili u shemb nga tërmeti ka patur një projekt, që të strehonte disa persona në nevojë.

Ai pohoi se banesa i ishte ofruar emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” nga një qytetar që jeton në Zvicër, por ai shtoi se ky plan fatmirësisht nuk u realizua.

“E di çfarë na ka ndodh të ky pallat? Kemi pas dhurim një shtëpi këtu. Po mendonim që të fusnim një familje, por shyqyr Zotit nuk e futëm.

Ne sa herë kemi pas dhuratë një shtëpi, ne e marrim të hënën dhe e dhurojmë të enjte, por kjo banesë kishte 6 muaj që na e kishte dhuruar një shqiptar i Zvicrës, por se di pse s’na e bëri Zoti mbarë. Kur ka rënë tani që e pamë. E kanë kismet se ata 5 vetë do vdisnin, Shyqyr që s’i paskemi fut”, tha Naçi. /bw/

Rama në Thumanë bashkë me Elvis Naçin: Kush ka mbetur pa çati, nuk do mbetet pas dore

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Edi Rama ishte në Thumanë ku ka inspektuar zonat e dëmtuara nga tërmeti i shoqëruar nga imami i njohur Elvis Naçi si dhe nga zv kryeministri Erion Braçe i cili ka premtuar ndërtimin e disa banesave në zonë.

Kryeministri përsëriti edhe këtu se njerëzit e tundojnë Perëndinë duke bërë gam-gam, por imami i njohur i kujtoi Kryeministrit se është momenti për solidarizim në këto momente dhe se më vonë mund të shkëmbeheshin akuza.

“Dje ka qenë dita e shokut, por edhe që duhet të nxirreshin nga thellësia e gërmadhe. Është bërë një punë kolosale e skuadrave tona. Në këtë jemi bashkë të gjithë. Do të krijojmë komunitetit Kombëtar të Ndërtimit. Po fillon transportimi i disa familjeve nga fusha e Durrësit drejt hoteleve, sepse është bërë marrëveshja. Po bëhen një listë tjetër që çfarë la ndodhur në zonën e Laçit, ku disa familje janë të rrezikuara nga lëkundjet e fundit. Po filloj shiu do të kemi një problem më shumë, një shqetësim më shumë. Po shfrytëzojmë çdo minutë që kemin. Shkop magjik nuk kemi, duhet të ndajmë të njomin nga i thati.

Kush ka mbetur pa çati, si rezultat i kësaj pabesie të natyrës nuk do mbetet pas dorës. Çdo një që vendosi gjithsecili do të shkojë tek ata që janë në nevojë, Të gjitha paratë, edhe ato të buxheti do të jenë bashkë dhe të gjithë do të marrin përgjegjësit e menaxhimit. Njerëzit të mos e diskutojnë faktin se po e çoj lekun, por s’di se diku do shkojë. Po vijnë ndihmat nga katër anët. Ne do të japim një shembull e të mësojmë prej njëri-tjetri. Me thënë të drejtën, e thashë edhe më parë: E tundojmë Perëndinë duke bërë gama gam, duke prodhuar energji negative kush më shumë e kush më pak. Më urtë më butë, më qetë. Ka një kohë për të luftuar, ka një kohë për të heshtur. Ka një kohë për të fjetur dhe ka një kohë për t’u zgjuar”, tha Rama.

“Njerëzit nuk kanë besim. Ne jetë nuk japim dot. Gjithsecili nga ne duhet të përpiqet të bëjë diçka të mirë. populli shqiptar ka kaluar në traum. Le të shtrimë dorën e solidaritetit. Le të bëjmë më të mirën në këtë situatë. Më pas, kemi kohë edhe të shajmë dhe të lavdërojmë njëri-tjetrin. Jemi në një situatë shumë emergjente. Kjo ishte dora e Zotit dhe shpresojë ta mbajë pasi situata do të bëhej edhe më e vështirë. Pastaj kemi kohë edhe ta shajmë dhe ta kritikojmë njëri tjetrin. Ne e kemi gjithmonë program të dhurojmë shtëpi. Jemi një situatë se sa më afër, aq me shpejt do ta kalojmë këtë sprovë. Kjo ishte sprovë shumë e madhe”, deklaroi imami Naçi.

Elvis Naçi kërkon ndihmën tuaj që të rindërtojë të gjitha shtëpitë e rrënuara në Thumanë

Periskopi.com Lajme

Elvis Naçi ka dhënë lajmin e madh në rrjetet sociale se ka marrë përsipër të rindërtojë të gjithë pallatat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Naçi fton të shqiptarët të behën bashkë në këtë nismë të madhe e solidare për të lehtësuar disi dhimbjen e familjeve që humbën të dashurit e tyre nën rrenoja tragjikisht.

“Ftojme te gjithe shqiptaret te behemi bashke per te ndertuar pallatet qe termeti shkaterroi ne Thumane, duke lene pas shume viktima. Te behemi bashke te lehtesojme dhimbjen qe familjaret humben te afermit e tyre, midis tyre femije… Ky eshte momenti qe shqiptaret te behen bashke, ne dhimbjen e madhe qe sot ka derrmuar Shqiperine tone te dashur:, ka shkruar Naçi.

Elvis Naçi paguan 350 mijë euro, bëhet pronar spitali

Periskopi.com Lajme

Zbulohet një pjesë nga marrëveshja e nënshkruar mes Elvis Naçit, imam, drejtues i emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, dhe president i Fondacionit Kulturor Jo-fitimprurës Firdeus, me pronarët e spitalit Continental, i cili prej ditësh ka kaluar në pronësinë e Naçit.

Plot 350 mijë euro i kushtoi Naçit një transaksion i tillë, që ende është i mbuluar me dyshim, raporton “dosja.al”.

Siç edhe shihet në ekstraktin zyrtar të QKB-së, Fondacioni Firdeus është tashmë pronar i Spitalit Continental, ku trualli i përket Kryegjyshatës së Bektashinjve, ndërsa godina është e Imamit Elvis Naçi.

Ajo që është ende e paqartë është nevoja e Naçit për të investuar 350 mijë €, paratë e një Fondacioni bamirësie në një spital, kur supozohet se paratë e mbledhura për bamirësi nuk kanë si destinacion, blerjen e një spitali, por ndihmën e njerëzve në nevojë.

Kryebamirësi Naçi, ose siç njihet në sytë e shumë myslimanëve si “imami modern”, në këtë transaksion blerjeje me një vlerë të konsiderueshme, siç është ajo e një godine spitalore për 350 mijë €, ka përdorur paratë e Fondacionit Firdeus…

Ky fondacion më 11 maj 2018, ka hapur edhe një qendër shëndetësore në Tiranë me planin se aty do të ofrohej ndihma mjekësore falas për të gjithë personat që nuk kanë mundësi të paguajnë…

Paradoksi qëndron në faktin, se imami Naçi pasi viziton të varfërit falas në një qendër bamirësie, kërkon pagesë nga ana tjetër në një tjetër spital, privat siç është ai Continental…

Ku i gjeti 350 mijë euro Fondacioni Firdeus? A ishin para të grumbulluara me bamirësi?

Nëse po, cila ishte fushata për të cilën Elvis Naçi ua kërkoi paratë shqiptarëve?

Pse Firdeus nuk bëri transparencë me një blerje kaq të rëndësishme?/Marrë nga dosja.al

 

Elvis Naçi tregon si u mashtruan shqiptarët për të shkuar në Siri

Periskopi.com Lajme

Cila është lidhja mes Islamit dhe Shetit Islamik? Si u mashtruan shqiptarët për të shkuar në Siri?

Për këtë foli në Open në Top Channel teologu i njohur Elvis Naçi.

“Po flasim për 79 meshkuj. Po ta krahasojmë me numrin e besimtarëve është shume i vogël. Duhet të theksojmë se shumë nga këto persona ishin mercenarë, janë persona të paguar. Kanë shfrytëzuar varfërinë. I kanë thënë se do marrësh kaq dollar dhe kaq do marrësh kur të mbërrish atje. Janë mashtruar sepse u kanë thënë se lufta do të mbarojë shumë shpejt, por që nuk ndodhi kështu”- tha Naçi.

Naçi vazhdoi duke thënë edhe se sot është situate më mirë ku fryma radikale nuk ka kaq shumë influencë sa më herët, ku Naçi iu referua viteve 2012.

“Ka ekstrezimëm mendor dhe ekstremizëm të dhunshëm, ekstremizmi mendor sjell ekstremizmin e dhunshëm. Këtu kemi gabuar. Këtu nuk ka pasur një bashkëpunim të mirë mes institucioneve fetare me ato shtetërore”- tha Naçi.

Elvis Naçi dhuron pesë mijë euro për gruan që humbi fëmijën pasi u godit nga vetura në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Është 22 vjeçare, por Taunita Hoxha po lufton për jetë.

Si pasojë e një aksidenti të rëndë, ku u godit nga një kamionetë përderisa po ecte në trotuar ajo humbi foshnjën dhe vetë ka nevojë për trajtim mjekësor jashtë Kosovës.

Për t’u shëruar ajo duhet transferuar në Tiranë apo Shkup, kësisoj ka nevojë edhe për mjete financiare.

Për të ndihmuar Taunitën është bashkuar edhe teologu, Elvis Naçi. Bashkë më fondacionin ‘Firdeus’ ata kanë dhuruar 5 mijë euro.

Të gjithë ata që duan të ndihmojnë 22 vjeçaren nga Kosova, mund të informoheni nga të dhënat më poshtë./Indeksonline/

Elvis Naçi i del në mbrojtje Halil Kastratit: Nuk duhet ta ofendojmë një njëri që bën kaq shumë të mira

Periskopi.com Lajme

Teologu i njohur dhe imami, Elvis Naçi i ka dalë në mbrojtje humanistit kosovar, Halil Kastratit, pas kritikave që iu drejtuan këtij të fundit për promovimin e aktiviteteve të tij bamirëse – raporton Periskopi.

Naçi, në një publikim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se mënyra se si mendon ta pasqyrojë bamirësinë e tij, është çështje e Kastratit dhe se askush s’mund t’i imponojë asgjë.

Sipas tij, është e rëndësishme që të bëjmë gjëra të mira, në mënyrën që ne mendojmë që është e mirë.

Lexoni të plotë reagimin e tij:

Nje sugjerim per ata qe flasin per Halil Kastratin:

  1. Halil Kastrati ne veçanti dhe cdo Shqiptar qe ben mire duhet te meritoje respektin e te gjitheve!
  2. Forma se si mendon Halil Kastrati ta pasqyroje bamiresine e tij eshte e drejte e tije dhe askush nuk mund ti imponoje dicka tjeter!
  3. Me rendesi eshte te bejme gjera te mira dhe ne formen qe mendojme se eshte me e mira, por te ofendojme dhe perçmojme nje njeri qe po ben kaq shume te mira nuk i sherbejme as Shqiptareve dhe as Shqiptarise!

15 vjet me gruan, Elvis Naçi tregon sekretin e martesës së suksesshme

Periskopi.com Showbiz

I ftuar në “Dritare me Rudinën” mbrëmjen e djeshme ishtë teologu i njohur Elvis Naçi për të folur mbi faktorët që çojnë në dhune në familje.

“Jam prej 15 vitesh me gruan dhe kam një raport të shkëlqyer. I kam thënë gruas sime: “nëse ka krisje nuk ia vlen të vazhdohet një martesë ku humbet dashuria, joshja dhe gjerat nuk shkojnë ashtu sic duhet”.

“Ka ose martese të suksessshme, ose divorc normal, kjo duhet të kuptohet. Kur nuk funksionon nuk është kiameti. Një familje e sforcuar është vuajtje. Atëherë po të kuptosh këtë, përse vret? Përse lë fëmijët pa prindër”, u shpreh Elvis Naçi.

A e keni ditur se Lorik Cana e ka shok këtë hoxhë

Periskopi.com Showbiz

Lorik Cana është futbollisti që ka lënë gjurmë në historinë e re të futbollit shqiptar, shkruan “Kosovarja”.

Cana, futbollist me renome evropiane, por patriot i madh. Ai, është shumë pro origjinës dhe e ka promovuar kudo prejardhjen e tij.

Lorik Cana, kohën më të madhe po e kalon në Shqipëri bashkë me të shoqen Monikën dhe djalin e tyre, shkruan “Kosovarja”.

oriku ka një rreth të gjerë shoqëror, ndër ta edhe hoxhën e njohur Elvis Naçi./Kosovarja/