Portieri i Arsenalit që ua mori mbrëmë zemrën të gjithëve: Detaje

Periskopi.com Sporti

Për herë të 14-të në histori, Topçinjtë arritën ta ngritin trofeun e Kupës FA, duke mposhtur Chelsean në finale, transmeton Periskopi.

Pierre-Emerick Aubameyang i dha Mikel Artetas trofeun e tij të parë në karrierën e tij të shkurtër prej trajneri.

Megjithatë, ai që po merr shumë vëmendje është portieri,  Emiliano Martinez, i cili u bashkua me klubin verior të Londrës në vitin 2010.

Kështu, në tetë vitet e tij të para në klub, ai luajti vetëm 12 ndeshje në ligë, por me lendimin e Leno ai pati shansin të luaj në finalen e madhe të FA Kupës.

Gazetari i BBC-së, Dan Ëalker e pyeti se çfarë do të thotë për familjen e tij dhe portiere, Martinez, nuk mund t’i përmbante lotët

Më vonë, ai u pa duke folur me familjen e tij – ndërsa ishte ulur në buzë të fushës.

Sikur kjo të mos mjaftonte që tifozët e Arsenalit ta donin atë ende më shumë, pamjet zyrtare të Tunnel Cam kapin Martinez duke i thënë dikujt në klub:”Nuk më interesojnë paratë”, anipse erdhi në klub me kushte të vështira financiare. /Periskopi