Tag: Elvis Reshbecaj

A do të luajë për Gjermaninë apo Kosovën? Futbollisti kosovar jep lajmin e madh në rrjetet sociale
29 May 2019, 20:09
Sporti
Futbollisti i Wolfsburgut, Elvis Reshbecaj me veprimin e fundit ka dhënë shenjë të madhe se do ta zgjedh Kosovën para Gjermanisë.
Reshbecaj ka shkëlqyer në fanellën e Wolfsburgut në edicionin që sapo përfundoi, duke shënuar tre gola derisa ka kontribuar edhe me katër asistime, transmeton Periskopi.
Kujtojmë se ai ende nuk ka dhënë përgjigjen përfundimtare me cilën Kombëtare do të luajë, pasi është legjitim edhe për “Die Mannchaft”.
Mirëpo, me veprimin e tij të fundit në rrjetet sociale, ai mund të ketë zbuluar se ka zgjedhur Kosovën, pasi ka postuar një foto me shkrimin “së shpejti” duke ia bashkangjitur edhe flamurin e Kosovës. /Periskopi.com/