KEDS apelon për kursim të rrymës

Periskopi.com Lajme

Ditëve të fundit ka pasur ndryshime drastike të motit, ku temperaturat e ulëta kanë bërë që konsumatorët ta shfrytëzojnë energjinë elektrike edhe për ngrohje. Si rrjedhojë, janë shkaktuar mbingarkesa në rrjet dhe tejnxehje e aseteve, duke rrezikuar kështu furnizimin stabil me energji elektrike.

KEDS ndër vite ka investuar vazhdimisht në modernizim të rrjetit dhe mirëmbajtje të tij, duke zgjeruar linja furnizimi dhe duke i përforcuar ato aktuale. Por, kërkesa e tanishme e tejkalon dizajnin e rrjetit elektrik në disa lokalitete. Kjo, pasi trasformimi i energjisë elektrike në energji termike është proces i dhunshëm dhe asnjë rrjet elektrik nuk është i destinuar për ngrohje. Në këto situata, në mënyrë që të kemi furnizim sa më të mirë dhe rrjeti ta përballojë më lehtë ngarkesën, apelojmë për kursim maksimal të energjisë elektrike.

Në vendet ku është e mundshme, konsumatorët të ngrohen me forma alternative, pasi do të lehtësonte shumë funksionimin normal të rrjetit

Të njëjtën kohë mobilizimi i KEDS-it është maksimal që secila situatë eventuale e papritur të evitohet sa më shpejtë.

KEDS po punon fuqishëm që të rikthejë energjinë elektrike për të gjithë konsumaotrët në rajonin e Dukagjinit

Periskopi.com Lajme

Kushtet atmosferike të cilat kanë filluar të rëndohen ditëve të fundit në rajonin e Dukagjinit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrjetin energjetik në atë pjesë, ku për pasojë konsumatorët që furnizohen nga daljet e afektuara nga erërat kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike. Më të goditurat ishin Peja e Decani. Si pasojë e erërave të fuqishme dhe faktorëve tjerë atmosferik janë rrëzuar shumë shtylla elektrike, sikurse janë këputur shumë përcues dhe dhe dëmtuar stabilimente tjera përcjellëse.

KEDS menjëherë ka mobilizuar dhe angazhuar dhjetëra ekipe të cilat kanë dalur në terren për të sanuar dëmet e shkaktuara dhe për të rikthyer furnizimin me energji elektrike në kohën më të shpejt të mundshme për banorët e zonave të afektuara. Kushtet klimatike në zona të thella malore, si Rugova apo disa zona më të thella të Decanit po e vështirësojnë punën në maksimum, pasi atje ka edhe borë. KEDS pos punëtorëve të këtij rajoni, ka dërguar menjëherë edhe ekipe shtesë nga rajonet tjera të Kosovës që t’u dalin në ndihmë për ti sanuar sa më shpejtë prishjet

Prishjet në nivelin e tensionit të Mesëm pritet të sanohen komplet deri sonte në mbrëmje

KEDS kërkon nga qytetarët që nëse shohin ndonjë anomali në rrjetin elektrik të mos i afrohen, por të lajmërojnë menjëherë KEDS-in përmes kanaleve të komunikimit, sidomos në numrin e Qendrës së Thirrjeve 0800 791 00.

Për herë të dytë brenda një muaji Malta mbetet pa energji elektrike

Periskopi.com Lajme

Sot e gjithë Malta, për herë të dytë në më pak se një muaj ka mbetur pa energji elektrike, me një kaos të paparë në rrugë.

Asnjë ekonomi shtëpiake, biznese dhe fabrika nuk kishte energji elektrike, dhe ndërprerja e plotë e energjisë u konfirmua nga Enemalta, një kompani shtetërore e furnizimit me energji elektrike.

Arsyeja për këtë është problemi me kabllon që furnizon Maltën nga Sicilia.

Ndërprerja e parë e energjisë elektrike mbarëkombëtare më 26 nëntor ishte gjithashtu për shkak të një mosfunksionimi të kabllos nga Sicilia në Maltë.

Malta posedon kapacitetet vetanake për t’u furnizuar me energji elektrike në të gjithë ishullin, por Enemalta zakonisht mbështetet në furnizimet nga Sicilia për shkak të kostos më të lirë.

Energjia elektrike është ndalur në ora tetë të mëngjesit, ndërkohë që po punohet për kthimin e gjendjes normale.

“Terri” i fundit në Maltë vjen në një kohë të ndërlikuar, vetëm dy ditë para Krishtlindjes, kështu që njerëzit nuk mund të bënin blerje me karta krediti. Aeroporti i Maltës nuk është prekur nga ndërprerja e energjisë elektrike, pasi përdor gjeneratorë ndihmës.

Mënyrat se si të kurseni energjinë elektrike

Periskopi.com Lajme

Gjatë ditëve të dimrit, shumë qytetarë që nxehen nga energjia elektrike kanë dhimbje koke për shkak të rritjes së faturave.

Hulumtimet tregojnë se konsumi racional dhe zakonet në ndryshim mund t’i bëjnë faturat dukshëm më të vogla.

Këtu janë gjashtë këshilla se si të kurseni para.

Natën, energjia elektrike është më e lirë

Ndizni furrën, bojlerin dhe lavatriçen gjatë natës kur energjia elektrike është më e lirë katër herë.

Rëndësia e ekspozimit

Banesat dhe shtëpitë duhet të jenë të izoluara mirë, rregulloni dritaret dhe dyert që të mos lëshojnë ajër të ftohtë nga jashtë.

Një ndryshim i vogël në zakonet

Fikni dritat në dhomat jo të përdorura. Fikni kompjuterët, TV dhe pajisjet e tjera kur nuk përdorni.

Kushtojini vëmendje kuzhinës

Gatuani në tenxhere të mbuluara me kapakë të përshtatshëm. Përdorni furrën në mënyrë racionale.

Pajisjet e reja dhe të rregullta

Kujdes i veçantë duhet të bëhet gjatë blerjes së pajisjeve të reja, pasi ato me efikasitet energjetik kursejnë midis pesë dhe 15 për qind të energjisë elektrike.

Shkëputni pajisjet

Mos i vendosni ngarkuesit dhe kabllot e pajisjeve të tjera në prizë kur nuk i përdorni. Ndërsa shpenzimet për pajisje të tilla mund të duken të parëndësishme, kur të gjitha janë mbledhur, ato mund të ndikojnë në faturë.

 

 

 

Ndalet rryma gjatë operacionit, mjekët vijojnë punën me dritën e celularit

Periskopi.com Lajme

Ndërsa po kryenin një operacion, mjekët brazilianë pësuan një situatë të vështirë. Energjia elektrike iku e ata u detyruan të përdorin dritën në celularët e tyre në mënyrë që të mund të vazhdojnë të punojnë mbi trupin e pacientit.

Ndodhi kjo në spitalin Maternidade Dona Evangelina Rosa në Teresina, që ndodhet në shtetin e Piaui në verilindje të Brazilit.

Të premten e 4 tetorit, spitali mbeti pa energji elektrike nga ora 1.30 në ora 18:00. Ajo iku për shkak të stuhive të stuhive që goditën këtë pjesë të vendit.

Gjeneratorët në spital nuk u ndezën menjëherë sepse sistemi nuk e kuptoi që shpërndarja e energjisë ishte ndërprerë.

Spitali tha si vijon:

“Pas pak ndërprerjes së energjisë në qendrën e operacionit, gjeneratori u ndez dhe ne vazhduam të funksiononim normalisht.”

Problemet e shpërndarjes së energjisë elektrike ekzistojnë ende në këtë pjesë të Brazilit, por spitali po funksionon falë gjeneratorëve.

Presidenti i Unionit të Mjekëve, Samuel Moreira Rego konfirmoi përmes mediave sociale se kolegët e tij po përdornin dritën në celularët e tyre në momentin kur ndodhi mosardhja e energjisë.

“Deri kur menaxherët do të lënë pas dore sistemin shëndetësor publik? Mjekët janë të mbingarkuar. Ata punojnë në stres për të shpëtuar dikë”, u shpreh Rego.

KEK paralajmëron ndërprerje të energjisë, nëse hyn në fuqi Ligji për pagat

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Sindikatës së re të Korporatës Energjetike të Kosovës, Selatin Sadiku ka paralajmëruar se do të këtë ndërprerje të energjisë elektrike nëse hyn në fuqi Ligji për pagat më 1 dhjetor 2019, pasi që ky i fundit e përfshinë uljen e pagave të punëtorëve të KEK-ut

Punëtorët e KEK-ut dhe sindikata i kanë vënë të gjitha shpresat tek Institucioni i Avokatit të Popullit dhe tek Gjykata Kushtetuese, për të ndaluar hyrjen në fuqi të ligjit të ri për pagat, përmes të cilit punëtorëve të KEK-ut, parashihet ulja e pagave. Ky ligj do të hyjë në fuqi me 01 dhjetor 2019, thuhet në postimin e faqes zyrtare të KEK-ut në Facebook.

“E shihni çfarë ndotje ka, në çfarë pluhuri, në çfarë kushte punojnë punëtorët, çfarë kushte kemi, ata tentojnë të zbresin pagat. Ajo nuk vjen në shprehje. Ne kemi bërë presion tek sindikata e pavarur të angazhohet më tepër rreth nesh, e ne rreth sindikatës, se nuk vjen në shprehje zbritja e pagave asesi përndryshe Kosova mbetet në terr. Më vjen shumë çudi qysh kanë mundur me votu. Nuk e paskan ditur ku ekziston mihja, e as çka prodhohet nga kjo mihje”, thotë i frustruar, punëtori Alush Muqolli.

Sipas këtij postimi, që e transmeton rtk, thuhet se në KEK punohet me tri ndërrime. Punohet 24 orë. Këtu në minierë planifikohet të nxirren 8 milionë tonë qymyr brenda vitit, ndërsa tek djerrina është 12 milionë metër kub. Gjithë kjo punë bie barrë mbi punëtorin e KEK-ut, stafin udhëheqës dhe stafin menaxhues. Shpresojmë shumë në drejtësi, që gjykata do ta marr një vendim që punëtorët e KEK-ut t’i largoj nga ky ligj dhe mos të na detyroj të dalim në rrugë. Përndryshe, jemi të detyruar si kryesi ekzekutive e sindikatës së re të shkojmë me masa më radikale sindikale. Edhe e fundit do të vjen deri tek ndërprerja e energjisë elektrike nga punëtorët e KEK-ut. Nëse vjen deri tek kjo e fundit, me keqardhje ju them qytetarëve të Republikës së Kosovës le të drejtohen nga gjeneratorët se rrymë nuk do të ketë”, deklaroi Selatin Sadiku U.D.kryetar i SR-KEK-ut.

Drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi ka thënë se menaxhmenti do të jetë krah punëtorëve në realizimin e kërkesave të tyre. Ai deklaroi se bazuar në punën e madhe të bërë nga punëtorët, menaxhmenti ka marrë vendim për ndarjen e pagave jubilare.

Përkundër faktit se punetorët i kanë shpresat tek Gjykata Kushtetuese për të korrigjuar këtë padrejtësi, Avokati Popullit ende nuk e ka dërguar rastin në Gjykatë. Në këtë Institucionin thonë se po bëjnë analiza rreth ankesës së dorëzuar nga punëtorët e KEK-ut.

“Kemi pranuar ankesë nga Sindikata e Punëtorëve të KEK-ut lidhur me pretendimet e tyre që ka të bëjë me shkeljen e të drejtave dhe lirive të tyre. Jemi duke e bërë analizën e rastit, jemi duke e studiuar se në bazë të ligjit për pagat, cilat nene apo cilat standarde ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive të njeriut janë shkelur në lidhje me ligjin për pagat. Jemi në fazën e vlerësimit dhe pasi ta analizojmë gjithë rastin, ne mund t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se a ka pasur shkelje të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ne nuk kemi mandat të dërgojmë ligjin në Gjykatën Kushtetuese derisa ligji të filloj së zbatuari. Sipas Kushtetutës dhe sipas ligjit për Gjykatën dhe ligjin për Avokatin e Popullit, gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi, Avokati i Popullit ka të drejtën t’i referohen një ligji në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Mehdi Geci, zëvendës i parë i Avokatit të Popullit.

Në shkurt të këtij viti Ligji i ri për pagat në sektorin publik mori vota pozitive nga 63 deputetë.

KEDS: Nga zjarri i qëllimshëm mijëra konsumatorë mbesin pa energji elektrike

Periskopi.com Lajme

Natën ndërmjet të dielës dhe të hënës, përkatësisht rreth orës 1 pas mesnate ka ndodhur një akt i shëmtuar në Lagjen 28 të Fushë Kosovës.

Sipas KEDS nga djegia e  bërllokut janë djegur edhe kabllot e tensionit të ulët dhe atij të mesëm. Si rrjedhojë kanë mbetur pa energji elektrike për afro një orë mijëra qytetarë.

“Përkundër kohës pas mesnate, ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta sanojnë dëmin dhe konsumatorëve t’ua kthejnë energjinë elektrike rreth orës 1 e 50. Por, flakët kanë rrezikuar edhe nënstacionin E nga djegia eventuale e nënstacionit do të rrezikoheshin të mbetnin pa energji elektrike për kohë të gjatë komplet lagjja”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Kjo situatë është e papranueshme. Andaj  KEDS apelon tek qytetarët që të mos ndezin zjarre në asnjë rrethanë, pasi pasojat në asetet energjetike, sidomos kur afektohen ato të tensionit të mesëm, mund të jenë katastrofike, godasin furnizimin njëherësh të mijëra qytetarëve dhe riparimi i tyre kërkon kohë të gjatë.

“Në rast se i shihni zjarret afër aseteve energjetike KEDS apelon të keni kujdes dhe të lajmëroni menjëherë kompaninë dhe zjarrfikësit”.

 

Qyteti bërthamor i Armenisë siguron 40% të rrymës, por shkaku i tërmeteve rrezikon gjithë botën

Periskopi.com Galeria

Artikull i përkthyer nga Periskopi

Metsamori është përshkruar si një prej impianteve më të rrezikshme nukleare në botë shkaku i lokacionit të saj në një zonë tërmetesh të fuqishme.

Është veç 35 kilometra larg nga kryeqyteti i Armenisë, Jerevani [Yerevan], dhe e rrokë pamjen e malit të famshëm Ararat përgjatë kufirit me Turqinë.

Impianti u ndërtua në të njëjtën kohë si Çernobili [Chernobyl], diku në vitet ’70. Në atë vakt, reaktori i Metsamorit prodhonte energji për nevojat në shtip e sipër të Bashkimit Sovjetik me territor të pamatë, që dikur kishte mësymje që të gjeneronte 60% të elektricitetit nga fuqia nukleare deri në vitin 2000.

Por, në vitin 1988 gjithçka ndryshoi; Tërmeti 6,8 shkallësh me emrin Spitak e shkatërroi Armeninë, duke i vrarë 25 mijë njerëz. Impianti i fuqisë nukleare menjëherë u mbyll shkaku i shqetësimeve për sigurinë. Shumica e punëtorëve u rikthyen në shtëpitë e tyre në Poloni, Ukrainë dhe Rusi.

Tridhjetë vjet më pas, impianti i Metsamorit dhe e ardhmja e tij mbeten një temë e nxehtë dhe që e përçan Armeninë. Një prej reaktorëve të tij rinisi punën në vitin 1995 dhe tashmë gjeneron 40% të nevojave energjetike të këtij vendi. Kritikët argumentojnë se vend-ndodhja mbetet ekstremisht e rrezikuar nga tërmetet shkaku i aktivitetit të lartë sizmik. Mbështetësit, sidoqoftë, përfshirë edhe zyrtarët qeveritarë, thonë se fillimisht ai u ndërtua në një bllok bazalti dhe me të tjera modifikime do ta bëjnë më të sigurt.

E megjithatë ndërsa grindja vazhdon të jetë e nxehtë, jeta vazhdon për ata që punojnë e jetojnë në afërsi të qytetit me të njëjtin emër si impianti.

Ky qytet model sovjetik, ose siç njihet ndryshe atomograd, ishte ndërtuar në atë mënyrë që t’i tërhiqte punëtorët e kualifikuar nga e gjithë BRSS-ja, prej Baltikut e deri në Kazakistan. Ishte planifikuar për 36 mijë banorë me një liqen artificial, hapësira sportive dhe një qendër kulturore. Gjatë kohës sa lulëzonte thashethemet për cilësinë e lartë të gjalpës e mbërritën Jerevanin.

Tërmeti e kishte ndërprerë zhvillimin e mëtejmë të këtij qyteti. Por as popullsia nuk mbeti statike. Të njëjtin vit me tërmetin banorët vendës u bashkuan me refugjatët që iknin nga Azerbaixhani shkaku i konfliktit në territorin e kontestuar të Nagorno-Karabakhut. Në vitin e parë të atij konflikti mbi 450 njerëz u strehuan në fjetoret boshe të Metsamorit. Ata njerëz u vendosën aty dhe tash jetojnë në shtëpi të ndërtuara vetë.

Qeveria armene ishte përballur me krizë energjetike pas mbylljes së impiantit dhe ishte detyruar të reduktonte furnizimin me rrymë të vendit në vetëm 1 orë në ditë. Kështu vazhdoi deri në vitin 1993 kur u mor vendimi për rinisjen e një reaktorit. Ky reaktor mbetet aktiv por i vyen rinovimi.

Sot Metsamori i ka 10 mijë banorë. Në blloqet e banesave 5 kilometra larg prej kullave ftohëse të impiantit, njerëzit peshojnë brengën mbi mungesën e energjisë me atë të rrezikut që përbën impianti. “Vitet e zeza të mungesës së rrymës janë tepër të forta në mendjet e njerëzve,” thotë Katarina Roters, fotografe.

Nga viti 1991 deri më 1994 ky vend vuajti një krizë energjetike ku kishte periudha të gjata kur e gjithë popullsia s’kishte fare rrymë.

Disa prej banorëve janë thellësisht nostalgjikë për statusin e privilegjuar që kishte dikur atomogradi i tyre.

Kjo ndjesi krenarie për qytetin ishte ajo që kishte në mendje arkitekti Martin Mikaeljan [Mikaelyan] kur e bëri planin e tij ambicioz e idiosinkratik për qytetin. Ishte konsideruar nder që të zgjidheshe si nikoqir i atij impianti, dhe ende ka ndjenjë krenarie për Metsamorin.

Qiraja mujore është e ulët, mes 25 dhe 50 Eurove për një banesë me 95 metra katrorë. /BBC/Periskopi

Njoftim nga KEDS për prishjen në Drenas

Periskopi.com Lajme

KEDS njofton se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një prishje e kabllove nëntokësore në qytetin e Drenasit.

Kjo ka bërë që rreth 1100 konsumatorë të qendrës së këtij qyteti të mbeson pa energji elektrike.

Ekipet e KEDS kanë dalë menjëherë në terren dhe i janë përveshur punës për sanimin e saj. Por, pasi prishja ishte në kabllot nëntokësore, atëherë si gjetja e lokacionit të saktë të prshjes, ashtu edhe sanimi i saj marrin kohë më të gjatë se zakonisht.

Sidoqoftë, konsumatorëve pritet t’u kthehet energjia shumë shpejt, pasi sanimi i prishjes është në përfudim e sipër.

KEDS falënderon konsumatorët e afektuar për mirëkuptim dhe i siguron që po bën maksimumin për të ofruar shërbime sa më kualitative.

Haradinaj: Nuk dua ta shoh Kosovën duke blerë energji në Kolubar të Serbisë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se investimi në “Kosovën e Re” është më i madhi në Kosovën e pasluftës që kalon vlerën mbi një miliard dollarë.

“Nuk është privatizim, është investim privat i huaj. Paraja nuk është e Qeverisë, nuk e garanton Qeveria kredinë. Kosova me këtë investim do të filloje menjëherë të shtojë të hyra në buxhet. Ujin dhe qymyrin janë lëndë e parë dhe ne ato i shesim”, ka thënë Haradinaj në Kuvend ku po diskutohet për kontratën me Contour Global.

Derisa ju ka drejtuar deputetëve, Haradinaj ka theksuar se projekti për “Kosovën e Re” është avancuar në masë të madhe nga Qeveria para meje.

“Ne kemi blerë mbi 650 milionë euro energji jashtë vendit. Prej qeverisë së Bajram Rexhepit deri tash Kosova blen energji prej Serbisë çdo muaj”.

“Nuk dua ta shoh Kosovën si blerëse të energjisë prej Kolubarit të Serbisë. Sot Kosova është e rrezikuar, nuk prodhon energji, Termocentralin “A” dhe “B” i kemi të vjetruara.

“Ekziston një mafi e energjisë që ka ble energji për Kosovën qe 20 vjet, ndoshta nuk është kombëtare ndoshta është e ndërkombëtare”.

Bajrami: Qytetarët duhet ta dinë se a do të shtrenjtohet rryma

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se rreth projektit të ndërtimit të termocentralit të Kosovës “Kosova e Re”, Qeveria e Kosovës ka dështuar të jetë transparente e të prezantojë projektin siç duhet.

Në seancën e Kuvendit, ku në interpelancë është ministri i Zhvillimit Ekonomik, deputetja Bajrami ka bërë thirrje për transparencë.

“Pyetja që u parashtrua edhe më herët ishte që edhe nëse bëhet funksional Kosova e Re ajo do të fillojë me prodhim në vitin 2023, çka u dashtë që të themelohet kompania publike e cila do e blejë energjinë elektrike 2018, ju thatë që e keni themeluar qysh më 15 maj të vitit 2018. Ministër, sa herë iu kemi pyetur në komision por ju kemi parë edhe në debate televizive, keni thënë që shifrat nuk janë ende përfundimtare, ne sot si deputetë të Kuvendit, e lerë më qytetarët e Kosovës nuk e dinë cila është kostoja e këtij projekti”, tha Bajrami.

Ajo ka thënë se nuk mund të votojnë nëse nuk e dinë se çka po votojnë, siç tha ajo duhet të sqarohen kostot dhe qytetarët duhet të dinë sa do u shtrenjtohet energjia elektrike. Ajo tha se kanë nevojë për prezantim të detajuar të kontratës.

KEDS: Një kompani private dëmton linjën 10k në Veternik

Periskopi.com Lajme

Sot në mëngjes një kompani private ka dëmtuar një trafo në lagjen Veternik të Prishtinës dhe ka afektuar kështu linjën 10kV duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Si pasojë kanë mbetur pa furnizim konsumatorët në një pjesë të madhe të lagjes së Veternikut dhe konsumatorët komercial në këtë lokacion.

Dëmtimi i rrjetit elektrik nga kompani private është bërë dukuri e shpeshtë, ku si pasojë po dëmtohen asetet dhe konsumatorët.  Vetëm javën e kaluar KEDS ka pasur dy raste të dëmtimit të rrjetit elektrik nga kompanitë private, një në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë dhe një tjetër në Ferizaj.

“Apelojmë kompanitë ndërtimore që të kenë kujdes të shtuar gjatë punimeve në terren sepse konsumatorët janë ata që po dëmtohen”, thuhet në komunikatën e KEDS-it.

Kosova synon të bëhet Holanda e Ballkanit, 155 milionë investime për prodhimin e erngjisë me erë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e kompanisë “SOËI Kosova”, Christian Hammeke dhe Ilir Grapci, me të cilët ka biseduar për fazën finale të implementimit të projektit të tyre të prodhimit të energjisë me erë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës, është e interesuar për investimet e huaja dhe për këtë ka krijuar lehtësira tatimore, ka miratuar Ligjin për Investime Strategjike, ka themeluar zona të lira ekonomike dhe mirëpret investitorët potencialë.

“Investimet e huaja do të gjejnë një partner të rëndësishëm në Kosovë, që është Qeveria e Kosovës, e cila do të jetë përkrahëse e fuqishme e tyre”, tha kryeministri Haradinaj, dhe shtoi se deri më tani në bazë të ligjit për Investime Strategjike janë më shumë se 10 kompani që kanë vënë në dispozicion kapitalin investues prej 1.8 miliard euro.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e kompanisë SOËI Kosova, kryeministri Haradinaj është njoftuar për punët dhe hapat që janë ndërmarrë nga ta, për fazën finale të fillimit të implementimit të projektit të tyre të prodhimit të energjisë përmes erës, projekt ky që parashihet të investoj 155 milionë euro në rajonin e Bajgorës në Selac të Mitrovicës dhe do të prodhojë 105 MË.

Ndërkaq, Christian Hammeke dhe Ilir Grapci, përfaqësues të kompanisë SOËI Kosova, falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke thënë se finalizimi i projektit të tyre do të krijojë vende të reja të punës, dhe do të jetë në paqe me ambientin.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. /Periskopi

Haradinaj lut qytetarët për durim, Mitrovica do të ketë më pak rrymë për shkak të prishjeve sot

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka lutur qytetarët e Mitrovicës që të kenë durim ngase do të kenë furnizim me mega vatë më të ulët të rrymës si pasojë e prishjes së trafos kryesore të energjisë elektrike atje.

“Me vëmendje kam përcjellur sot gjendjen në Mitrovicë të krijuar nga prishja e trafos kryesore të rrymës. Mirënjohës ekipeve që ndihmuan minatorët të dalin nga miniera e Trepçës. Për shkak të prishjeve në rrjet, Mitrovica do të ketë deri në 12MW rrymë. Ekipet, nën asistencën e Policisë së Kosovës, kanë filluar punën për ta kthyer gjendjen në normalitet, deri nesër gjatë ditës. Lus qytetarët që të kenë durim, gjersa Qeveria, ekipet emergjente dhe Policia janë të angazhuar për ta ndihmuar tejkalimin e situatës dhe për të evituar mundësinë e rrezikut të mëtutjeshëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Si pasojë e prishjeve raportohet se afro 100 minatorë mbetën të ngujuar 700 metra nën tokë në Minierën e Trepçës. Ata u shpëtuan pasi u rregullua prishja e shkaktuar nga ndërprerja e rrymës. /Periskopi

Këto janë vendet që pritet të mbesin pa rrymë nesër

Periskopi.com Lajme

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar për orarin dhe vendet ku nesër (10 janar) do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Në njoftim, KEDS tregon arsyet pse do të ndalet rryma dhe kohëzgjatjen e ndërprerjes.

Këto janë planet sipas rajoneve të vendit:

Në rajonin e Prishtinës, për shkak të punimeve investive, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në:

NS 110/35/10 kV Prishtina 1:

TS 10/0.4 kV Kalabria 1&2 (Kodi: 10000007076, 10000007077) prej orës 09:00 deri në ora 11:00 dhe prej orës 13:00 deri në ora 16:00
Vendi: Një pjesë e lagjes “Kalabria”.

Në rajonin e Pejës, për shkak të punimeve në projekte investive, do të ketë ndërprerje të rrymës në:

NS 110/10 kV Peja 2:

Dalja 10kV Kastrati (Kodi: 51000007) prej orës 08:00 deri në ora 12:00 dhe prej orës 14:00 deri në ora 17:00.
Vendet: Lagjja “Dardania”, Llozhani, Zllopeku, Poqesta, Belinca, Doberdoli, Babiqi, Pistoni, Sedefi.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndarja e furnizimit për fshatin Poqestë, sipas projektit Lot_12 Peja, LP Kastrati.

2.

TS 110/10 kV Klina:

Dalja 10 kV Klina l (Kodi: 52000005)
Dalja 10 kV Klina lll (Kodi: 52056001)
Dalja 10 kV Volljaku (Kodi: 52056002)
Dalja 10 kV Mahalla (Kodi: 52056003)
Nga ora 09:00 deri në ora 12:00 dhe nga ora 14:00 deri në ora 17:00.

Vendet: Kisha Katolike, Fabrika e Këpucëve, Fabrika e Ujit dhe Hekurudha, Lagjja Grabonicët, pompa e benzinës ”USA”, lagjja Somoni, rr. Jusuf Gërvalla, sheshi Nëna Tëreze, Sheshi Faruk Elezi, rr. Drini i Bardhë, Qendra e rigjistrimit civil, Rr. Abedin Rexha. Rr. Elena Gjika, Motel Nora, Rr.e Gjimnazit,Spitali Nëna Tëreze, Shkollat e mesme “Luigj Gurakuqi” dhe “Fehmi Agani”, Lagjja Perlina, Lagjja Haxhaj, Veterina, Motel Nora, “NewCo Mirusha”, Xehroret e Boksitit, Lagjja Nora, Pompa e benzinës -G.Berisha, Palestra e sportit, CMA Crushed Stone, Koperativa Bujqesore –‘Ital –Kos”, N.T.P “ Elezaj”, Fabrika e shtyllave, Volljaku dhe TS Mahalla.

Arsyeja e ndërprerjes: Montimi i shkarkuesve të mbitensionit, i konzollave dhe punime në trafo, sipas projektit në LP Klina I.

Ndërsa, në rajonin e Prizrenit, për shkak të punimeve në projekte investive, do të ketë ndërprerje të rrymës në:

NS 35/10 kV Prizreni lV:

Dalja 10kV Tjerrtorja (Kodi: 30033003) prej orës 10:30 deri në ora 13:00.
Vendet: Benafi, Hin Group, Rr.Derada, Rr Ibrahim Lutfiu.

Arsyeja e ndërprerjes: Energjizimi i TS-it sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Në rajonin e Mitrovicës, për shkak të punimeve në projekte investime, ndërprerje të rrymës do të ketë në :

NS TS 110/10 kV Vushtrria 2:

Dalja 10 kV Ekstra (Kodi: 73000006) prej orës 10:00 deri në ora 12:00.
Vendet: Rr. Bahri Kuqi, Shot Galica, Azem Bejta, Lutfi Musiqi, Shales, Drenicës, Adnan Shyti, Hoxh Kadri Prishtina, 2Maji, Osman dhe Shaban Bunjaku, F.Sh Begaj.

Arsyeja: Energjizimi i TS-it sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Ndërsa, në rajonin e Gjilanit, për shkak të punimeve investive, ndërprerje të rrymës do të ketë në:

NS 110/10kV Gjilani 5:

Dalja 10 kV Bresalci (Kodi: 63000010) 11:00 – 15:00
Vendet: Bresalci, Koretishta, Gllama, Myhyrti, Gadisha, Sllakofci dhe Poneshi.

Arsyeja: Ndërrimi i tri shtyllave të tensionit të lartë.

Këta janë 60 punëtorët e KEK-ut që festuan Vitin e Ri me punë (Video)

Periskopi.com Lajme

Osman Berisha, ndihmës-manipulant në Korporatën Energjetike të Kosovës, sapo ka filluar punën në ndërrimin e tretë të orarit të punës, raporton KTV.

Ai, bashkë me kolegun e tij, po përkujdesen që çdo pajisje në Termocentralin B të jetë në rregull.

Përveç Berishës, në punë ishin edhe 60 punëtorët të cilët punuan që operimi të shkonte sipas planit 24-orësh dhe të mos ketë probleme në prodhim.

Inxhinieri në Termocentralin B, Afrim Berisha, ka thënë se gjatë festave janë shtuar edhe ekipet kujdestare.

Në vizitë te punëtorët për festën e Vitit të Ri ishte drejtori, Njazi Thaçi.

Thaçi tregoi se, pak ditë para festës, është arritur që të përfundohet remonti i bllokut 2 në Termocentralin B.

Kjo ka bërë që dy termocentralet, për festë, të prodhojnë energji me të gjitha kapacitetet.

Pas mesnatës, punëtorët e ndërmarrjes u vizituan edhe nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. /Periskopi

Moti i ligë shkakton prishje, KEDS me punëtorë dhe makineri shtesë në terren

Periskopi.com Lajme

Moti i ligë dhe erërat e forta po vazhdojnë të shkaktojë prishje në rrjetin elektrik anekënd vendit. Rajoni i Dukagjinit, përkatësisht Peja, Prizreni dhe Gjakova, është më i afektuari sot, por edhe Prishtina si dhe disa dalje ne Mitrovicë.

KEDS përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka shumë shtylla të thyera dhe përçues të këputur, dhe se për këtë arsye janë angazhuar ekipe shtesë për  t’i sanuar prishjet në kohë më të shkurtër.

KEDS kërkon nga të gjithë që nëse shohin ndonjë shtyllë të thyer, përçues të këputur apo ndonjë anomali tjetër në rrjet, ta fotografojnë menjëherë atë dhe ta dërgojnë në kanalet e komunikimit të KEDS-it, përkatësisht emalin  [email protected] apo në faqen e KEDS-it në Facebook, KEDS Energy.

Prishjet apo anomalitë tjera eventuale mund të lajmërohen edhe në numrat kontaktues 038 501 701 1000 dhe 038 791 000, në mënyrë që ekipet që të detektonin prishjet në afat shumë më të shkurtër.

Thaçi mohon të ketë probleme në KEK

Periskopi.com Lajme

Përfaqësues të Komisionit për Zhvillim Ekonomik kanë parë sot punën dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Drejtori menaxhues i KEK-ut, Nijazi Thaçi tha se kjo kompani nuk po përballet me asnjë problem.

“I njoftuam për të arriturat e KEK-ut, për gjendjen aktuale që e kemi , prodhimin që e kemi sot, si dhe sfidat që i ka kaluar KEK-u në këtë vit. Edhe një herë e konfirmova se KEK-u është duke punuar me kapacitet të plotë, momentalisht ne operojmë me 800 megavat orë. Blloku B1 i Kosovës B ka qenë në remont që nga shtatori, ndërsa është kthyer në punë më 13 dhjetor. Absolutisht nuk ka kurrfarë problemi as kurrfarë telashe”, ka thënë Thaçi

Kryetarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Sala Berisha Shala ka thënë se këtu ka parë disa probleme, të cilat duhet diskutuar në Kuvend.

Në këtë takim nuk kanë marr pjesë anëtarët e tjerë të Komisionit, përveç deputetes nga radhët e PDK-së, Evgjeni Thaçi Dragusha. /KosovaPress/

Reagimi i Qeverisë për reduktimet e energjisë elektrike

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një deklarate ka shprehur shqetësimin për reduktimet e ashpra të energjisë në ditët e para të dimrit dhe për këtë i ka bërë përgjegjës KEDS-in dhe KEK-un.

Në Deklaratë Qeveri thekson se është duke i përcjellë me shqetësim reduktimet e ashpra të energjisë elektrike në vend.

Është zhgënjyese dhe e pa tolerueshme sjellja e KEDS dhe KEK në këto ditë të para të dimrit, duke i shtyrë qytetarët të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

Qeveria e Republikës së Kosovës deklaron se është i papranueshëm fakti, që KEDS-i dhe KEK-u nuk janë në gjendje t’i realizojnë detyrat e veta.

Menaxhmenti i KEDS-it dhe KEK-ut duhet ta dinë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësit është funksional e cili jo dhe as nuk i intereson se cili është çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtar.

Drejtuesit e KEK-ut dhe KEDS-it e kanë për obligim dhe janë të thirrur të sigurojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Periskopi.com Lajme

KEDS ka njoftuar për orarin më të ri të reduktimeve.

Këto janë rajonet dhe oraret e reduktimeve.

Prishtinë

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 15.11.2018 në NS 110/10kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

· Dalja 10 kV J 40 Hajvalia (Kodi: 19000040) prej orës 10:00 deri në ora14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Hajvali Shkolla, Hajvali Policia, Hajvali Ulzat 1, Hajvali Ulzat 2, Mili Hajvali.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i ndërprerësit dhe seksioni i kabllos nga ndërprerësi në sekondar.

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-i

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 16.11.2018 në NS 110/35/10 kV Prishtina 1 do te ndërprehet:

 NS 10/0.4 kV Kalabria 1 (Kodi:10000007076) prej orës 08:00 – 11:00 dhe 13:00–16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagja Kalabria

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi dhe montimi i ormanëve të brendshëm.

2.

Më 16.11.2018 në NS 110/35/10 kV Prishtina 1 do të ndërprehet:

 NS 10/0.4 kV Kalabria 2 (Kodi:10000007077) prej orës 08:00 – 11:00 dhe 13:00–16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin : Lagja Kalabria

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi dhe montimi i ormanëve të brendshëm.

3.

Më 16.11.2018 në NS 110/10(20)kV Prishtina 3 do të ndërprehet:

· NS 10/04 kV Ismet Krasniqi (Kodi: 12000008127) prej orës 08:00 – 11:00dhe prej 13:00 -16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbetet:Rr. Ismet Krasniqi.

Arsyeja e ndërprerjes: Kyçje të konsumatorëve.

4.

Më 16.11.2018 në NS 110/10 kV Prishtina 5 do të ndërprehet:

· Dalja 10 kV J09(Kodi: 13000004 ) prej orës 13:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Llukari, Makovci, Sinidolli.

Arsyeja e ndërprerjes: Largimi i kabllove të TM nga prona private.

5.

Më 16.11.2018 në NS 35/10 kV Mazgiti do të ndërprehet:

· Dalja 10 kV Breznica (Kodi: 15019009) prej orës 10:00 deri në ora 17:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Breznica, Kozarica dhe Barileva.

Arsyeja e ndërprerjes: Montimi i ndarësit linjor dhe demontimi i rrjetit.

Mirëmbajte të planifikuar

1.

Më 16.11.2018 në NS 110/10 kV Prishtina 7 do të ndërprehet.

• Dalja 10 kV J34 Çagllavica 3 (Kodi: 19000034) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Çagllavica 2, Çagllavica 3, Çagllavica 4, Çagllavica, Banesat Marigona 2, Shtypshkronja Rezniqi, Merko komp Pezho (Arif Elshani), lagjja Panorama, pjesa afër Panoramës, Furra Kobake, International Health Center (Spitali turk), NT Luli Marevci, Albert Rudari, Lagjja Rogreta Hamide Gashi, Naser Mustafa objekt banesor Afrim Hoxha, Betonjerka Renulual Betoni dhe Auto Sherreti.

Arsyeja e ndërprerjes: Revizion.

2.

Më 16.11.2018 në NS 35/10kV Koliqi do të ndërprehet:

· Dalja 10 kV Sharban (Kodi: 14016003) prej orës 10:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Sharban, TS Sharban,TS Alshiqt, TS Halabak, TS Dyzi 1 dhe 2, TS Tërrnavë, TS Vanovcë dhe TS Bellopojë 1,2,3,4 TS Private (Bellopojë).

Arsyeja e ndërprerjes: Mirëmbajtje preventive.

3.

Më 16.11.2018 në NS 35/10 kV Drenasi do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Gllobari (Kodi: 16021008) prej orës 10:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gllobari, Vërboci,Tërsteniku,Çikatovë,Gllanasellë dhe Dobrosheci.

Arsyeja e ndërprerjes: Mirëmbajtje preventive.

4.

Më 17.11.2018 në NS 110/35 KV Elektrana do të ndërprehet:

Lp 35kV Bardhi i Madh(Kodi:160210) prej orës 11:00 –14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Drenasi,Te Soliterat,Posta,Te shtëpia e shëndetit,Muratori 2000, Kullla com,Shtëpiza 2(Rukolli). Drenas (një pjesë), Lagjja e Feroniklit, Çikatovë e Vjetër (TS Morinët). Drenas (një pjesë) dhe Qendra Zejtare Lokalet. Shtrubullovë,, Krajkovë, Domanek, Baicë, Tërdevc, Obri , Zabeli i Ulët, një pjesë e Llapushnikut, Poterki, Llukovci, Pokleku,Vasileva,Sefë Hasi-Ferma e lopëve,Rexhep Cërrvadiku. Poklek i ri, Korretica e ulet, Komoran Bashota, Komoran, Mulliri Komoran, Banesat Poklek, Hib Petrol Zabel, Gllobari, Vërboci,Tërsteniku,Çikatovë,Gllanasellë dhe Dobrosheci. Shkolla e mesme,Korotica,Sankovci,FushticaFlorim Kurrumeli Gllanaselle. Trasingu, Gurethyesi Lladrovci, Korretica e Epërme (një pjesë) dhe Agani Gurthyesi kalaja e Drenices.

Arsyeja e ndërprerjes:Për shkak të energjizimit të kabllove 35 kV nga Linja e Bardhit të Madhe për Park të Biznesit dhe Intervenimi në dy shtylla duke e bëre ndërrimin e urave rrymore në dy faza.

Pejë

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-i

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Mirëmbajte të planifikuar

1.

Më 16.11.2018 në NS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

Dalja 10kV Barani(Prapaqani) (Kodi: 53000002) prej orës 10:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Berani, Prapaqani, Berliqi, Krushevci i Ri, Rashiqi, Gjocajt, Turjaka e Ulët, Vranoci i Madh, Vranoci I Vogël, Barani i Ulët, Qallapeku, Kusoriqi, Llugagjitë, Buqani dhe Duboviku.

Arsyeja e ndërprerjes: Mirëmbajtje preventive.

Ferizaj

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-i

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Me 16.11.2018 në NS 35/10 KV Magure do të ndërprehet.

· Dalja 10 kV Drenicës (Kodi: 41048001) prej orës 12:00 deri në ora 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Pjesë e Rrezez (Leletiqit),Mirenë,Fushticë e Epërme,Fushticë e Ulët,Resinoc Baincë, Shale dhe Krojmire.

Arsyeja e ndërprerjes: Shtrirje të përcuesit dhe punime në rrjet.

2.

Më 16.11.2018 në TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

· Dalja 10 kV Varoshi (Kodi: 40042005) prej orës 09:30 deri në ora 11:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Varoshi,Gërlica,Komogllava,Rakaj dhe bizneset private

Arsyeja e ndërprerjes: Energjizimi i NS 10/0.4kV Blinda te Firma “Ndërimi”.

Mirëmbajte të planifikuar

1.

Më 16.11.2018 në NS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Baza e Asfaltit (Kodi: 41000005) prej orës 10:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Baza e asfaltit,Jeta e re,Gracka e vjetër,Topliqani, Gracka e Vogël.

Arsyeja e ndërprerjes: Mirëmbajtje preventive.

2.

Më 15.11.2018 në NS 35/10 KV Shtime do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Caraleva (Kodi: 41046004) prej orës 10:00 deri në ora 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Pjesë e Shtimes,Qesta Reqakut,Reqaku, Belinci,Caraleva Topilla, Llanisht, Devetak, Grejqevc, Zborc, Pjetereshtica, Duga dhe Karaçica.

Arsyeja e ndërprerjes: Punime ne Stabilimentin Shpërndarës në Shtime Dalja e Carralevës .

Gjakovë

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-i

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Mirëmbajte të planifikuar

1.

Më 16.11.2018 në NS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

• Dalja 10kV Dobroshi (Kodi: 80080007) prej orës 10:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Batusha, Berjahu, Brovina, Rr.Dedë Gjon Luli (një pjesë), Dobroshi, Hereçi, rr.Lekë Dukagjini, Molliqi, Nivokazi, Osek Hila (një pjesë), Pacaj, rr.Pashko Vasa, Skivjani (një pjesë) dhe Stublla.

Arsyeja e ndërprerjes: Mirëmbajtje preventive.

Gjilan

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-i

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Mirëmbajte të planifikuar

1.

Më 16.11.2018 në NS 110/35/10 kV Vitia do të ndërprehet:

· Dalja 10 kV Binqa (Kodi: 61067008) prej orës 10:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbetet: Fshati Mogillë, Kabashë, Rafshina, Bozovik, Shoshar, Debelldejë, Binqa.

Arsyeja e ndërprerjes: Mirëmbajtje Preventive.

2.

Më 16.11.2018 në NS110/10 kV Kamenica(Kodi:620) do të këtë ndërprerje totale prej orës 10:00 –16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kamenica,Hogoshti, Berivojcë,Shipashnicë, Poliqkë dhe Xhyrishevc, Kamenicë (T.S.P.Bazeni, Lagja Qamëria, Ujësjellsi, Kollarët, Malësia), Moqari i ulët, Reqan, Hajnoc, Meshinë, Bugjenica, Strezoci, Kosovica, Carevci, Bushinca, Tirincë, Krileva, Leshtar, Boleci, Vaganeshi, Kremenatë, Rahovica, Berivojcë, Qarrakofcë, Dajkovc, Shipashnica e Ulët, Muçivërc, Rogoçicë, Novosella, Karaçeva e Ulët dhe e Epërme . Bozhec, Busavatë dhe Miganoc. Muharremi petroll,birraria Hugos,Seperacioni Ardhmeria Topanicë,Ujësjellësi Topanicë,Lindi petroll,Fabrika e bllokave,Seperacioni tali,Dogana,Borovc,landi,Fama petroll,Shp Arbnori. Koretinë Topanicë, Bllatë, Nitex, Crep, Kormian, Domorovc, Pompa, Hodonovc, Tasimi, Hodonocë, Seperacioni dhe Ujësjellsi Korinjan.Maliqi petroll,Magnokromi,Frita,

Arsyeja e ndërprerjes: Instalimi i transformatorëve toroidal në daljet 10 [kV].

Mitrovicë

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-i

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 16.11.2018 në NS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

• Dalja 10 kV Terrnavci (Kodi: 74000012) prej orës 10:00 deri ne ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Klina e Mesme, Klina e Epërme, Klina e Ulët, Tërnavci dhe Kuçica.

Arsyeja e ndërprerjes: Lidhja e trafove të reja testimi dhe lëshimi në punë.

2.

Më 16.11.2018 në NS 110/10 kV Vushtria 2 do të ndërprehet:

· Dalja 10 kV Qytet e Fshatra (Kodi:73000003) prej orës 08:30 – 11:30 dhe14:00-16:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gjykata e re, Kazerma 1, Zuqakë, Kosova Petrol, Sllatinë, Debërllukë 1, Debërllukë 2, Bajskë 1, Srekonica, Pasoma, Tërllabuq dhe Pompat Sllatinë.

Arsyeja e ndërprerjes: Energjizimi i TSSH-ve ne lokacionin “Srekonica 1&2”,

Mirëmbajte të planifikuar

1.

Më 16.11.2018 në NS 110/10 kV Vushtria 2 do të ndërprehet:

· Dalja 10kV Novolani (Kodi: 73000005) prej orës 10:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Një pjesë e Bukoshit,Novolani,Kolla,Vërnica,Rezniku,Shallci,Druvari,Mihaliqi.

Arsyeja e ndërprerjes: Mirëmbajtje preventive.

Prizren

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-i

1.

Më 19.11.2018 në NS 110/35/10 kV Prizren 1 do të këtë ndërprerje të T3 prej orës 10:00 –13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: lagjja Arbana dhe lagjja Jeta e re. Ortakoll 1,Ortakoll IV, Ortakoll V,Ortakoll VI,Ortakoll IX, Ortakoll X , Sadri Hoxha-Llapashtica, Lagjja Ortakolli, Lagjja Baruthana, Zona e Pashtrikut, Sarajevas, Ortokolli, Likes, Ferizajit, Carraleves, Rr. Besnik Kastrati, Rr. Ohri, Rr. Bije Vokshi, Rr. Vetim Shala, Rr. Ali Hadri, Rr. Isa, Votra, Ortakolli 1, Oratkolli 2, Ben Aff, Lux Dekor, Ortakoll II . Abc-plast,Adnan Sh.pk. Dualos,Shpk getoari,Vertigo,DPZ.Medina,-1,Ing Biro,K.f.Getoari,Liria mat ndertimor,Ntsh.Europrinty-2,Nsh/Liria-Prizren,Prizren Graf, Atmaxha, Nasheci I, Nasheci II, Mazrek, Kojushe, Nashec, Gurshite, Gjonaj I, Gjonaj II, Gjonaj III, Zym . Euro Graniti, Atmaxha I, Atmaxha II, Tupeci I, Tupeci II, Tupeci III, Landovica, Tulltorja I, Tulltorja II. Fabrika e Duhanit New Aromatic, Eurofood, Valvis, Abi (Pemtaria), Printeks, Rruga e Nashecit, Rr.Besim Shala.

Arsyeja e ndërprerjes: Punime nga Kostt-i(Rregullimi i ndërpreresit 110kV).

Mirëmbajte të planifikuar

1.

Më 16.11.2018 në NS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërprehet:

· Dalja 10 kV Velezha (Kodi: 31000030) prej orës 10:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shpenadia, Caparc, Novake, Velezha, Sërbicë e epërme, Smaqi, Legjenda, Malësia e Re, Trepetica, afariste: Mullini Rexhep Ukaj, Firma Vesel Rexhaj, Fabrika e lëngjeve Novak.

Arsyeja e ndërprerjes: Mirëmbajtje Preventive.