Ëmbëlsirë me çokollatë- Përgatitet për 15 min!

Periskopi.com Zoya

Çfarë ëmbëlsirë mund të përgatisnit në 15 minuta? Asgjë më të mirë se sa ky muss me çokollatë që qëndron në frigorifer dhe bëhet si një akullore kremoze, më e mira që mund të hani pasditeve të verës.

Koha e përgatitjes–15 minuta

Përbërësit për 5/6 persona: 
500 ml pana – mundësisht me yndyrë
170 g çokollatë e zezë – e grirë në thërrime të vogla

Përgatitja:
Hedhim panën në tenxhere, e vëmë në zjarr derisa të shohim që fillon të krijojë flluska në anësoret e tenxheres.

E heqim tenxheren nga zjarri, shtojmë çokollatën dhe e përziejmë me rrahëse vezësh me dorë.

E vendosim tenxheren përsëri në zjarr të mesëm, duke e përzier pa ndërprerë për rreth 3-4 minuta.

E zbrazim kremin nëpër gota, e lëmë të ftohet në temperaturë ambienti dhe më pas në frigorifer për të paktën 3 orë ose më mirë akoma, për një natë.

Këshillë: i nxjerrim nga frigoriferi 30 minuta para se t’i shërbejmë.