Përçarje të reja në VV? Anëtari i VV-së bën një postim enigmatik

Periskopi.com Lajme

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit, Eman Rrahmani, para tri orësh ka publikuar një status mjaft të çuditshëm në profilin e tij në Facebook që na e kujton periudhën e ndarjes së kësaj partie.

Në fund të vitit 2017 dhe në fillim të 2018-s, Vetëvendosje kishte përjetuar një ndarje shumë traumatike me dhjetëra figura të larta që në mënyrë demonstrative u larguan në drejtim të PSD-së të pakënaqur me rikandidimin e Kurtit për kryetar.

Shumica prej tyre përmendën mungesën e transparencës e llogaridhënies në parti, ashtu si mungesën e demokracisë së brendshme, përcjell Periskopi.

Rrahmani ka cituar një pjesë të letrës së z.Kurti nga burgu i Lipjanit ku po mbahej shkaku i hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Në këtë pjesë Kurti flet për “mungesën e transparencës dhe llogaridhënies” duke përmendur edhe fjalinë e harruar tashmë se “secili aktivist i VETËVENDOSJE!-s është i nevojshëm por asnjëri s’është i pazëvendësueshëm.”

Nuk dihet se kujt ia ka dedikuar Rrahmani këtë pjesë të statusit të tij, partisë që nuk ka transparencë në këtë kohë të zgjedhjes së njerëzve të saj në pozita vendim-marrëse, apo ndonjë pjese anëtarësh të partisë së tij.

Sidoqoftë, vlen të përmendim se Vetëvendosje është në përgatitje për të ndërruar një pikë të statutit të saj ku thuhet se nëse kryetari i partisë bëhet kryeministër ai do të duhej të jepte dorëheqje nga pozita e të parit të partisë. Ndërrimi i statutit do t’i mundësonte Kurtit të ishte edhe kryetar partie por edhe kryeministër.

Më poshtë e keni statusin e plotë të z.Rrahmani:

Të dashur aktivistë,

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka nevojë për shumë më tepër transparencë, për shumë më tepër llogaridhënie. Disa njerëz kur i humbin privilegjet mendojnë se kjo është padrejtësi. Ata duhet të fillojnë të mendojnë se ndoshta privilegjet paskan qenë padrejtësi. Secili aktivist i VETËVENDOSJE!-s është i nevojshëm por asnjëri s’është i pazëvendësueshëm. Demokraci kudo dhe tërë kohën. Demokraci pa hakmarrje. Kështu mund dhe do të ecim përpara.

Pjesë nga letra e Albinit, dërguar para dy viteve nga burgu i Lipjanit!

Anëtari i VV-së me fjalë të rënda për LDK-në: Do t’iu bëhet pragu si Nisma-s

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani përmes një statusi ka komentuar bisedimet mes VV-së dhe LDK-së.

Sipas tij, nëse shkohet në zgjedhje të reja, LDK nuk do të mund të marrë më shumë se 20 deputetë.

“LDK është mirë me ja shti kësaj pune!Nëse shkohet në zgjedhje nuk mund të marr me shumë se 20 deputet!Nëse mbetet në opozitë, në zgjedhjet e ardhshme i bohet PRAGU sikurse NISMA-së.”, ka shkruar ai.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa sot kanë mbajtur takimin që supozohej se do të arrihej marrëveshja për krijimin e Qeverisë, mirëpo diçka e tillë nuk ndodhi.