Kurti emëron 5 anëtarë me mandat 3-vjeçar, në Këshillin Shkencor të AUV’së

Periskopi.com Lajme

Qeveria në detyrë sot ka marr vendim që të emëroj 5 anëtarë të Këshillit Shkencor në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë me mandat tre vjeçar.

Pesë anëtarët janë, Ariana Kalaveshi, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Betim Bresilla nga Instituti Bujqësor i Kosovës, Aziz Behrami, Fakulteti Teknologjisë Ushqimore, Imer Haziri nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë si dhe Arben Mehmeti nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë.

 

 

Këta anëtarë të Këshillit Shkencor të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë do të jenë me mandat 3 vjet.

Venezuela emëron në Qeveri të kërkuarin nga SHBA-ja

Periskopi.com Lajme
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka emëruar ministër të naftës, Tareck EL Aissamin, të shumëkërkuarin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për trafikim droge.

Kushëriri i ish-presidentit Hugo Chavez ka marrë drejtimin e kompanisë shtetërore të naftës, ani pse ka mungesë të madhe të saj.

Sanksionet amerikane kanë vështirësuar importin e natës së Venezuelës, teksa çmimi i saj ka vazhduar të rritet brenda shtetit, transmeton KOHA.

El Aissami zëvendëson Manuel Quevedon, gjeneral i ushtrisë kombëtare, por që nuk kishte përvojë në industrinë e naftës.

Në muajin mars, Departamenti Amerikan i Drejtësisë i akuzoi El Aissamin dhe 14 zyrtarë të Venezuelës për narko-terrorizëm, korrupsion dhe trafikim droge.

Për më tepër, SHBA-ja ka ofruar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për çfarëdo informate që mund të shpjerë te arrestimi i ministrit të ri të naftës.

Kallxo: Xhelal Sveçla emëron kundërligjshëm U.D kryeshefin e IPK-së

Periskopi.com Lajme

Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të MPBAP-së, Xhelal Sveçla, orët e pasditës ka marrë vendim që të shkarkojë nga pozita e Kryeshefes Ekzekutive të Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi.

Ne vend të Kelmendit siç mëson KALLXO.com është emëruar Ushtrues Detyre të Kryeshefit të IPK-së, Exhevit Zukën.

Zuka është Udhëheqës i Divizionit Divizionit për Planifikim dhe Çështje Ligjore në Inspektoratin Policor të Kosovës.

Sipas Ligjit për Inspektoratin Policor të Kosovës, më saktësisht Neni 15, pika 4 thuhet qartë se “në rastet e përfundimit të mandatit, shkarkimit apo suspendimit të Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së, Ministri menjëherë cakton njërin nga drejtorët e departamenteve të IPK-së, si ushtrues detyre të Kryeshefit Ekzekutiv deri në përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së”.

Zuka në këtë rast është emëruar jashtëligjshëm pasi që i njëjti nuk është drejtor departamenti por udhëheqës i divizionit, pra një pozitë më poshtë se drejtori.

KALLXO.com ka kërkuar sqarime nga ana e Ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, në lidhje me emërimin i cili del që është në kundërshtim me Ligjin e IPK-së.

Deri në publikim të këtij shkrimi, as Zyra për Informim, as nga ana e Asistentit dhe Ministrit të MPB-së, KALLXO.com nuk ka marrë përgjigje.

Ministri Sveçla ka qenë i paqasshëm edhe në telefon.

Inspektorati Policor i Kosovës funksionon me Kryeshefin Ekzekutiv në krye, pesë departamenteve dhe 17 divizioneve.

KALLXO.com gjatë ditës së sotme ka raportuar për shkarkimin e Kelmendit nga Drejtoresha e IPK-së. Kjo e fundit për KALLXO.com ka thënë se vendimi për emërimin e Zukës është i jashtëligjshëm.

“Në emër të vënies në vend të ligjit, vetë autoriteti i cili më ka shkarkuar, jashtëligjshëm ka caktuar një ushtrues detyre i cili nuk është drejtor, situatë kjo e cila është e rregulluar me Ligjin për Inspektoratin Policor të Kosovës. Unë do të paraqes rastin në Gjykatë për realizimin e të drejtave të mia dhe jam e bindur se drejtësia do të vijë në vend”, ka thënë Kelmendi.

U.D i ministrit të MPBAP-së, Sveçla me anë të një njoftimi në Facebook ka thënë se Kelmendi është shkarkuar pas analizave të gjetjeve nga dy raporte: Raporti me rekomandime për Mbikëqyrje të zbatimit të ligjit për IPK-në, hartuar nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës; dhe Raporti i Auditimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme të vitit 2018. Po ashtu kam marrë parasysh edhe letrën e rekomandimeve nga Avokati i Popullit Nr. 683/2019 lidhur me çështjen “Agron Hasanaj kundër Inspektoratit Policor të Kosovës”.

Sipas tij në këto raporte konstatohen shkelje të ndryshme në menaxhimin e IPK-së dhe mes tjerash edhe rekomandohet shkarkimi i Kelmendit.

Në lidhje me pretendimet e Sveçlës, Miradie Kelmendi thotë se nuk në atë kohë nuk ka qenë në krye të IPK-së.

Albin Kurti emëroi sekretar njeriun që u kritikua se punësoi renë e Isa Mustafës (Foto)

Periskopi.com Lajme

Albin Kurti nuk e ka lënë pa pozitë shtetërore njeriun e Isa Mustafës. Izedin Bytyçi, do të jetë do të jetë sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës. Ai ishte kritikuar për punësimin e resë së kreut të LDK-së, madje i njëjti ishte dënuar pasi në një rast tjetër kishte tentuar ta mashtrojë shtetin.

Izedin Bytyçi do të jetë sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës.

Por kush është Izedin Bytyçi?

I njëjti para se ta marr këtë pozitë ka qenë edhe sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në kohën kur ministria udhëhiqej nga Arban Abrashi.

Bytyçi ishte kritikuar se nga kjo pozitë pati ndikuar në punësimin e resë të Isa Mustafës.

Edita Bajrami, gruaja e Besnikut, djalit të ish-kryeministrit Isa Mustafa ishte angazhuar si eksperte për të ndihmuar Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në rishikimin e Strategjisë Sektoriale, shkruan Insajderi.

Angazhimin e resë së ish-kryeministrit më 2017 e pati konfirmuar po Izedin Bytyçi, ish-sekretari në MPMS.

Ai pati thënë se Edita ishte angazhuar në kuadër të një projekti që, sipas tij, Ministria e pati ndërmarrë në bashkëpunim me Komisionin Europian për rishikimin e një strategjie të ministrisë.

“Është (punësuar) në kuadër të një projekti, Strategjisë së Rishikimit Sektorial të Ministrisë, nuk është punëtore e rregullt e Ministrisë. Aty janë të angazhuar 5-6 ekspertë”, pati thënë Bytyçi, shkruan Insajderi.

Sipas tij, bëhej fjalë për një angazhim të përkohshëm, deri në gjashtë muaj, kohë sa pritej të zgjaste procesi i rishikimit të strategjisë në fjalë.

Më vonë u konstatua se kjo përgjigje nuk ishte e saktë.

Edita, reja e ish-kryeminsitri Mustafa që tani qeverisë bashkë me Kurtin, ishte angazhuar aty me kontratë për shërbime të veçanta, shkruan Insajderi.

Kontrata e saj ishte nënshkruar po nga Bytyçi, i cili kishte thënë se “përzgjedhja e ekspertëve nuk ishte bërë nga ministria”.

Përmes kësaj kontrate për shërbime të veçanta, Edita merrte pagë mujore prej 494, 75 euro në muaj.

Izedin Bytyçi mashtroi shtetin, ky dënim i ishte shqiptuar

Sekretari i tanishëm i qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti kishte tentuar ta mashtrojë shtetin.

Njeriu që në dy mandate mori poste në ministritë e udhëhequra nga partia Isa Mustafës nuk e kishte deklaruar pasurinë në vitin 2011, derisa ishte udhëheqës i Divizionit për Buxhet dhe Financa në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, shkruan Insajderi.

Bytyçi ishte dënuar më 2012 nga Gjykata e Lartë për Kundërvajtje për shkak se e kishte shkelur Ligjin për Deklarimin e Pasurisë.

Ai fillimisht kishte marrë një gjobë prej 2 mijë e 300 euro, vendim ky për të cilin ishte ankuar. Pas rishikimit të vendimit i njëjti ishte dënuar me 1 mijë e 500 euro.

 

 

Emërohet ekipi për shkarkimin e Donald Trump

Periskopi.com Lajme

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar që formalisht të emërojë ekipin prej 7 personave, të ashtuquajtur menaxherë të shkarkimit, të cilët do të procedojnë akuzat kundër presidentit Trump në Senat, transmeton KTV.

E Senati ndërkohë do të duhej të dakordohet rreth thirrjes së dëshmitarëve dhe akuzave ndaj presidentit.

 

 

Emërohet kryeministri i ri i Rusisë

Periskopi.com Lajme

Kremlini bëri të ditur se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka emëruar shefin e Shërbimit Federativ të Taksave, Mikhail Mishustin, për kryeministër të ri të Rusisë.

Ky veprim erdhi vetëm pak orë pasi Dmitry Medvedev dhe qeveria e tij dhanë dorëheqje, në përgjigje të thirrjes së Putinit për ndryshime të mëdha kushtetuese.

Mishustin, 53 vjeç, ka punuar në Qeverinë ruse qysh në vitin 1998.

Ai ka mbajtur një profil të ulët si shef i Shërbimit Federativ të Taksave – pozitë që ka mbajtur qysh në vitin 2010.

Mediat ruse raportojnë se Putin e ka dërguar kandidaturën e Mishustinit në parlament për miratim.

Të mërkurën, presidenti rus, gjatë fjalimit vjetor drejtuar kombit, bëri thirrje për ndryshime të mëdha kushtetuese, që do të rrisnin kompetencat e parlamentit, përpara përfundimit të mandatit të tij, më 2024.

“Në këtë kontekst, ne, si Qeveri e Federatës Ruse, duhet t’ia sigurojmë presidentit të vendit tonë mundësinë për të ndërmarrë të gjitha vendimet e nevojshme. Në kushtet e tilla, mendoj se Qeveria e Federatës Ruse ka bërë hapin e duhur me dorëheqje”, tha Medvedev, teksa njoftoi për dorëheqjen.

Putin, duke iu adresuar Asamblesë Federale, tha se Kushtetuta e Rusisë, e vitit 1993, duhet ndryshuar, për t’i dhënë Dumës Shtetërore, që është Dhoma e Ulët e Parlamentit, të drejtën për të emëruar ministrat e kabinetit dhe kryeministrin.

Këto kompetenca aktualisht i takojnë presidentit.

Putin po ashtu tha se Rusia duhet të mbetet “republikë e fuqishme presidenciale”.

“Presidenti duhet të ruajë të drejtën për të përcaktuar detyrat dhe përparësitë e qeverisë, si dhe të drejtën për të shkarkuar kryeministrin, zëvendësat e tij dhe ministrat federalë, në rast të moskryerjes së detyrave ose humbjes së besimit”, tha Putin.

Ai po ashtu tha se duhen ashpërsuar kushtet për t’u bërë president dhe se çdo president i ardhshëm duhet të ketë jetuar në Rusi për së paku 25 vjet dhe të mos ketë ndonjë shtetësi të huaj.

Putin, 67 vjeç, ka dominuar politikën ruse për dy dekada, duke shërbyer herë si president, herë si kryeministër nga viti 1999.

Në vitin 2018, ai është rizgjedhur president për një mandat të ri 6-vjeçar.

Me ligjin aktual, ai do të duhet të tërhiqet pas përfundimit të mandatit.

 

Mourinho thumbon Arsenalin për emërimin e Artetas: Mund të qeshim të gjithë

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, e ka thumbuar Arsenalin për vendimin për ta emëruar trajner Mikel Artetan, duke thënë se klubet tani mendojnë se kandidatët më të mirë janë ata pa asnjë disfatë e jo ata me më së shumti fitore.

Pas shkarkimit të Unai Emeryt nga posti i trajnerit dhe dështimit të trajnerit të përkohshëm, Freddie Ljunbergut, për t’i përmirësuar rezultatet dhe paraqitjet, Arsenali e ka emëruar trajner Mikel Artetan.

37-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023 dhe do të prezantohet në një konferencë për shtyp si trajneri i ri i Arsenalit në stadiumin Emirates të premten pasdite.

Arteta i kishte kaluar pesë vjet me Topçinjtë si futbollist gjatë viteve 2011 dhe 2016, duke i fituar dy tituj të FA Cup, para se të pensionohej dhe ta fillonte karrierën si trajner e ndihmëstrajner.

Ai vjen në Arsenal nga Manchester City, ku ka punuar si ndihmëstrajner i Pep Guardiolës për tre vjetët e fundit.

“E vetmja pikë që unë mund ta gjej për të folur, me të cilën mund të qeshim të gjithë, është se para disa viteve trajneri më i mirë ishte ai me më së shumti fitore, ndërsa tani është ai me më së paku disfata”.

“Ancelotti i ka tri Liga të Kampionëve, e ka fituar ligën në Itali, Francë e Angli dhe ka fituar edhe kupa në këto vende, por Ancelotti duhet t’i ketë humbur rreth 200 ndeshje. Mendoj se tani s’ka rëndësi sa ke fituar, ka të bëjë me ndeshjet që s’i kemi humbur. Tani, trajnerët më të mirë vlerësohen ata me më pak disfata. S’mund të gjej arsye tjetër”.

Arteta udhëtoi në Liverpool mbrëmë për t’iu bashkuar skuadrës së Arsenalit para ndeshjes të së shtunës kundër Evertonit, që do të zhvillohet në Goodison Park. /Gazeta Express/

 

Isa Mustafa s’e lufton korrupsionin, në Kryesinë e re të LDK-së i emëron dy veta me aktakuza

Periskopi.com Lajme

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, shpalosi dhe para mediave 33 emrat e kryesisë së re të partisë.

Kryesia u zgjodh katër javë pas mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të partisë në të cilin delegatët ia besuan Mustafës edhe mandatin e tretë në krye të partisë.

Kryesia e re e zgjeruar me 10 anëtarë më shumë se ajo e kaluara ka këtë përbërje: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Svarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku, Valon Murtezaj, Skender Hyseni, Brikenda Kryeziu, Fadil Krasniqi, Rrezeartë Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim kryeziu, Doruntinë Maloku, Naser Osmani, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu.

Në këtë listë shihet se janë vendosur sërish emrat e dy personave që aktualisht kanë probleme me ligjin.

Nënkryetari aktual i LDK-së, Haki Rugova, i cili është njëherit edhe kryetar i komunës së Istogut, aktualisht është në një proces gjyqësor në gjykatën e Pejës, si i akuzuar për konflikt interesi.

Rugova po akuzohet se personalisht ka marrë pjesë në nënshkrimin e kontratës ‘Ndërtimi i Kanalizimit Fekal në Fshatin Cerrcë-Lubozhdë- Faza e Parë”, tender i cili iu ka besuar kompanisë “’MA-CON’ Sh.P.K, në pronësi të vëllait të tij, Gani Rugovës. Vlera e këtij tenderi ishte rreth 290 mijë euro.

Tjetër emër i akuzuar është edhe Naser Osmani.

Bashkë me ish-kryeministrin e Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, dhe me Atdhe Gashin, deputeti i LDK-së Naser Osmani po akuzohet nga Prokuroria Speciale për fondet e tre-përqindëshit.

Në një aktakuzë tjetër rreth privatizimit të një fabrike në Podujevë, Osmani ishte liruar nga akuzat në shkurt të këtij viti.

Kërkohet me urgjencë të emërohet drejtori i Akreditimit

Periskopi.com Lajme

Përfaqësues të Komisionit parlamentar për arsim po kërkojnë që me urgjencë të emërohet drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).

Kjo meqë, muajin e ardhshëm, Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) vendosin për anëtarësinë e AKA-së në këto institucione. Mosemërimi deri tash i kësaj pozite, sipas deputetëve, mund të ndikojë negativisht në vlerësimin e ENQA-s dhe EQAR-it, shkruan sot “Koha Ditore”.

AKA-ja udhëhiqet me ushtrues detyre që nga viti 2015. Procedurat e konkursit për drejtor të këtij institucioni kanë përfunduar në tetor të vitit 2018, por që nga ajo kohë emërimi është bllokuar nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi.

MASHT-i nuk është përgjigjur përse është zvarritur kaq gjatë ky emërim dhe nëse ka gjasa që të plotësohet kjo pozitë ditëve në vijim. Ministria e Administratës Publike (MAP) ka konfirmuar se deri tash nuk ka marrë asnjë rekomandim nga ministri Bytyqi për kandidatin potencial për drejtor të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

 

Gent Cakaj emëron një këshilltare nga Kosova

Periskopi.com Lajme

 Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Bukurije Gjonbalaj emërohet këshilltare në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë.

Në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri është ministri Gent Cakaj. Ndërsa së fundmi si këshilltare për Integrim në Ministrinë përkatëse është zgjedhur Bukurije Gjonbalaj, shkruan KultPlus.

Bukurije Gjonbalaj njihet si një diplomate me koxha përvojë në politikë e cila kishte qenë edhe ambasadore e Kosovës në Vatikan.

Ish-ambasadorja Gjonbalaj, kishte qenë një nga gratë e pakta që ishin aktive në politikë.

Pas rrugës së gjatë të aktivitetit politik që kishte zhvilluar në Kosovë dhe jashtë vendit, ka vendosur që kontributin e saj prej diplomate të jap edhe në Shqipëri.

 

Edhe Oda Ekonomike Amerikane kundër emërimit të Naser Shalës

Periskopi.com Lajme

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka reaguar lidhur me emërimin e Naser Shala i njohur ndryshe si ‘Ftyra’, në pozitën e drejtorit të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

“Oda Amerikane shpreh shqetësimin e saj lidhur me vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për emërimin e udhëheqësisë së re të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në kundërshtim me rekomandimin i cili ka pasuar një proces transparent dhe meritokratik të rekrutimit”, thuhet në reagimin e Odës Amerikane.

Sipas kësaj komunikate nga OEA, Kosova vazhdon të ballafaqohet me emërime në pozitë udhëheqëse publike që nuk e kanë ekspertizën e nevojshme profesionale.

“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me faktin se deputetët e Kuvendit mbështetën vendimin e tyre në nepotizëm në vend të profesionalizmit, kështu që u bënë thirrje atyre që të vlerësojnë meritokracinë në vend të lidhjeve politike, për të mirën e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagim.

Perveç Odës ekonomike Amerikane, fuqishëm kane reaguar edhe ndërkombetaret. Ambasadori i Amerikes, Britanise dhe Gjermanisë janë deklaruar kundër emërimit pa meritë të Shalës siç e kanë cilësuar ata.

 

 

Haradinaj emëron ministren e re të Bujqësisë

Periskopi.com Lajme

Është emëruar ministrja e re e Bujqësisë në Kosovë.

Kryeministri i vendit, Ramush Hardinaj ka bërë të ditur se në postin e ministres së Bujqësisë që nga sot është, Dijana Ziviq.

Në këtë post Ziviq vie pas largimit të Nenad Rikallos, si kërkesë nga Grupi Parlamentar i PSD-së, në mënyrë që të votohej buxheti i vitit 2019.

Postimi i plotë:

Kam emëruar sot ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq. Ministres së re i dëshirova suksese në detyrën e saj dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përmbushjen e objektivave të këtij dikasteri qeverisës.

 

Këshilltari i Pal Lekajt emërohet drejtor i Aviacionit Civil

Periskopi.com Lajme

Eset Berisha, që deri më tani ushtronte postin e këshilltarit të Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, është emëruar drejtor i Aviacionit Civil, raporton KTV.

Berisha ka qenë i preferuari i Lekajt për këtë pozitë, pasi ka thënë se ka përvojë 17-vjeçare për çështjet e aviacionit.

Kandidatë për këtë post kanë qenë edhe ish-drejtori Dritan Gjonbalaj dhe Bajram Xhemajli.

 

Ministri Lekaj e ndërron Sekretarin e Përgjithshëm

Periskopi.com Lajme

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, e ka shkarkuar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë, Nebih Shatrin, Ushtrues i Detyrës i deritanishëm.

Në vend të Shatrit, ministri Lekaj e ka emëruar në pozitën e Sekretarit si Ushtrues Detyre, Betim Reçicën.

Reçica para se të emërohej Ushtruesit të Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të MI-së ka mbajtur pozitën e udhëheqësit të NJZP-së për projektin e ndërtimit të Autostradës Kijevë-Zahaq.

Në Dokumentin që ka siguruar KALLXO.com, thuhet se Betim Reçica do të ushtrojë detyrën e sekretarit të Përgjithshëm me kompetenca të plota dhe me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohet vendimi i datës 06 shkurt 2017 me të cilin ishte caktuar Nebih Shatri U. D. i Sekretarit të Përgjithshëm.

Reçica ishte zyrtar i prokurimit në kohën kur këtë ministri udhëhiqej nga Fatmir Limaj. Madje, Reçica ishte dëshmitar në rastin MTPT, ku ishte i përfshirë edhe Fatmir Limaj.

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit me Ambasadën Britanike për t’i ofruar asistencë në rekrutimin e pozitave të larta, duke përfshirë sekretarët e përgjithshëm.