Tag: emerimet e reja

Zëvendësministrja që u emërua nga Haradinaj një ditë para dorëheqjes: Po, nesër shkoj n’punë
Myzejene Selmani nesër do të paraqitet në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si zëvendës-ministre e ministres, Dijana Zhiviq, raporton Periskopi.
Kjo pasi vetëm një ditë para se ish-kryeministri Ramush Haradinaj të jepte dorëheqje, ka vendosur që vargut të më shumë se 80 zëvendës-ministrave t’ia shtojë edhe dy të tjerë.
Më datë 18 korrik, ai emëroi Myzejene Selmanin, zëvendës-ministre në MBPZHR, dhe Kadri Kastratin zëvendës-ministër në Ministrinë e Mbrojtjes.
Selmani e konfirmoi këtë lajm për Periskopin, duke shtuar se që nga nesër ajo do të paraqitet në Ministri.
“Po, nesër shkoi”, tha shkurt Selmani.
Megjithatë duket se të sapo-emëruarit nuk do të jenë shumë gjatë në këto pozita, pasi sipas burimeve të RTK-ës brenda Presidencës, zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen më datën 8 shtator. /Periskopi