Refuzohet oferta e parë nga Juventusi për yllin e Chelseat

Periskopi.com Sporti

Chelsea raportohet se ka refuzuar ofertën e parë nga Juventusi për mbrojtësin Emerson Palmeiri, pasi nuk po mund të gjejë zëvendësues për të.

Maurizio Sarri pritet të marrë drejtimin e Juves në 48 orët e ardhshme, derisa kontrata e tij me “Të Kaltërit” pritet të ndërpritet të hënën, shkruan Periskopi.

Ai do të dëshironte të ribashkohet me Emersonin, i cili ka impresionuar në muajt e fundit në “Stamford Bridge” pasi u rikuperua nga lëndimi.

Image result for emerson palmieri 2019

Sipas “Calciomercato.com”, Juve bëri një ofertë fillestare për italo-brazilianin, por që u refuzua nga londinezët.

Kjo për shkak të embargos së Chelseat në transferime, që ia pamundëson klubit ta gjejë zëvendësuesin e tij.

Nëse apeli i “Të Kaltërve” është i suksesshëm, atëherë ata do të ishin të hapur për negociata.

Ai kushtoi 20 milionë euro kur u transferua nga Roma vitin e kaluar. /Periskopi.com/