Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Periskopi.com Lajme

Një tërmet i lehtë ka rënë pak minuta më parë në Burrel. Epiqendra ka qenë 11 kilometra larg Burrelit dhe 36 kilometra larg Tiranës.

Mësohet se nuk ka pasur pasoja në banesa apo në njerëz, përveç disa lëkundjeve të lehta.

Magnituda ka qenë 3.1 i shkallës rihter.

OBSH: Europa, epiqendra e koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalur me deklaratë të re lidhur me situatën e krijuar rreth virusit Covid-19.

Sipas OBSH, Europa është bërë epiqendra e pandemisë Koronavirus.

Fatkeqësisht, edhe në Kosovë u regjistruan dy raste positive sot.

 

 

Kjo është shkalla e tërmetit të dytë në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Dy tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur Kosovën para pak minutash.

Tërmeti i parë me epiqendër në Leposaviq ka arritur fuqinë 4.3 të shkallës së rihterit.

Rreth 2 minuta më vonë, Kosova është goditur nga tërmeti i dytë i cili kishte fuqinë 3.8 shkallë të rihterit me epiqendër pothuajse të njëjtë në veri të Kosovës.

Lëkundjet e këtyre dy tërmeteve janë ndjerë në Kosovë, Serbi dhe Shqipëri, derisa lëkundjet më të forta janë ndjerë në Mitrovicë.

Sërish tërmet në Shqipëri, ja epiqendra

Periskopi.com Lajme

Një tjetër tërmet i fortë ka goditur vendin mbrëmjen e së martës, por këtë herë epiqendra e lëkundjeve nuk ka qenë as Durrësi dhe as Tirana, por Lushnja.

Sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan dhe Qendrës Euro-Mesdhetare të Tërmeteve magnituda e lëkundjeve ka qenë 4.3 ballë e shkallës Rihter. Sipas të dëshmive në këtë zonë lëkundja ka qenë e shkurtër, por përveç panikut nuk raportohen dëme materiale.

590 tërmete goditën Shqipërinë brenda pesë ditëve

Periskopi.com Lajme

Sizmologu Rrapo Ormeni ka folur lidhur me goditjet më të fundit të tërmeteve në vend. Ormeni tha se dy goditjet e natës së kaluar kanë qenë të lehta dhe nuk përbëjnë rrezik.

Sipas tij, deri më tani, që prej 4 korrikut, kur vendi u godit nga një tërmet i fortë 5.1 ballë i shkallës Rihter, janë regjistruar plot 500 lëkundje, intensiteti i të cilave ka ardhur duke rënë.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, sizmologu Ormeni sqaroi se vatra e këtyre tërmeteve është Gjiri i Lalzit, pasi janë vijueshmëri e goditjes së parë, por që tashmë janë të lehtë dhe ndihem shumë pak vetëm në epiqendër.

Ku ka qenë epiqendra e lëkundjeve?

Në Gjirin e Lalzit, këto lëkundje kanë lidhje me tërmetin që ra në orën 11:01, por shkalla e tyre është më e vogël, edhe numri i tyre po ashtu. Janë tërmete që janë në vijueshmëri, tërmete që regjistrohen, por që nuk e kanë efektin dhe nuk ndjehen, ose shumë pak. Këto lëkundje janë regjistruar vetëm në epiqendër.

Pse kaq shumë lëkundje atje?

Në total janë regjistruar 590 tërmete, numri i tyre në ditët e parë ishte i lartë, ndërsa tani ka ardhur duke u ulur në masë të konsiderueshme, deri sa të shuhen fare.

Çfarë parashikohet, a ka rrezik?

Kjo ishte një goditje mesatare, që shoqërohet me goditje të tjerë, që vijnë duke u shuar. Nuk ka problem, s’ka rrezik.