Elzbieta Witek zgjidhet presidente e Parlamentit polak

Periskopi.com Lajme

Ministrja polake e Brendshme, Elzbieta Witek dha sot dorëheqjen dhe u zgjodh presidente e Dhomës së Ulët të Parlamentit polak duke zëvendësuar, Marek Kuchcinski, i detyruar të largohej nga funksionet e tij pas një skandali lidhur me përdorimin abuziv të avionëve qeveritarë.

“Kryeministri, Mateusz Morawiecki i besoi sot në mbrëmje përgjegjësitë e minististrit të Brendshëm Mariusz Kaminski, koordinatori aktual i shërbimeve sekrete dhe i kërkoi presidentit të Republikës të zyrtarizonte emrin e tij”, njoftoi zyra e shtypit të kryeministrisë.

Witek, 61 vjeçe, kandidate e partisë konservatore nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS), në pushtet në Poloni, mori 245 vota nga 419 deputetë të pranishëm nga 135 për rivalen e saj kryesore, Malgorzata Kidawa-Blonska, mbështetur nga partia kryesore e opozitës, Plateforma Qytetare.

Ish-presidenti konservator i Dhomës së Ulët të Parlamentit polak, Marek Kuchcinski njoftoi dje dorëheqjen, pas një skandali në lidhje me udhëtimet e shumta, disa prej të cilave me familjen e tij, në bordin e avionëve qeveritarë.

Disa ditë më parë ai kërkoi falje për udhëtimet e shumta, disa prej të cilave me familjen e tij, në bordin e avionëve qeveritarë, një çështje që mund të prekë partinë e tij dy muaj para zgjedhjeve legjislative./ATSH/