Dënohet rëndë sulmuesi i Serie A, ekipit të tij i hiqen pesë pikë

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Parma-s Emanuele Calaio është dënuar me dy vjet mos-lojë në ndeshjet e organizuara nga Federata Italiane e Futbollit pas përpjekjes për kurdisje të ndeshjes derisa klubi i tij Parma, u dënua me heqje të pesë pikëve në Serie A për sezonin 2018-19, shkruan Periskopi.

Calaoi u dënua poashtu me 20 mijë euro të hënën pasi iu kishte dërguar mesazhe të dyshimta lojtarëve kundërshtarë para ndeshjes së fundit të sezonit në Serie B në majin e këtij viti, me Parman që i duhej një fitore ndaj Spezias për të siguruar kalimin direct në Serie A.

during the Serie B match between Parma Calcio and Empoli FC on September 19, 2017 in Parma, Italy.

Ai iu kishte thënë mbrojtësve të Spezias që të mos i jepnin shumë zor në atë ndeshje.

Klubi parman kishte bankrotuar para katër vitesh duke u ngjitur nga Serie D në Serie A. /Periskopi