Ngritet padi kundër personit që angazhoi pilotin e Emiliano Salas, çështja shkon në gjykatë

Periskopi.com Sporti

Autoriteti Civil Britanik ka ngritur padi ndaj pilotik anglez Dejvid Henderson për vdekjen e futbollistit argjentinas Emiliano Sala në janar të vitit të kaluar pasi avioni me të cilin ai udhëtonte ra në kanalin anglo-francez.

Organi i fluturimeve ajrore akuzon 66-vjeçarin për neglizhencë të kompetencave dhe thyerje të rregullave të fluturimit duke ia ngarkuar detyrën e transportimit rekrutit Dejvid Ibotson, i cili nuk ishe i licencuar për fluturimet me avionët e tipit “Piper PA-46 Malibu”.

28-vjeçari Emiliano Sala humbi tragjikisht jetën në 21 janar të vitit 2019 kur po fluturonte drejt Britanisë së Madhe për t’u prezantuar si lojtar i Kardifit. Në rrethana misterioze, avioni “Piper PA-46 Malibu” ra në ujërat e kanalit La Mansh Ai u konfirmua i vdekur në 7 shkurt 2019. Trupi i pilotit Dejvid Ibotson akoma nuk është gjetur.

Vdekja e Salas solidarizoi mbarë botën e futbollit, të cilët përkujtuan sulmuesin e ndjerë argjentinas.

Dyshimet e para u hodhën mbi pilotin Dejvid Ibotson, i cili nuk kishte përvojë në fluturimet me avionë të tillë. Pas gati dy vitesh, çështja e Emiliano Salas do të marrë verdiktin e drejtësisë britanike.

Fansat i kushtojnë tributin e fundit Emiliano Salas: Merr 99% të votave dhe futet në formacionin e dekadës

Periskopi.com Sporti

Emiliano Sala nuk do të harrohet asnjëherë nga tifozët e Nantes.

I ndjeri Sala, i cili humbi jetën e tij nga një aksident tragjik me avion, është vlerësuar lart nga tifozët e skuadrës së Nantes.

Në votat për formacionin më të mirë të dekadës te skuadra e FC Nantes, me votat e tifozëve, ka zënë një vend edhe Sala.

Sala ka fituar 99 % të votave të tifozëve, të nisura për këtë formacion.

Lojtari do të transferohej te skuadra e Cardiff City, nga Nantes, por avioni që po e dërgonte atë në Uells u rrëzua.

Lojtari tashmë bën pjesë në formacionin më të mirë të dekadës te skuadra e Nantes.

Janë zbuluar detaje të tmerrshme nga aksidenti i rëndë që i mori jetën ish futbollistit Emiliano Sala

Periskopi.com Sporti

Detaje të tmerrshme janë zbuluar nga aksidenti i rëndë që i mori jetën ish futbollistit, Emiliano Sala.

Gjatë vitit të kaluar, futbollisti i Nantes, i cili po kompletonte transferimin në Premierligë te Cardiff, Sala, humbte jetën në kanalin anglez, pasi aeroplani i tij përplasej.

Rreth një vit më vonë, raporti i publikuar për aksidentin e tij zbulon se piloti i aeroplanit nuk kishte licencën për fluturim.

Piloti David Ibbotson nuk kishte lejën që të fluturonte, duke lënë të kuptohet që të gjitha rregullat ishin shkelur.

Aksidenti i Sala ndodhte më 21 janar të vitit të kaluar, kur ylli i Nantes asokohe fluturonte drejt Uellsit, për transferimin te Cardiff City.

Skuadrat kishin arritur marrëveshje për transferimin që do të kushtonte 15 milionë funte. Ai transferim nuk u kompletua kurrë, si pasojë e aksidentit që i mori jetën lojtarit të Nantes.

Nantes nuk po mund ta besojë vendimin që sapo ka marrë Cardiff City në lidhje me vdekjen e Sala

Periskopi.com Sporti

Cardiff City u ka dërguar dokumentacion prokurorëve francezë që ta konsiderojnë nëse Nantes duhet të përgjigjet për vdekjen e Emiliano Salas.

Argjentinasi, 28-vjeçar, dhe piloti i tij vdiqën kur aeroplani i tyre që po udhëtonte nga Franca në Uells u përplas në det, më 21 janar të vitit 2019, transmeton Periskopi.

“Bluebirds” kanë refuzuar të paguajnë shumën prej 18 milionë eurove ndaj klubit francez dhe kanë thënë se “prova të mjaftueshme për keqmenaxhim” janë gjetur.

Nantes ka reaguar duke thënë se klubi është absolutisht i shokuar nga ky veprim.

Në shtator, FIFA kishte marrë vendim që shuma prej 6 milionë eurove t’i paguhej Nantesit nga Cardiffi.

Mirëpo, klubi uellsian e ka sfiduar këtë vendim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, derisa vendimi tjetër pritet të merret në pranverë. /Periskopi.com/

Zbulohet: Sala vdiq pas helmimit me monoksid karboni

Periskopi.com Sporti

Agjencia e hetimeve e Uk Air Accidents ka zbuluar detaje të reja në lidhje me aksidentin ajror që i kushtoi vdekjen sulmuesit argjentinas Emiliano Sala.

Sipas analizave të fundit, 28-vjeçari mësohet të jetë ekspozuar ndaj një sasie të madhe monoksid karboni, që ka shkaktuar edhe humbjen e ndjenjave të pilotit David Ibbotson, ashtu si edhe aksidentin fatal të 21 janarit, transmeton Periskopi.

Monoksid karboni

Testet e zhvilluara në trupin e Emiliano Sala kanë treguar praninë e një sasie të madhe të monoksidit të karbonit në gjak, sasi kjo që mund të ketë shkaktuar humbjen e ndjenjave ose edhe një arrest kardiak. Hetuesit mendojnë, edhe pse mbetet akoma për t’u sqaruar, se edhe piloti është helmuar me monoksid karboni.


Megjithatë, trupi i Ibbotson nuk është gjetur akoma, por në këtë pikë dyshohet se rënia e avionit në det është shkaktuar pikërisht nga ekspozimi i pilotit ndaj gazit helmues.

Rikuperimi i avionit

“Sasia e monoksidit të karbonit që është gjendur në gjakun e Emiliano Sala ngre pikëpyetje të reja”, ka thënë avokati i familjes Sala për Daily Mail.

“Shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga hetimet që po zhvillohen aktualisht. Familja e Emiliano-s mendon se duhet ta dijë sesi është e mundur që monoksidi i karbonit ka depërtuar në kabinën e avionit. Familja e lojtarit kërkon që mjeti të rikuperohet sa më shpejt”. /Periskopi.com/

Kush është personi i arrestuar për vdekjen e futbollistit Sala dhe pse u arrestua ai?

Periskopi.com Sporti

Personi i cili u arrestua dje për vrasje pa paramendim të futbollistit Emiliano Sala është piloti David Henderson, të cilit i ishte kërkuar ta drejtonte aeroplanin me të cilin udhëtoi Sala. Henderson e kishte dërguar në vend të vetes një shok të tij, David Ibbotsonin.

David Henderson, 64-vjeçar, besohej se ishte i vdekur bashkë me futbollistin e Cardiff Cityt, pasi aeroplani Piper Maliku u zhduk mbi ishujt anglezë më 21 janar të këtij viti.

Henderson, i cili vazhdimisht kishte punuar për menaxherin e futbollit, Willie McKay, ishte detyruar ta publikonte një mesazh në llogarinë e tij në Facebook qysh të nesërmen për të deklaruar se lajmet se ai ishte i vdekur nuk ishin të vërteta.

Kjo gjë krijoi huti për pak kohë, pasi që aeroplani që u rrëzua supozohej të ishte drejtuar nga pikërisht piloti Henderson. Mirëpo, ai e kishte dërguar në vend të tij pilotin David Ibbotson për këtë fluturim, i cili ishte bërë dhjetë orë para kohës që ishte planifikuar.

Më vonë u zbulua se Ibbotson nuk kishte licencë për të drejtuar aeroplanë komercialë, vetëm privatë, kështu që ai s’kishte të drejtë ta drejtonte aeroplanin me të cilin po udhëtonte Sala nga Nantes në Cardiff.

Futbollisti 28-vjeçar kishte qenë duke udhëtuar atë ditë, më 21 janar, pasi e kishte kompletuar transferimin për 15 milionë funte nga Nantesi në Cardiff City.

Aeroplani u gjet tri javë pasi ishte rrëzuar. Përderisa trupi i Salas u gjet në rrënojat e aeroplanit, piloti Ibbotson mbetet i zhdukur.

Henderson u arrestua dje nga policia e Dorsetit dhe tani është nën hetime, përkundër që është liruar nga stacioni policor. Ai u arrestua pasi që e kishte punësuar Ibbotsonin për ta drejtuar atë aeroplan, përkundër që ky i fundit nuk kishte licencë për atë fluturim.

Arrestohet një person nën akuzat për vrasje pa paramendim rreth vdekjes së Emiliano Salas

Periskopi.com Sporti

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje pa paramendim në lidhje me vdekjen e Emiliano Salas.

Sala vdiq në një përplasje me avion, derisa trupi i pilotit, David Ibbotson ende nuk është gjetur, transmeton Periskopi.

Një zëdhënës i Policisë së Dorset tha të mërkurën se një 64-vjeçar nga Yorkshire është arrestuar por është liruar.

Hetimet janë duke u zhvilluar dhe personi në fjalë – i cili nuk është identifikuar – po bashkëpunon me policinë. /Periskopi.com/

E përçudshme: Cardiff dhe Nantes vazhdojnë të bëhen horë rreth pagesës së Emiliano Sala

Periskopi.com Sporti

Edhe pas vdekjes së Emiliano Sala, po vazhdon debati i ashpër në mes të Cardiffit dhe Nantes rreth pagesës së transferimit.

Nantes e ka dërguar rastin në FIFA, duke bërë me dije se Cardiff nuk i ka paguar atyre asnjë cent.

Skuadra franceze po i kërkon 20 milionë euro nga shitja e Emiliano Salas te anglezët, por këta të fundit nuk duan ta paguajnë shumën.

Cardiff arsyetohet se sulmuesi argjentinas humbi jetën në tragjedinë e këtij fillim vitit, ku aeroplani i tij u rrëzua në brigjet e detit të Britanisë së Madhe, andaj nuk ka se si t’i paguajë ato të holla, për një lojtar që nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje.

Por, Nantes ka dhënë argumente se ata e kanë mbyllur transferimin nga ana ligjore, duke e kompletuar të gjithë dokumentacionin dhe që figurativisht, Sala nuk është lojtar i tyre.

FIFA pritet që shumë shpejtë ta marrë një vendim të prerë, pasi të dy skuadrat nuk po arrijnë akord mes vete.

Cardiff dhe Nantes vazhdojnë betejën për Sala

Periskopi.com Sporti

Cardiff City dëshiron që të fillojë bisedime të drejtpërdrejta me Nantesin, në tentim për ta zgjidhur mosmarrëveshjen për shumën prej 17 milionë eurove për transferimin e Emiliano Salas, i cili vdiq në një aksident ajror në janar.

Organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA, u ka dhënë klubeve afat kohor deri më 15 prill për ta zgjidhur këtë problem, pasi Cardiffi nuk e kishte bërë pagesën e parë për transferimin e argjentinasit.

FIFA fillimisht kishte kërkuar për më shumë prova, para se ta marrë vendimin përfundimtar për këtë çështje. Megjithatë, Cardiffi pretendon se Nantesi nuk i është përgjigjur thirrjes së tyre për ta aranzhuar një takim.

“Cardiff City ka kërkuar dhe e ka fituar zgjatjen e afatit kohor për t’i dhënë përgjigje FIFA për këtë çështje. Së fundi, Cardiff City i ka shkruar Nantesit, duke ia propozuar një takim për t’i diskutuar problemet lidhur me tragjedinë e Emiliano Salas e transferimit të planifikuar”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi anglez.

“Ky propozim është në të njëjtën vijë me kërkesën e FIFA-s që të dy klubet ta gjejnë një zgjidhje sa më shpejt. Deri më tani, Cardiff City nuk ka marrë përgjigje nga Nantesi”.

Cardiffi pretendon se marrëveshja e arritur me Nantesin për transferimin e Salas nuk ishte ligjërisht obliguese. Ata thonë se kushtet e kontratës, të cilat ishin caktuar nga klubi francez, nuk ishin kompletuar plotësisht.

Në anën tjetër, Nantes pretendon se i ka kompletuar të gjitha dokumentet e nevojshme dhe se gjithçka ka qenë në pajtueshmëri me rregullat e FIFA-s.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë të ditur se ai po shpreson se dy klubet në fjale do ta arrijnë ndonjë marrëveshje mes vete, pa pasur nevojë të ndërhyjë një palë e tretë.

Sala, 28-vjeçar, u zyrtarizua si lojtar i ri i Cardiff Cityt më 19 janar. Vetëm dy ditë më vonë, ai vdiq në një aksident ajror, pasi aeroplani me të cilin po udhëtonte nga Nantesi në Cardiff u rrëzua mbi Kanalin Anglez.

Aeroplani ishte drejtuar nga piloti David Ibbotson, i cili është ende i zhdukur. BBC-ja ka raportuar se Ibboston nuk kishte qenë i licencuar për ta drejtuar atë aeroplan. Ai besohet se kishte daltonist dhe licenca e tij ishte e kufizuar vetëm gjatë ditës, e jo edhe gjatë natës, kur ishte bërë udhëtimi në fjalë.

Zbulohet detaji i ri i tragjedisë që i mori jetën Emiliano Salas

Periskopi.com Sporti

Kanë kaluar mbi dy muaj që nga rrëzimi i avionit në kanalin anglez që i kushtoi jetën e Emiliano Sala dhe pilotit të tij.

Së fundmi “BBC Wales” ka publikuar një detaj të ri sipas të cilës piloti, David Ibbotson nuk kishte kualifikimin e duhur për të fluturuar natën.

David Ibbotson besohet që nuk i ka dalluar ngjyrat prandaj në licencën e tij shkruhej se ai duhej të fluturonte vetëm gjatë ditës.

Futbollisti,Sala vdiq në moshën 28-vjeçare ndërsa ishte duke fluturuar me avionin “Piper Malibu” për të shkuar nga Nante drejt Cardiffit.

Aviacioni Civil i Britanisë së Madhe nuk ka dhënë ndonjë koment rreth licensës së pilotit.

Zbulohet: Piloti në avionin e Sala-s ishte borxh deri në fyt, duhej t’i kthente paratë për disa ditë               

Periskopi.com Lajme

49 vjeçari David Ibbotson, piloti i avionit nga i cili vdiq sulmuesi Emiliano Sala, kishte një borxh të madh prej 27 mijë Funtesh, dhe 4 mijë e 413 duhej t’i kthente pak ditë pas fluturimit në Cardiff

Ky zbulim vjen pas hetimeve që po zhvilohen për rastin. Pilotëve privatë nuk iu lejohet që të marrin para për fluturimet komerciale, përkthen Periskopi.

Z.Ibbotson po e dërgonte Sala-n nga Nantesi te klubi i ri, Cardiffi, kur e humbi kontrollin e avionit dh era në det afër Guernseyt.

Nuk dihet ende se kujt ia kishte borxh ato para Ibbotsoni por tashmë ka dyshime se ai mund ta ketë përplasur fluturimin me qëllim.

Agjenti i futbollistit Sala, McKay, po ashtu është marrë në pyetje në lidhje me fluturimin ilegal. Ai kishte thënë se kishte paguar një farë piloti me mbiemrin Henderson, por i cili e kishte referuar te Ibbotsoni. /Periskopi

Publikohen mesazhet para vdekjes së Sala, ja çka i kishte thënë klubi i Cardiff

Periskopi.com Sporti

Vazhdojnë polemikat rreth vdekjes tragjike të argjentinasit Emiliano Sala, pasi avioni i vogël, në të cilin po udhëtonte bashkë me pilotin David Ibotson, u rrëzua më 21 janar.

Personi, i cili organizoi lëvizjen e lojtarit nga Cardiff te Nantes dhe kthimin e tij të mëvonshëm, Willie Mc-Kay, i tha BBC se argjentinasi ishte braktisur në një hotel, duke akuzuar direkt klubin nga Uellsi.

“Ata blejnë një lojtar për 15 milionë funte dhe pastaj e lënë vetëm në një hotel, për të gjetur vetë mjetin e fluturimit. Mendoj se Cardiff na ka zhgënjyer. Mënyra se si ata e kanë kryer punën e tyre ka qenë e turpshme”, tha Mc-Kay për BBC.

Fjalët e tij janë kundërshtuar nga klubi i Cardiff City, që përmes një deklarate ka bërë të qartë se u përpoqën gjithmonë të bashkëpunojnë me lojtarin, duke i thënë arsyet pse nuk mund ta organizonte vetë udhëtimin: “Klubi ynë ishte duke organizuar një fluturim komercial për zotin Sala, derisa kjo ofertë u refuzua për shkak të aranzhimeve të veçanta, planifikimit të tij personal dhe detajeve të tjera,  për të cilat Cardiff nuk ishte në dijeni. Klubi ynë akoma ofron fluturime komerciale për lojtarët e vet”.

“Ouest-France” zbuloi sot mesazhet e shkëmbyera në Whatsapp mes zyrtarit ndërlidhës të Cardiff dhe lojtarit, përpara se ky i fundit të kthehej në Francë. Ato tregojnë se një fluturim komercial ishte propozuar për Sala, gjë të cilin e refuzoi pas telefonatës së McKay.

Mesazhi i parë i dërguar nga zyrtari ndërlidhës i Cardiff City për Sala tregon rezervimin e udhëtimit, që klubi i kishte bërë lojtarit. Bëhet fjalë për një linjë ajrore tregtare, që kalon nëpërmjet Parisit.

Mesazhi i dytë tregon se Sala u kontaktua nga Willie McKay, i cili vullnetarisht organizoi fluturimin. “Mik, kjo është mirë. Willie McKay më telefonoi. Kam një fluturim për t’u kthyer në Nantes dhe të hënën në mbrëmje do të jem në Cardiff”, – shkruhet në mesazhin e publikur.

Kështu, provohet se Cardiff, të paktën e kishte rregulluar udhëtimin e lojtarit, por jo atë fatal, që solli në vdekjen e Emiliano Sala dhe pilotit, i cili vijon të jetë i zhdukur pas rrëzimit të avionit të vogël.

Vdekja e Sala fut në konflikt Nantesin dhe Cardiffin, çështja shkon deri te FIFA

Periskopi.com Sporti

Klubi francez, Nantes ka bërë një ankesë zyrtare te FIFA sa i përket transferimit të Emiliano Sala

Emiliano Sala në janar u transferua nga Nantes te Cardiffi për shumën prej 15 milionë euro, por futbollisti argjentinas tani është i vdekur dhe klubi nga Uellsi, por që bën gara në Premier Ligë akoma nuk ka paguar këstin e parë në vlerë prej 5 milionë euro në drejtim të klubit francez, shkruan Periskopi.

Nantes tani ka dërguar një ankesë zyrtare në shtëpinë më të madhe të futbollit, FIFA, ku kërkon që Cardiff të kryejë pagesën për Salan.

“Ne mund të konfirmojmë se dje në mbrëmje kemi marrë një kërkesë nga FC Nantes kundër Cardiff Cityt në lidhje me transferimin e Emiliano Sala,” ka thënë një zëdhëns i FIFA-s për Mirror.

“Ne po e shqyrtojmë çështjen dhe rrjedhimisht ne nuk kemi komente të mëtejshme në këtë fazë,”.

Në anën tjetër Cardiffi po pret që të zbardhen të gjitha shkaqet e aksidentit tragjik ku humbi jetën Sala, derisa trupi i pilotit David Ibbotson akoma nuk është gjetur. /Periskopi/

Plasin konspiracionet nga Argjentina: Emiliano Sala është vrarë

Periskopi.com Sporti

Vazhdon ende të mbetet mister arsyeja e rrëzimit të avionit me të cilin Emiliano Sala u rrëzua në natën e 21 janarit në ngushticën e Le Manshit, duke humbur jetën bashkë me pilotin.

Ndërkohë, familjarët dhe personat e afërm akuzojnë klubet dhe menaxherin e tij se janë fajtorë për atë fluturim të pakontrolluar drejt Uellsit ku lojtari po shkonte t’i bashkohej Cardiffit, klubit me të cilin sapo kishte nënshkruar.

Matias Gati, kushëriri i sulmuesit argjentinas të ndarë në mënyrë tragjike nga jeta, mendon se duhen hetuar rrethanat në të cilën ndodhi ky incident.

“Emilianon e kanë vrarë. Në këtë histori ka disa gjëra që nuk kanë kuptim, është bërë gjithçka në mënyrë shumë të ngutshme. Dua të kuptoj se përse është detyruar të ngjitej në atë avion. Ai ishte një lojtar i rëndësishëm dhe e kanë lënë të vetëm, asnjë përfaqësues nuk ishte me të”, theksoi kushëriri i lojtarit.

“Policia duhet të hetojë pjesët e errëta të kësaj historie, duam drejtësi. Ai duhej të kishte udhëtuar me atë avion në kusht të tjera, nuk e dimë as nëse mjeti ishte në gjendje të përshkonte La Manshin. Askush nuk do të na e kthejë mbrapsht, por nëse dikush ka gabuar, duhet ta paguajë”, ishin fjalët e tij.

Emiliano Sala tashmë në botën tjetër, por ka lënë një telash të madh prapa

Periskopi.com Sporti

Cardiff City ka kontaktuar me klubet e tjera të Premier Ligës në një përpjekje për të përcaktuar nëse mund të ketë arsye për të shmangur pagesën e plotë të transferit 15 milionë funte që kërkohet nga Nantes për Emiliano Sala, ka zbuluar sot The Mail.

Letrat e dërguara në ditët e fundit nga avokatët që veprojnë për kërkesën e klubit ndihmojnë në ‘luftimin e pretendimit ligjor të Nantes’, sipas një burimi. Ata kërkojnë nga klubet ndihmë në ‘ndarjen e njohurive rreth këtij rasti’.

Një korrespodent nga një firmë ligjore në Cardiff përshkruan Sala si ‘lojtar që Cardiff u përpoq të nënshkruante’, duke formuluar atë që e bën të qartë se klubi beson se ata nuk mund të duhet të paguajnë të gjitha shpenzimet, raporton Periskopi.

Nantes football player Nicolas Pallois (left) carries the coffin together with Sala's relatives
Sala kishte kompletuar transferimin e tij te Cardiff për 15 milionë euro, por gjatë kthimit nga Franca, më 21 janar avioni i tij u rrëzua.

Pas 17 ditëve kërkimi, avioni u gjet bashkë me një trup të pajetë, i cili i përkiste Emiliano Sala. Piloti që ishte bashkë me të mbetet ende i zhdukur.

Dje në qytetin e tij të lindjes, Progreso, iu dha lamtumira dhe përcjellja e fundit drejt botës tjetër tashmë të ndjerit 28-vjeçar. /Periskopi/

Mes lotëve dhe mijëra njerëzve i jepet lamtumira e fundit Emiliano Salas (FOTO)

Periskopi.com Sporti

Familja e lojtarit Emiliano Sala dhe mijëra dashamirë të futbollit u mblodhën sot në Argjentinë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit sulmuesit që vdiq pas rrëzimit të avionit. 

Trajneri i Cardiff, Neil Warnock dhe shefi ekzekutiv i klubit Ken Choo gjithashtu ishin të pranishëm për ceremoninë e varrimit në qytetin Progreso pranë Santa Fe këtë pasdite.

Cardiff City manager Neil Warnock talks to journalists outside the Club Atletico y Social San Martin where soccer player Emiliano Sala's wake is talking place in Progreso, Argentina

Funerali i futbollistit u krye nga klubi i fëmijërisë Atletico y Social San Martin pas një ceremonie emocionale, përpara se të transportohej në Santa Fe për djegie.

Se sa emocionuese ishte ceremonia e sotme mund ta shihni në fotot e mëposhtme. /Periskopi/

Romina Sala, the sister Argentine footballer player Emiliano Sala, cries at the end of her brother's wake - as the footballer's coffin is placed inside a hearse ahead of a cremation ceremony this afternoon
Horacio Sala (centre) father of Argentine soccer player Emiliano Sala, cries after his son's wake. The footballer died in a plane crash over the English Channel on January 21 this year
Nantes' French defender Nicolas Pallois (right) and Dario, brother of the late Argentinian footballer, mourn during his funeral at the Club Atletico y Deportivo San Martin in Progreso, Santa Fe, Argentina
The car carrying the remains of Emiliano Sala leaves Progreso. Thousands of well-wishers travelled to the town near Santa Fe to pay their last respects to the 28-year-old
Carina Mercedes Taffarel (centre) mother of Emiliano Sala looks at the coffin after a vigil as she is comforted by relatives at Sala's boyhood club San Martin de Progreso
Relatives and friends of Argentine soccer player Emiliano Sala cry after his funeral in Progreso, Argentina. The 28-year-old striker's body was repatriated on Friday before it was returned to Progreso, about 350 miles from Buenos Aires, for the public vigil
Children wait for footballer Emiliano Sala's coffin to depart from Progreso, where his funeral and wake took place. His body will be cremated at a private service in the city of Santa Fe on Saturday afternoon
Neighbors of Argentine soccer player Emiliano Sala, wait for his remains to depart for Santa Fe, where a cremation ceremony will take place
Relatives and friends comfort one another during the funeral for Argentinian footballer Emiliano Sala, who died in a plane crash on January 21

Funerali i Emiliano Sala do të mbahet në qytetin e tij të lindjes

Periskopi.com Sporti

Trupi i Emiliano Sala do të digjet në qytetin ku ai u rrit në Argjentinë të shtunën, kanë konfirmuar zyrtarët e kësaj çështje.

Mijëra njerëz pritet të japin respektin e tyre të fundit për sulmuesin, në një sallë sportive të klubit ku ai nisi hapat e parë në karrierë San Martin, në qytetin e vogël të Progreso.

Kryetari i bashkisë së Progeso, Julio Muller konfirmoi se gjatë natës trupi i Sala do të kthehej në qytetin e Santa Fe për t’u djegur, përcjell Periskopi.

The body of footballer Sala arrived safely back in Argentina on Friday, ahead of the funeral

Vendi final se ku do të varroset nuk është marrë ende, me disa që spekulojnë se ai do të mbetet në qytetin e tij Progreso.

Në këtë funeral pritet të marrin pjesë mijëra njerëz argjentinas e më gjerë.

28-vjeçari vdiq pasi po kthehej nga Nantes në Cardiff, kur avioni u rrëzua dhe pas 17 ditë kërkimi u gjet nën rrënoja. /Periskopi/

Katër pyetjet që presin përgjigje pas gjetjes së trupit të Emiliano Sala

Periskopi.com Sporti
Policia e Dortest të enjten në mbrëmje ka njoftuar se ekipet e mjekësisë ligjore kanë identifikuar se trupi i pajetë i nxjerrë nga rrënojat e avionit të rrëzuar është i sulmuesit të Emiliano Sala.

Për sulmuesin argjentinas nuk dihej asgjë që nga e hëna e 21 janarit, kur ai po fluturonte drejt Cardiffit me një aeroplan privat së bashku me pilotin David Ibbotson.

Ekipet kërkuese të dielën kanë gjetur avionin në një thellësi të ujit prej 63 metra.

Pas konfirmimit të vdekjes së Emiliano Sala, familja, miqtë, kolegët dhe të gjithë janë në pritje të përgjigjeve të këtyre katër pyetjeve:

Çfarë ndodhi me pilotin David Ibbotson?

Cilat ishin shkaqet e aksidentit?

Kush janë përgjegjësit e këtij aksidentit?

Si do të zgjidhet konflikti që ka nisur midis Cardiffit dhe Nantes?


Trajneri i Nantes thoshte që ishte faji i tij për zhdukjen e Sala, ngushëllohet nga lojtarët

Periskopi.com Sporti

Pas ndeshjes së parë të Nantes, që pas zhdukjes së Emiliano Sala, trajneri Vahid Halilhodzi bëri një deklaratë tejet emocionuese.

Trajneri Halilhodzi qëndroi i papërmbajtshëm, dhe pas ndeshjes me St. Etienne deklaroi se nuk duhej ta lejonte transferimit e tij te Cardiff.

‘‘Ndoshta unë jam fajtori që e lashë atë të transferohej në Cardiff, jam në gjendjen më të keqe në jetën time. Ky rast më ka goditur thellë në shpirt, jo vetëm mua por të gjithë lojtarët, jemi të shokuar dhe pa motiv’’, tha ai, raporton Periskopi.

Image result for Vahid Halilhodzic crying nantes

Mirëpo, pas 17 ditë kërkimi aeroplani ishte gjetur bashkë me një trup, që fatkeqësisht është i Emiliano Sala.

Halilhodzic e konsideron veten ‘fajtor’ për këtë tragjedi, megjithatë L’Equipe shkruan se lojtarët e klubit francez kanë qëndruar afër tij në këto kohë të vështira për të gjithë ata që e kishin mik sulmuesin argjentinas, tashmë të ndjerë.

Ndryshe, para pak ore trajneri i Nantes kërkoi që ceremonia e varrimit të përgatitet nga ekipi i tij. /Periskopi/

LEXO EDHE:

Kush ishte i ndjeri Sala? ‘Varfanjaku’ që vdiq nga tahmaqarllëku

Kush ishte i ndjeri Sala? ‘Varfanjaku’ që vdiq nga tahmaqarllëku

Periskopi.com Sporti

Çfarë lajmi ishte për sulmuesin Emiliano Sala, ai i 21 janarit në mbrëmje – kur u zyrtarizua si lojtar i Cardiff City. 

28 vjeçari u transferua në Cardiff City nga Nantes për 15 milionë funte, pas një sezoni të shkëlqyeshëm që pati me ekipin francez.

Aeroplani, i cili po barte atë nga Franca për në shtetin e Uellsit, u zhduk diku në brigjet e Anglisë dhe pas 17 ditë kërkimi ishte gjetur bashkë me një trup, i cili fatkeqësisht është i Emiliano Sala.

Related image

Por kush ishte Emiliano Sala?

Emiliano Raul Sala Taffarel (i lindur më 31 tetor 1990) ishte një futbollist profesionist argjentinas që luante si sulmues.

Pasi nisi të luante me të rinjtë në Argjentinë, në lagjet e varfëra, ai filloi karrierën e tij profesionale në Francë me Bordeaux, duke debutuar në shkurt 2012. Pas përpjekjeve për të hyrë në ekipin e parë, ai u huazua te Orléans dhe Niort në sezonet e njëpasnjëshme. Ai gëzoi një formë të mirë në dy ekipet ku u huazua, pasi në këto dy sezone shënoi 39 gola.

Pasi fillimisht u përfshi në planet e Willy Sagnol(trajner i Bordeaux asokohe) për sezonin e ardhshëm, ai sërish pati probleme dhe u huazua tek Caen, shkruan Periskopi.

Rikthimi nga huazimi bëri që Sala të mos kishte durim më ndaj ekipit që e kishte kartonin e tij të plotë.

Në vitin 2015, ai nënshkroi për Nantes si tranferim i plotë. Në 117 paraqitje me ‘Les Canaris’, Sala shënoi 42 gola, ndërsa sezoni i fundit ishte më i miri në karrierën e tij.

Sala ishte golashënuesi i pestë më i mirë në Ligue 1, ku ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë dy asiste.

“Miqtë e mi në Argjentinë nuk mund ta besojnë, ata do të dyshojnë kur më shohin si golashënuesi më i mirë i Francës së bashku me Mbappe “, thoshte atëherë.

“Nuk do ta harroj kurrë nga kam ardhur. Momenti që po kaloj aktualisht është një rezultat i kësaj”, kishte thënë në atë kohë Sala.

Forma e shkëlqyeshme që pati në këtë sezon, bëri që Cardiff City të bënte një ofertë drejt tij, e cila ishte e parezitueshme për drejtuesit e Nantes.

Trajneri i Cardiff, Neil Warnock kishte shkuar personalisht në Francë për ta përcjellur sulmuesin argjentinas në një ndeshje më 5 dhjetor dhe pas kësaj, Warnock deshi medoemos transferimin e tij në Premier Ligë.

Operacioni përfundoi me sukses, pasi ekipi uellsian nënshkroi për 15 milionë euro me Sala, njëkohësisht transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit.

Ai u prezantua si transferi më i shtrenjtë i Cardiff, dhe tifozët mezi po e prisnin debutimin e tij, përcjell Periskopi.

Image result for emiliano sala argentina

Mirëpo, para se të debutonte, ai dëshironte të bënte edhe një gjë të fundit, gjë që e vërteton modestinë e tij.

Ai mori një aeroplan privat për tu kthyer në Francë, që t’i përshëndes shokët e tij tek klubi i Nantes ku kishte kaluar katër vite. Ai moment do të kthehej një tragjedi për të, familjen dhe gjithë futbolldashësit.

Derisa sa kthehej nga Franca për në Uells, aeroplani i tij rrëzohet dhe pas 17 ditë kërkimi ai u gjet bashkë me një trup, që ishte ai i sulmuesit argjentinas.

Se modestia e tij ishte e madhe tregon edhe fakti që aeroplani privat me të cilin edhe vdiq nuk i kushtoi asgjë, pasi njëri nga bashkëlojtarët e tij i pagoi të gjitha.

Image result for Emiliano Sala death

Aeroplani ishte rrëzuar në brigjet e Anglisë, ndërsa tashmë e gjitha bota po ngushëllohet me vdekjen e tij.

Cardiff do ishte hap i madh për karrierën e tij dhe shpërblim për punën e vështirë të tij, qysh nga fëmijëria e varfër në Argjentinë. Por nganjëherë jeta të befason për të keq, dhe kjo i ndodhi atij – që pavarësisht gjithave do mbetet gjatë në mendjet e futbolldashësve, sidomos për modestinë e madhe të tij.

Nga e gjitha karriera e shkurtër te klubi uellsian, mbahet mend mesazhi i tifozëve të Cardiff pas zhdukjes së tij: ”Ne nuk të pamë kurrë duke luajtur dhe duke shënuar. Por, Emiliano, zogu ynë i kaltërt ne do të duam përgjithmonë”.  /Periskopi/

Image may contain: 1 person, outdoor