Pas arrestimit të “Zogut të Tiranës” mbyllet dhe emisioni ku ai bënte pjesë

Periskopi.com Showbiz

Pas arrestimit të Hermesit, edhe Casa de los 3s është mbyllur. Pak ditë më parë, para se situata në vend të bëhej tragjike për shkak të tërmetit që tronditi vendin, Hermes Nikaj i njohur ndryshe si Zogu i Tiranës u arrestua me akuzat e shfrytëzimit të femrave për prostitucion.

Të shumtë janë ata që pyesin: “Po me Casa de los 3s ç’do të bëhet?” Blitz.al ka kontaktuar  personalisht me Dajanën, pasi mësoi ekskluzivisht se “Casa de los 3s” është mbyllur, Dajana konfirmoi lajmin e mësuar nga Blitz.al, por mohoi se arsyeja është arrestimi i Hermes Nikaj.

“Emisioni është mbyllur jo për shkak të arrestimit të Hermes Nikaj por kemi pasur një kontratë me vilën deri në dhjetor. Tërmetet pastaj përshpejtuan çdo gjë”,- shprehet Dajana.

E pyetur nëse do të rikthehet së shpejti me një projekt të ri pas mbylljes së emisionit, Dajana është shprehur:

“Patjetër që do të vij me diçka suprizë, që kur moderoja Casën është folur për një projekt të ri në Janar pasi Casa nuk ishte projekti im dhe nuk ndihesha shumë rehat”- është shprehur Dajana Shabani.

Lot gjatë emisionit televiziv, e sëmura me kancer nga Peja dhuron 50 euro

Periskopi.com Lajme

Në emisionin televiziv ‘Ndrrimi i Natës’, sonte kanë qenë të ftuar artistë të ndryshëm shqiptarë si Mozzik apo Lori, dhe qëllimi i këtij emisioni ka qenë t’u ndihmohet të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Një moment mjaft emocionues ka bërë të pranishmit dhe moderatorin që të mos munden ti mbajnë lotët, shkruan Indeksonline.

Në një moment një telefonatë erdhi nga Peja, e cila u prezantua si Xhuljeta, dhe ajo tregoi se është e sëmurë nga kanceri dhe se dëshiron ti dhurojë 50 euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Kjo emocionoi shumë të ftuarit dhe moderatorin Alaudin Hamiti, që nuk mundën ti mbajnë lotët.

Politikani dhe gazetari nisin boksa e shqelma midis emisionit (Video)

Periskopi.com Lajme

Ai që nisi si një debat i nxehtë politik midis një politikani pakistanez dhe një gazetari, eskaloi shumë shpejt në një përleshje të dhunshme gjatë një transmetimi televiziv të drejtpërdrejtë.

Masroor Ali Siyal, një udhëheqës i lartë i partisë qeverisëse Tehreek-e-Insaf (PTI), sulmoi gazetarin dhe presidentin e “Karachi Press Club”, Imtiaz Khan, duke u shfaqur në “News Line me Aftab Mugheri” të hënën.

Para grushtave dhe shkelmave, Siyal u dëgjua ta paralajmëronte Khanin për tonin e tij agresiv.

Dyshja përfundimisht u desh të ndahej nga stafi i televizionit dhe të ftuarit e tjerë, pasi transmetimi i drejtpërdrejtë vazhdonte.

Masroor Ali Siyal më pas u ul përsëri për të vazhduar diskutimin, ndërsa Khan u largua nga studio për disa minuta para se të kthehej në panel – duke lëshuar një paralajmërim të rreptë tek drejtuesi i PTI.

Video e përleshjes shumë shpejt u bë virale.

 

 

Fevziu nuk përmbahet në emision: Nuk ka bythë njeri të më thotë mua mos e nxjerr këtë apo atë lajm

Periskopi.com Lajme

Drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu është përplasur me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako teksa po diskutohej në lidhje me përgjimet e publikuara nga Bild.

Teksa po diskutohej për përgjimin ku drejtuesi i Ujësjellësit të Durrësit, pranonte t’i jepte emrat e punonjësve Astrit Avdylaj, Dako i ka thënë drejtuesit të emisionit se dhe ai ka hequr ngjarje.

Përgjigjja e drejtuesit të emisionit Opinion ishte e drejtpërdrejtë: Nuk ka bythë që të më thotë njeri mua mos ma nxirr këtë ose atë.

Dako: Edhe ty të marrin në telefon dhe të thonë mos nxirr këtë mos nxirr atë.

Fevziu: Nuk ka bythë njeri të më thotë mua mos e nxjerr këtë apo atë lajm. Ai kërkon listat e

Dako: Të kanë marrë në telefon zyrtarë shteti..

Fevziu: Ti e krahason këtë me një kriminel që të kërkon listat e zgjedhësve. Të marrë një njeri të thotë më jep listat, është skandal. Thotë se është edhe me kryetarin e Partisë Socialiste. Kjo të duket normale ty.

Dako: Unë po flas për mediat.

Fevziu: Ka telefonata që thonë ma ke nxjerrë gabim. Nuk ndodh!

 

Ai puth tjerat në emision, por njihuni me bashkëshorten e Arian Çanit

Periskopi.com Showbiz

Nëse tentoni të gjeni foto të shumta të Arjan Çanit me bashkëshorten e tij në Google, keq na vjen t’ju themi por do të zhgënjeheni.

Është një foto e shekullit të dytë para erës tonë, kur çifti sapo kishte nisur historinë e dashurisë.

Si pjesë e televizionit Klan për vite me radhë, Çani s’kishte si të mungonte në ceremoninë e 20-vjetorit të emisionit ‘Opinion’ dhe bashkë me të edhe bashkëshortja, Enida Petro me profesion stomatologe.

Të dy u fotografuan nga aparati i ‘Anabel’ duke shijuar nga një gotë verë dhe duken në formë shumë të mirë.

 

Gjuriq zihet në rrenë, shpërthen në të qeshura në emision

Periskopi.com Fun

Marko Djuric, i ashtëquajturi Shef i Zyrës në Qeverinë e Serbisë për Kosovën, është zënë ‘mat’ duke gënjyer live në një emision të dedikuar për serbët e Kosovës, i cili paftyrësisht tha se di saktësisht numrin e lindjeve të foshnjës në Verit të Mitrovicës, kur më pas të gjithë ja plasin gazit nga kjo idiotësi.

Gazetari serb gjatë bisedes në studio me Marko Djuric i qeshet kur e zë mat atë, kur flet si një parashikues i së ardhmës, madje edhe kameramanët dhe regjia në studio fillojnë të qeshin në zë.

“Vitin e ardhshëm do të lindin 100 bebe me shumë se vitin e kaluar në Mitrovicë” thotë Djuric, transmeton Gazeta Metro.

Gazetari e pyet duke qeshur se prej nga e di dhe e parashikon këtë fakt, por në vend të përgjigjes Djuric nis të qesh dhe të tallet si idiot.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme.

Luana gati sa nuk e theu qafën duke bërë lëvizje provokuese

Periskopi.com Showbiz

Luana Vjollca është emër shumë i komentuar në titujt rozë.

Luana Vjollca është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat vazhdimisht publikon imazhe të reja, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ka ndarë me ndjekësit një video, në të cilën shfaqet duke bërë lëvizje provokuese para fillimit të emisionit të saj.

“Pak perpara se te futem ne skene gati theva qafen”, ka shkruar me shaka moderatorja mbi video.

Për ndryshe, ajo pranoi komente pozitive nga fansat lidhur me paraqitjen në këtë video.

View this post on Instagram

Pak perpara se te futem ne skene gati theva qafen ?

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

 

Pacollit i shfaqet Ana Oksa: Ishalla gruaja ime nuk e sheh këtë emision

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, sonte në emisionin argëtues  ‘Oksigjen’ është pyetur për të dashurën e tij të dikurshme, këngëtaren italiane, me origjinë shqiptare Ana Oksa.

Besim Dina ka shfaqur në ekran një foto të Pacollit bashkë me Ana Oksën, transmeton Periskopi.

Reagimi i ministrit ishte  interesant.

‘’Ishalla gruaja jeme nuk e sheh këtë emision. Ti po do motiv me lanë qitash. I kam 4 fëmijë me të dhe jetë fantastike. Bile ta kishe qitë një foto me të‘’, ka thënë Pacolli.

Pacolli në librin e tij autobiografik “Nga sfida në sfidë, jeta Behgjet Pacolli”, tregon se si ndikoi familja e saj, që Ana Oxa të ndahej prej tij, edhe pse ishin një çift i mrekullueshëm dhe në harmoni.

‘ Sot unë mund të them se ajo ra viktimë pikërisht e familjes së saj. Ajo, në këtë rreth të vetin familjar që e mbante me vete, kishte edhe dy motra të pamartuara dhe një tjetër të martuar.’./Periskopi/

 

Kusari-Lila për rastin e Sveçlës dhe Krasniqit: Deputetët kanë treguar se ka pasur konflikt fizik

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në fillim të punimeve të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës është folur ndër deputetë për rastin e përleshjes së deputetit të Vetëvendosje, Xhelal Sveçla dhe atij nga PSD, Frashër Krasniqi.

“Përleshja fizike ka qenë temë diskutimi në mëngjes se pse ndodhi dhe çfarë ndodhi, por pas asaj koncentrimi ka shkuar të rezoluta për dialogun – arritja e një pike konsensuale. Kuvendi është bërë si një shou në të cilin po mbulohen të gjitha, politika, komedia, tragjedia… Unë s’kam qenë prezentë në atë që ka ndodhë. Deputetët kanë treguar që ka filluar me konflikt verbal dhe ka përfunduar me konflikt fizik”, ka thënë Kusari-Lila.

“Nuk është hera e parë që ndodh. Në sallë kemi parë kur kanë ndodhur ballafaqime fizike edhe jashtë kuvendit. Kam qenë dëshmitare e një konflikti të tillë. Edhe dje pati një eskalim të gjuhës dhe kur analizon rëndësinë e rrethanave dhe temën që po e diskutojmë i humb kuptimi kur del në rrafshin personal. Kuvendi duhet të ketë një rregullore më strikte. Këto konflikte qoftë në aspektin verbal dhe fizik bëhen mes burrave. D.m.th gratë duhet të jenë në numër më të madh në vendimmarrje. Nuk është bërë analizë por mendoj se legjislaturë pas legjislature ka ardh te rënia e rolit të kuvendit. Definitivisht sa më pak personifikime më interesant do të jetë puna dhe më me peshë”.

“Konsideroj se nëse shikohet se çka prodhojmë aty shkon në kundërshti, kur ke tensione të tilla kuvendi është më pak funksional”.

Kryetarja e Alternativës ka thënë se përkundër sallës së kuvendit, pozita dhe opozita mbajnë raporte më të mira nëpër komisione – prapa medieve.

“Në komisione pozitë-opozitë ekziston një bashkëpunim dhe performancë tjetër. Flitet për projektligje, tema të caktuara, kurse në kuvend ka kohë që s’kemi pas një agjendë për të diskutuar një temë të caktuar. Në këtë legjislaturë po e vërej që në secilën temë ka referenca në të kaluarën. Mos të flitet për patriotë dhe tradhtarë, kjo temë vjen shumë shpesh. Nëse mbesin me sy në retrovizor duke shikuar mbrapa atëherë do të ketë gabime përpara”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tërmeti i fuqishëm në Greqi, gazetarët trishtohen live në emision

Periskopi.com Lajme

Një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmjen e së enjtes Greqinë. Sipas IGJEUM, tërmeti është regjistruar rreth 40 kilometra larg ishullit grek Zakinos, magnituda ishte 6.8 ballë, ndërsa thellësia 17 km.

Tërmeti është regjistruar rreth orës 22:00, ndërsa përpos lëkundjes së fuqishme 6.8 ballë janë regjistruar edhe një seri të tjera, por me magnitudë më të vogël.

Lëkundjet e këtij tërmeti përveç Greqisë janë ndjerë në Itali dhe Shqipëri. Në Greqi raportohet për dëme të shumta materiale, ndërsa ka shkaktuar panik te qytetarët që kanë dalë nga banesat duke kaluar natën jashtë.

Momenti i tërmetit është kapur live në një studio televizive, me gazetarët që frikësohen kur lëkundjet e fuqishme fillojnë të ndjehen.

KLIKO VIDEON